• Latest
  • Trending
  • All

Gjaku i shqiptarëve nuk shkoi në favor të tyre!

26/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjaku i shqiptarëve nuk shkoi në favor të tyre!

26/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Intervista

Ky është fati i popullit shqiptar sot. Jo aq fati i popujve të vegjël sesa fati i popujve të pazhvilluar dhe tepër të paarsimuar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal, edhe për shkak të këtyre faktorëve dhe përpunimi i opinionit publik ishte dhe më i lehtë sesa në të gjithë Europën Lindore

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

BETEJA JONË

Një bashkëbisedim me prof. dr. Beqir Metën

Nga MONIKA SHOSHORI STAFA

beqir-metaLufta e Dytë Botërore te ne nuk mund të shihet vetëm në një drejtim të përcaktuar politik. Por as nuk mund të pretendohet të rishihet siç disa të tjerë duan ta shohin, si një krenari apo epërsi të madhe. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse ende kjo pjesë e historisë qëndron e pashkruar mirë dhe gjaku i të rënëve tronditet sa herë ka përvjetorë. Ne nuk ditëm të bënim pjesë bukur në arenën e kësaj lufte krahas forcave të boshtit, megjithëse u radhitëm njësh me të. Nuk ditëm të luanim, sepse edhe atëherë si tani, priremi të jemi më shumë lokalë dhe provincialë në përbërjen tonë, sesa globalë dhe dritëgjatë. Lufta te ne është një fenomen shumë kompleks, duke filluar nga ardhja e pushtuesit të parë italian, deri në largimin e gjermanit të fundit. Ajo është si një monedhë që ka në njërën anë të pasme partizanin që shtrin gjermanin e plagosur në tokë, por dhe tjetrën të saj, atë të padukshmen, vrasjen mes sho-shoqit, partizanë mes partizanëve dhe atë mes elitës politike komuniste të mësuar nga jugosllavët përballë ballistëve, legalistëve e të tjerë bajraktarëve e socialdemokratëve, që kërkonin fillimisht çlirimin e vendit e më pas vendosjen e pushtetit me anë të zgjedhjeve të lira e demokratike. E keqja është se duhet të kuptojmë që gjaku i shqiptarëve në vend që të shkonte në favor të tyre, shkoi në të kundërtën. Ky është fati i popullit shqiptar sot. Jo aq fati i popujve të vegjël, sesa fati i popujve të pazhvilluar dhe tepër të paarsimuar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal, edhe për shkak të këtyre faktorëve dhe përpunimi i opinionit publik ishte dhe më i lehtë sesa në të gjithë Europën Lindore. Ndaj dhe për të ndërtuar struktura demokratike në këtë lloj mjedisi pas rënies së komunizmit, ka qenë një situatë shumë e vështirë. Ndaj ne sot vuajmë ende një tranzicion kaq të gjatë.

beteja2
beteja1
beteja

Profesor, historia ka njohur dy versione të prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Ajo komuniste ka shkruar se marrëveshjen e prishën ballistët, për shkak të kompromiseve që kërkonin të vendosnin në anë të tyre. Është një rrymë tjetër që shkruan se marrëveshja u prish nga jugosllavët, për shkak të interesave dhe qëllimeve të tyre shoviniste ndaj Shqipërisë. Sipas jush, cilat kanë qenë disa nga arsyet e dështimit të Marrëveshjes së Mukjes? Përse elementi jugosllav ndërhyri në ecurinë e mëtejshme të vendimeve që u morën aty? Cili ishte realisht qëllimi i tyre?

Kishte disa arsye që çuan në prishjen e Marrëveshjes së Mukjes. E para, dobësia e strukturave politike të udhëheqjes së PK, e cila sigurisht ishte refuzuesja e marrëveshjes. Partia Komuniste ishte një forcë e re politike, një grup politikanësh pa ndonjë eksperiencë që sigurisht kishin një ndikim të fuqishëm nga drejtuesit e tyre jugosllavë. Elementët jugosllavë sollën në PKSH programe dhe platforma të studiuara mirë qoftë nga Kominterni, qoftë nga Partia Komuniste Jugosllave. E kjo ndërhyrje kishte dy qëllime kryesore: e para, të mos realizohej bashkimi i forcave politike në Shqipëri, sepse çdo lloj bashkimi i forcave politike rrezikonte dy objektivat permanente të jugosllavëve. E dyta ishte që komunistët të vinin në pushtet në fund të luftës, pasi ishin aleatët e tyre dhe ishin komunistët jugosllavë që drejtonin dhe mbështesnin PKSH-në. Dhe gjithashtu përmes kësaj të mos kishte një bashkëpunim të gjerë shqiptar, sepse rrezikohej Kosova. Pra kështu ata shmangnin shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe njëkohësisht hapeshin perspektivat për të vënë nën kontroll Shqipërinë politike. Ka qenë një politikë e përhershme jugosllave ndikuese në veprimtarinë politike të PKSH-së. Jugosllavët kishin qenë gjithmonë në rivalitet me Italinë se cili mund të vendoste kontrollin mbi shtetin shqiptar. Me mbështetjen e komunistëve hapej kjo perspektivë për jugosllavët. Dhe PK jugosllave në shumë drejtime vazhdonte të ndiqte politikën e vjetër të Jugosllavisë së vjetër.

Çfarë ndodhi më tej me ta? Cila ishte qasja e tyre?

Fillimisht Marrëveshja e Mukjes u konceptua prej tyre si një gjë pozitive. Ishte një bashkëpunim mes forcave të ndryshme politike në Shqipëri që do të hapte perspektivën për bashkëpunimin e tyre në të ardhmen në luftë. Por pas kësaj ndërhyrjeje jugosllave, në radhë të parë atyre iu përkëdhel sedra e pushtetit. Jugosllavët sigurisht luajtën me udhëheqjen e re politike shqiptare, e cila ishte pa ndonjë eksperiencë të madhe në këtë drejtim. Tashmë kjo ishte një udhëheqje politike e fokusuar te pushteti duke e shkelur mbi parimin themelor që kishin vendosur vetë dhe kishin pranuar në Konferencën e Pezës, ku do bashkoheshin me çdo lloj grupimi politik apo jo politik, pa dallim feje, bindjesh politike etj., në një front të përbashkët lufte kundër çdo okupatori të huaj. Mukja ishte zhvillimi i kësaj ideje dhe konsolidimi i idesë së frontit të përbashkët në luftë. Tashmë duke u futur një grup i fuqishëm nacionalistësh, që ishte në formën e një fronti apo minifronti ose partie politike, siç ishte Balli Kombëtar, hapej perspektiva që me të vërtetë ai të krijonte një simetri të gjerë duke krijuar avantazhe, qoftë për zhvillimin e luftës, por mbi të gjitha për zhvillimet në fund dhe pas saj.

Si u gjendën nacionalistët në këtë betejë të dyfishtë politike të komunistëve? Me çfarë pretendimesh do të bëhej ai pjesë e luftës kundër okupatorit të huaj?

Shqiptarët kishin interes që të qëndronin të bashkuar deri në fund të luftës për të përballuar rrezikun që vinte nga Jugu dhe nga Veriu. Pra, Greqia po vazhdonte të kërkonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ajo po lëvizte të gjitha gurët mes aleatëve të saj për ta paraqitur Shqipërinë si aleate të boshtit fashist para dhe pas Mukjes. Dhe ky ishte një rrezik evident. Po kështu, forcat politike shqiptare synonin, natyrisht më shumë nacionalistët sesa komunistët, që në fund të luftës të përfitonin për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Kjo pretendohej bazuar në parimet e Kartës së Atlantikut, e cila propagandonte vetëvendosjen. Shqiptarët e reklamuan këtë si një mundësi që Kosova mund të shprehej vetë për të ardhmen e saj, por sesa realiste do të ishte kjo, mbetej të shihej sërish. Në fakt, Fuqitë e Mëdha antifashiste nuk e kishin këtë projekt në kokë për Kosovën, por shpresonin më së shumti që shqiptarët të qëndronin të bashkuar dhe të shkonin në fund të luftës drejt kutive të votimit, ku të vendosnin lirisht sistemin politik dhe forcën që do të qeveriste Shqipërinë, me zgjedhje të lira dhe demokratike. Mos të harrojmë që BK-ja ishte një forcë që ka qenë kundërshtare e monarkisë dhe ithtare e republikës. Ai mendonte që me anë të kësaj marrëveshjeje politike me komunistët të shkonte deri në fund të luftës, më pas t’i jepej shansi i një referendumi, zgjedhje për formën e regjimit, ku të dyja palët të ishin ithtarë të republikës.

Cila ishte qasja e komunistëve para se të hynin në luftë? Kur ata hynë në luftë dhe kur nacionalistët filluan të demonstronin forcën e tyre të aksionit? Cilët ishin të parët që nisën aksionin luftarak kundër okupatorit të huaj?

Secila palë kishte objektivat e veta, por dy ishin themelore. Ishte ndërhyrja jugosllave që synonte Kosovën dhe kontrollin mbi Shqipërinë, si dhe interesi i komunistëve për të fituar pushtetin në fund të luftës. Komunistët mendonin të shkonin në luftë, por ata u futën në luftë kur u fut edhe Bashkimi Sovjetik. Dhe ka një ndryshim midis pikëpamjes së tyre dhe nacionalistëve. Ata hynë në luftë si një forcë në radhë të parë, në një moment internacionalist kur u godit Bashkimi Sovjetik. Ndërsa nga krahu nacionalist ka pas demonstrime më të forta, më të qëndrueshme ndonëse jo qëndrime kushedi çfarë të armatosura. Me futjen e Bashkimit Sovjetik në kuadrin e të gjitha fronteve që u krijuan në Europë drejtuar nga Kominterni, Bashkimi Sovjetik ishte financuesi kryesor i të gjitha lëvizjeve politike dhe luftarake komuniste. Komunistët shqiptarë, me ndikimin e jugosllavëve, themeluan partinë e tyre dhe u radhitën në luftë kundër pushtuesit. Sigurisht ata ishin shumë më të vendosur për ta kryer këtë luftë, sepse kishin në radhë të parë motivin, motiv që kishte angazhuar të gjithë komunistët kundër fashizmit italian. Jo vetëm një motiv ideologjik, por dhe një sistem politik kundër një tjetri, komunizmin kundër fashizmit. Por ka një dallim midis elitës politike drejtuese të komunistëve dhe atyre partizanëve të thjeshtë që ishin me qindra apo mijëra, që mbushnin radhët e çetave dhe pastaj të njësive më të mëdha. Sigurisht te partizanët e thjeshtë nuk është se kemi depërtim të ideve komuniste, por te drejtuesit po. Këta ishin dhe vendimmarrësit, ndërsa tek ushtarët e thjeshtë, te shumica dërrmuese e tyre mbizotëronte patriotizmi, ideja për të çliruar Shqipërinë kundër pushtuesit të huaj, kundër pushtuesve italianë dhe atyre gjermanë. Ndaj dhe sot kemi një kontradiksion të madh. Nuk kuptohet në Shqipëri se cilat janë përgjegjësitë e udhëheqjes politike dhe cilat janë sentimentet e luftëtarëve të thjeshtë që luftonin në atë kohë. Ndërsa te nacionalistët kemi një situatë tjetër. Te ta ndikon trashëgimia historike e tyre, gjendja në të cilën ata ndodhen dhe motivet e tyre për të shkuar në luftë. Motivet e tyre për të shkuar në luftë ishin minimale, sepse nëse kishte një shtysë gjatë fillimeve të pushtimit italian, p.sh. me krijimin e çetave të para nacionaliste nuk mund të thuhet që në Shqipëri, edhe çetat komuniste që u krijuan formonin një dominancë të tillë sa Shqipëria të luftonte kundër italianëve. Ato ishin grupe të vogla dhe nuk mund të themi se ekzistonte një rezistencë në kuptimin e gjerë të fjalës. Por natyrisht për arsye shkencore kjo rezistencë duhet studiuar përtej krenarisë në të gjitha grupimet politike aq sa ajo ishte. Dhe këtë e tregojnë qartë qoftë dokumentet britanike, qoftë ato italiane. Ata i kanë të gjitha të dhënat. Sa çeta ishin, sa njerëz kishin etj., si këto.

Çfarë doni të thoni kur pohoni se ata, nacionalistët pra, nuk kishin motiv më për të luftuar?

Motivi ishte i kuptueshëm. Ishte politika e aleatëve në Shqipëri. Këtë ne nuk e kemi analizuar sa duhet. Politika e aleatëve donte ushtarë në përkrahje të kauzës së tyre, kundër Italisë apo Gjermanisë, por aspak nuk merreshin parasysh interesat nacionale të grupeve etnike, politike apo kombeve që do të luftonin. Tipik është qëndrimi britanik që ishte aleati kryesor, i angazhuar drejtpërdrejt, më i fuqishmi i angazhuar në Ballkan. Ata jepnin vulën e angazhimeve në Ballkan. Britanikët me deklaratën e 17 dhjetorit 1942, që u bë publike fatmirësisht ose fatkeqësisht, u pa se pohoi qartë që do të rishihte kufijtë e Shqipërisë së pas luftës. Çfarë do të thoshte kjo? Do të thoshte që do të aneksohej Shqipëria e Jugut. Dhe ky ishte një problem shumë i madh për nacionalistët. Ata nuk mund ta pranonin këtë. Ata e njihnin rezistencën shqiptare. Po mblidhnin informacione për këtë. Deri në dhjetor të 1942 ne nuk kishim shkuar ende në përplasjet ushtarake mes grupeve politike në Shqipëri. Madje në dhjetor të 1942, kish filluar bashkimi nga poshtë i tyre. Dhe ky ishte një moment me të vërtetë shumë i rëndësishëm që rezistenca të përkrahej nga aleatët, por vetë këta në këtë moment krijuan një ndarje të jashtëzakonshme, një shizëm brenda tyre dhe nuk e përkrahën. Atyre u pëlqenin të luftonin shqiptarët, por ama duke parashikuar copëtimin e kufijve të tyre. Ka dhjetëra faqe me dokumente britanike, që përshkruajnë gjithë historinë e deklaratës, si shkuan deri tek ajo dhe çfarë impakti pati. Mustafa Kruja lexoi menjëherë në parlamentin fashist deklaratën britanike. Radio Tirana që kontrollohej nga fashistët për qëllimet e veta e dha të plotë atë. Nga ana tjetër, aleatët premtonin një copëtim në Shqipëri, por, nga ana tjetër, nuk kishin njohur legjitimitetin e shtetit shqiptar dhe ky ishte një gabim tjetër i rëndë. Nëse kishin njohur qeveritë mbretërore greke e jugosllave dhe i trajtonin si aleate në Londër, qeverinë shqiptare nuk e kishin njohur ende. Madje e kishin izoluar atë politikisht. Dhe nuk ishte çështja te personi i Zogut se po të ishte kështu, Metaksai ka qenë shumë herë më shumë diktator se Zogu. Dhe madje ai kishte iniciuar dhe lëvizjet fashiste në Greqi, si p.sh., lëvizja për krijimin e rinisë fashiste, ndërsa Zogu qe kundërshtar i fashizmit dhe për arsyet e veta. Fashizmi, sipas tij, do ta hidhte në erë pushtetin e tij. Situata qe jashtëzakonisht fatkeqe për të inkurajuar shqiptarët në luftë. Por, nga ana tjetër, fashizmi kishte realizuar edhe bashkimin e një pjese të trojeve shqiptare. Në fakt, është thënë se kjo pikëpamje ishte një demagogji.

Në fakt ishte një demagogji?

Jo, nuk ishte demagogji. Ishte një bashkim i kalkuluar shumë mirë për luftën dhe pasluftën. Pas lufte italianët donin që të realizonin një Shqipëri më të madhe në kufijtë politikë, sepse ishte një Shqipëri e dominuar prej tyre. Dhe kjo nuk ishte thjesht një propagandë. Për ta pushtimi ishte një veprim administrativ. U krijua një administratë shqiptare, ishte një veprim që u ndie dhe u perceptua me të drejtë si çlirim në Kosovë, sepse u hapën shkolla shqipe kur serbët e ndalonin atë, u krijua administrata shqiptare, u krijuan gjyqet shqiptare kur kosovarët gjykoheshin në gjyqe serbe. U krijua një polici shqiptare, një milici shqiptare kur ata ishin mësuar që të kishin mbi kokë vetëm shkopin e xhandarit serb. Kështu që lëvizja komuniste në Kosovë ka qenë një gjë fare minimale, një flluskë sapuni. Ajo nuk mund të gjente aspak mbështetje. Nuk mundesh ta detyrosh një popull të marrë pjesë në luftë vetëm me motive ideologjike.

A ka pasur luftë civile në Shqipëri? Dhe nëse ju e pohoni këtë fakt, cilat janë argumentet që jepni?

Në Shqipëri sigurisht që kemi luftë civile. Dhe i kemi të gërshetuara të dyja format e luftës në Shqipëri. Kjo lloj brishtësie elitash politike, ky lloj niveli i ulët politik, kjo lloj përçarjeje politike që ekzistonte, ishte një rrezik i jashtëzakonshëm, tepër i madh dhe unë po ju kujtoj një shprehje gjeniale, një parashikim fatkeq të Edit Durhamit, më parë se të botohej deklarata britanike, kur Anglia hezitonte që të shfaqej hapur në favor të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ajo u kërkonte britanikëve që duhet të bënin dy gjëra, të njihnin pa ekuivokë pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin territorial të saj dhe të angazhonin në luftë Zogun, sepse britanikët ishin ata që e frenuan. Duke shmangur të gjitha iniciativat e tij për t’u angazhuar në luftë, sipas saj, ata e ngrinë Zogun, e mbajtën në frigorifer. Dhe ju, vazhdon ajo, duhet ta angazhoni Zogun në luftë, sepse nëse nuk i jepni legjitimitetin qeverisë shqiptare si qeveritë e tjera të Ballkanit, nëse nuk i siguroni pavarësinë, ju do ta çoni atë drejt një lufte civile, u pohonte Edit Durham autoriteteve të larta britanike. Dhe këtë ajo e thoshte që në vitin 1941. Lufta civile sigurisht që erdhi në momentin kur u prish Marrëveshja e Mukjes. Pra, nëse anulohet bashkëpunimi mes palëve, i hapet rruga konfrontimit. Ajo që është thënë në historiografinë e dikurshme socialiste është e pandershme dhe jo korrekte, që komunistët, sipas tyre, donin që ballistët të angazhoheshin në luftë dhe jo të bëhej marrëveshje politike. Balli Kombëtar u angazhua drejtpërdrejt në luftë dhe në këtë kohë Balli kishte qenë në luftë. Aksionet luftarake të tij deri në këtë kohë ishin të barabarta. Numri i çetave ishte i barabartë, i aksioneve po ashtu, por ishin të limituara për të dyja palët.

Cilat forca morën pjesë në këtë luftë civile?

Kemi dy forca shqiptare rezistente, të cilat në këtë kohë janë ushtarakisht të barabarta në forca. Ato luftojnë përballë njëra- tjetrës dhe kemi më pas atë histori zhvillimi luftërash që njohim. Gjermanët e panë këtë përçarje të forcave politike dhe për ta, kjo ishte përfituese, sepse forcat rezistente, duke u marrë me njëri-tjetrin, e linin të qetë ushtrinë gjermane. Ndaj dhe ata pranuan elementë të Ballit, të cilët dhanë dorëheqje nga ai, por kuptohej se ajo ishte një dorëheqje politike në qeverinë që do të krijonin ata me shqiptarë. Dhe synimi ishte që gjithmonë të përdornin shqiptarët për të realizuar objektivat e tyre. Po të shohim veprimet ushtarake në harkun e viteve nga 1 tetori i 1943 deri më 28 nëntor të 1944, kemi një raport betejash dhe përleshjesh thuajse të barabarta midis shqiptarëve mes njëri- tjetrit dhe shqiptarëve me gjermanët. Kuptohet që luftëtarët kryesorë kundër gjermanëve janë partizanët. Partizanët ishin të drejtuar nga stafi komunist. Tani ka filluar indoktrinimi i tyre, ka filluar përpunimi i atyre formacioneve ushtarake. Këta gjithashtu kanë pasur një udhëheqje politike shumë të centralizuar e me një disiplinë mjaft të fortë. Ata ishin të gatshëm të vendosnin një pushtet të ri, një rend të ri. Ishte projektuar që krahas luftës kundër fashizmit, kur forcat antifashiste të dilnin fitimtarë, ata të kishin elementët dominues në frontet politike, me qëllim që të merrnin pushtetin, ndaj duhet të afirmoheshin. Ata qenë shumë më të përgatitur dhe shumë më të organizuar në veprimtaritë e tyre ushtarake. Disiplina e tyre ishte për t’u marrë shembull dhe modeli i tyre ishte modeli që vinte nga Bashkimi Sovjetik. Balli s’mund ta kishte kurrë këtë. Ai mbi të gjitha nuk ishte i përgatitur për luftë civile. Ajo ishte një luftë që iu imponua. Një pjesë e Ballit nuk mund ta perceptonte të kishte një luftë civile në Shqipëri në atë moment. Një pjesë tjetër iu përgjigj luftës me luftë, sepse po shihej që me të vërtetë në Shqipëri po rrezikohej vendosja e një regjimi komunist. Një pjesë e tyre ishin intelektualë dhe e dinin çfarë kishte ndodhur në Bashkimin Sovjetik dhe cili ishte rreziku i Shqipërisë.

Forcat e Ballit shpeshherë janë akuzuar se luftonin për pushtet politik? Cilat ishin objektivat e tij në këtë luftë?

Po, është thënë që Balli luftonte për pushtet. Egoja e shqiptarëve për pushtet është e gjithkahshme, dhe e Ballit, edhe e zogistëve dhe e komunistëve. Por nuk ishte ky objektivi kryesor. Objektivi i parë i Ballit ishte që Shqipëria të mbetej në fund të luftës e fortë ushtarakisht që të përballonte rrezikun e vet. I dyti të realizonte një regjim demokratik, të mos ishte më regjimi i Zogut. Regjimi është tjetër gjë dhe pushteti është tjetër gjë. Por jo se nuk kishin dëshirë të vinin në pushtet, por pushteti tek ata, si në regjimet demokratike, konceptohej si diçka konvencionale që e ke sot dhe do ta humbasësh pas 4 vjetësh me zgjedhje të reja. Ndërsa pushteti për komunistët është themelor. Ai vendosej njëherë dhe mbahej për një afat shumë të gjatë.

Si mundeni në përfytyrimin tuaj profesor, ta përshkruani këtë periudhë të historisë së Shqipërisë?

Kjo periudhë ka brenda shumë enigma, të cilat janë amplifikuar dhe ngulitur thellë nga propaganda komuniste. Historia u deformua menjëherë pas vitit 1944, sepse pushteti që e mori do të bënte historinë si i interesonte atij. Brezi i ri nuk e njeh fare ose dhe ai është indoktrinuar nga gjyshërit. Kjo duket se ecën në formën e një tërmeti që i shtrin lëkundjet valë-valë. Prandaj unë mendoj që lufta te ne nuk mund të shihet vetëm në një drejtim. Por as nuk mund të shihet siç e shohin disa të tjerë, si një krenari të madhe. Lufta te ne është një fenomen shumë kompleks, që ka pas njërën anë të medaljes, por dhe tjetrën të saj. E keqja është që duhet të kuptojmë që gjaku i shqiptarëve në vend që të shkonte në favor të tyre, shkoi në të kundërtën. Ky është problemi. Ky është fati i të gjithë popujve të vegjël, fati i popujve të pazhvilluar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal dhe përpunimi i opinionit publik ka qenë shumë më i thellë në të gjithë Lindjen. Dhe për të ndërtuar struktura demokratike në këtë lloj mjedisi, ka qenë një situatë shumë e vështirë. Prandaj ne kemi një tranzicion kaq të gjatë.

Previous Post

Serbofilët kërkojnë ta turpërojnë BE-në

Next Post

Libertini që u dogj i gjallë Një dëshmitar dhe pendimi i sinqertë i tij…!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Libertini që u dogj i gjallë Një dëshmitar dhe pendimi i sinqertë i tij…!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.