Portali serb “Alo.rs” ka raportuar se Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të vendosë për përsëritjen e ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Në prag të vendimit që do të publikohet sot, “Alo” ka parashikuar se anëtarët e Komisionit Disiplinor të UEFA-s nuk do t’i japin fitoren asnjërës skuadër, por dueli do të përsëritet në një terren neutral dhe pa prezencën e shikuesve. Takimi u ndërpre pas 41 minutash lojë kur huliganët serbë sulmuan futbollistët shqiptarë.
















