• Latest
  • Trending
  • All

Përfundimi i ndeshjes sportive me ‘dron’ përtoke në Tiranë – Kalosh Çeliku

23/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Përfundimi i ndeshjes sportive me ‘dron’ përtoke në Tiranë – Kalosh Çeliku

23/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Duartrokitje për shqiptarët! Mund të themi se, më në fund u mësuan të bëjnë politikë madhore. Edhe atë, zbresin topin (“Dronin”) në tokë. Nuk ka rëndësi se, kush i mësoi në Ditën e sotshme historike: koha, nevoja apo historia që u rri mbi kokë nateditë. Realiteti është se, grepin e hodhën në lumë vetëm me një krimb. Peshku i “artë” (Serbia heroike) e gëlltiti dhe doli vullnetare në sipërfaqe të përpilitet në zall pranë bregut lumit të rrezitet në diellin me rreze. Pashkatari ia hoqi grepin nga goja dhe e shtiu në strajcë t’ua shtrojë shqiptarëve për darkë.

Aspak, nuk mund të pajtohem me disa “analiza” të shqiptarëve se, “karremi i serbëve (përfundoi) në gojën e shqiptarëve”. E gjithë bota e pa çmendurinë e tifozëve të tërbuar serb me brohoritje fashiste: “Vritni shqiptarët, edhe vëllazërit e tyre kroat!” Askushit, nuk i shkoi ndërmend se, në stadium nuk ka qenë i gjithë populli serb. Gjithë populli serb nuk ka marrë pjesë edhe në dëbimin, përdhunimin dhe masakrimin e shqiptarëve nga Kosova (1998/ 99), por politika e tyre shoveniste shkurtpamëse, që nuk ka parë asgjë më larg se në Lëmë. Prandaj, shqiptarët duhet të marrin frymë, ulen në një cung lisi te pragu i Shtëpisë. Koha është, të ecin me kokën në qafë e jo me këmbët në krah ugareve. Tjetër punë është ajo se, sot edhe koha punon në favor të shqiptarëve. Patjetër, të ulen në tavolinë për bisedime me serbët. Mosmarrëveshjet historike t’i zgjidhin me dialog dhe bisedime politike.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vërtetë, ndarja “vëllazërore” është e dhimbshme: Kosova Republikë, por këtë e imponojnë ligjet e Natyrës në Ditën e sotshme. Nuk ka fuqi asnjëri popull, që t’i ndalë në vend këto proçese të lindura natyrore. Shkaktarin e tyre strategjik: Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Tekefundit, Kryeministri i sotshëm, z. Edi Rama si ish Kryetar Bashkie i Tiranës ka bërë mjaftë “vepra patriotike” për serbët si kojshi. E meriton Çelësin e qytetit të Beogradit.

Shkaku, se: Çelësin e Qytetit të Tiranës vite më parë ia dha këngëtarit serb Goran Bregoviçit. Në një Panair të librit në Tiranë, serbët na “gostitën” edhe me “tymin” dhe çofte Beogradi. Kohën e fundit, këngëtari serb Zdravko Çoliç u pritë në Tiranë  si “Mbreti Dytë” i Shqipërisë. Edhe borxhe të tjera, që i ka Kryeministri “shqiptar” serb z. Aleksandër Vuçiç, Kryeminstrit të Shqipërisë z. Edi Rama. Shqiptarët, kudo nëpër botë kanë vëllezër e motra. Shumicën e politikanëve edhe me prejardhje shqiptare. Moti kohë, me prejardhje shqiptare, “patriotët kuqezi” e shpallën edhe Sllobodan Millosheviqin. Kasapin e Ballkanit, që shqiptarët e Kosovës pasi i përdhunoi me gjithë familje  i shpërnguli në IRJ të Maqedonisë, Shqipëri dhe nëpër botë. Mijëra të tjerë i masakroi në Kosovë e Serbi, të cilëve edhe sot e kësaj dite nuk u dihet as varri. Ku ta di unë, ndoshta, edhe ai ka merita për Ditën e sotshme historike shqiptare?!

Vëllezër janë të lindur të një nëne e babe nga gjaku, por një ditë vjen koha që të ndahen si familje. Shtëpinë, edhe pasurinë ta ndajnë përgjysmë sipas zakonit e traditës brez pas brezi. Mosmarrveshje, nuk duhet të kenë për lugët dhe enët. Përmëtepër, kur me shekuj kanë prëzier edhe gjak si “vëllezër” nën një çati. Nuse kanë dhënë e marrë me lodra e muzika në shtëpi. Dasëm të madhe kanë bërë në kohën e “artë” komuniste të “vëllazërim – bashkimit”. Fjalën nuk e kam këtu për dashnoret politike serbe e shqiptare, që i merrnin si dhuratë e shpërblime funksionerët shqiptar e serb, dhe as për djemtë e vajzat e tyre në Beograd e Shkup, por për punëtorët e krahut në Serbi. Sharraxhinjtë e Esad Mekulit: “O vëlla me sharrë në krah”. Shqiptarët, që përveç gruas legjitime në Katund, e merrnnin edhe nga një grua ilegale serbe. Fëmijë bënin në Katund, fëmijë bënin edhe nëpër Jugosllavi. Dhe, ne shqiptarëve nuk na vranë, dhunuan e përzunë nga Kosova serbët, por djemtë tanë që i “mbollëm” si kanabis Llazarati nëpër Serbi.

Ngjarja politike që ndodhi në Beograd, trumbetoi sesa e brishtë është paqja e arritur në Ballkan dhe se, sa pak i duhet për ta rikthyer në pozicione të shekullit të kaluar e në retorika të një kohe qorre. Zgjimi i “djemëve” tanë në stadiumin e Beogradit. “Dronin”, që ndoshata ndonjëri prej tyre e ateroi në mesin e lojtarëve, në fushën sportive të futbollit. Pamëdyshje, ishte hapi i Pajtimit historik mes dy popujve, që pritet të ndodhë pas 100 vjetësh, qysh prej fillimit të Lufëts së Parë Botërore në Ballkan, duke e bërë që 2014 – ta të jetë viti i parë i historisë sonë të përbashkët pa kufinj politik në konflikt, i cili është shumë herë më i madh se incidenti i një ndeshje futbolli. Arene sportive, ku tridhjetë mijë vetë ulurinin papushim me brohoritje: “Vritni shqiptarët! Vritni vëllezërit e kroatëve!” Ndoshta, edhe me arsye, ku ta dimë ne si baballarë të kombit shqiptar e serb?!

Fatkeqësia e një populli, Presidenti dhe qeveria serbe u sollën si tifozët e tyre përmes retorikës së vjetër çetnike ndaj shqiptarëve. Dhe, pavetëdije e hëngrën karremin politik. “Dronin” e ateruar në stadiumin e Beogradit me hartën e “Shqipërisë Madhe”. Gogolin, me të cilin politika serbe herë pas here e tremb popullin e vet, sa herë që është në krizë politike. Qebesa, edhe Evropa e përdorë këtë kartë si “rrezik” për Ballkanin.

 “Shqipëria e Madhe” nuk është projekti i shqiptarëve, njësoj siç nuk është as pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare e prapavijë të zezë, që papritmas u shfaq mbi stadiumin e Beogradit si flamur shqiptar. Aspak nuk është faji i shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre etnike në kaq shtete të Ballkanit, por i politikës së dikurshme të superfuqive botërore, që i coptoi pamëshirshëm si me sëpatë duke i lënë jashtë Nënës Shqipëri. Gabim historik, që në Ditën e sotshme pritet ta përmisojë Evropa paqësore në Bruksel, ose fshijë përgjithmonë nga faqja e Dheut me gomën politike.

Shqiptarët, kurrë nuk kanë qenë shkaktarë të luftës e të pastrimive etnike, apo të ksenofobisë, por kanë investuar për paqen e stabilitetin në Ballkan. Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në Mal të Zi, edhe  në Luginën e Preshevës, edhe në Çamëri. “Shqipëria e Madhe” është një përrallë patetike serbe, që e përdorin armiqtë e popullit shqiptar, sa herë që duan ta trembin popullin e tyre kryengritës për pushtet: Heshtni dhe rrini urtë se, Ujku me këmbën e lyer me miell, troket pas dere!

 Populli shqiptar ka nevojë për Bashkimin Evropian, e jo për Ballkanin si një bure baruti i mbytur në urrejtje e gjak deri në fyt. Shtegu i vetëm për të dalë nga kriza politike shekullore, sot mund të tejkalohet me dialog politik, biseda miqësore kokë më kokë pa hartën e copëtuar të Europës përpara mbi tavolinë dhe gërshërët (thikën) e Kasapit të Ballkanit. “Droni” i vogël simbolik, që nisi të zukasë në stadium mes Beogradit, qe vetëm një paralajmërim i kohës Nesërme. Poshtë tij me një copë pëlhure të zezë me hartën e Shqipërisë Madhe”, mes dy baballarëve të Pavarësisë të Shtetit shqiptar: Ismail Qemali dhe Isë Boletini. Shqiponjës dykrenare si pararoje.

 Punemadhe, që në Ditën e sotshme edhe shqiptarët kanë plotë “patriotë nacionalistë kuqezi” me thasë, dhe u turrën kush i pari ta marrë mbi vete lëshimin e “Dronit” në stadium, kryeqytetin e Serbisë. Përpak, edhe të vriten me grushta mes vete si “patriotë kuqezi” para kamerave televizive. Përçudi, analistë shqiptar dhe botëror ende merren me këtë “fenomen shqiptaro – serb”, moti të harxhuar pa varr, kopilin që dikush në mes të ditës ua la pas dere. Kohë humbin dhe dalldisin duke mbushur hapsirat e emisioneve televizive nateditë. Pavetëdije se, qëllimi politik është arrirë, pak rëndësi ka se, kush e hudhi karremin: “Ballisti” i Kosovës, “Shferceri” i Shkupit, apo vëllai i Edi Ramës?! Edhe, nga cili vend e kurdisën “lodrën artistike politike”:

Këmbana e kishës apo hoteli “Feriti”, në Beograd. Fitorja historike “sportive” është shumë e rëndësishme: serbët pa vetëdije e gëlltitën grepin vetëm me një krimb të shqiptarëve. Pavetëdije, e zhveshën veten lakuriq para syve të gjithë botës. Dhe, e përsëritën njëzëri atë thënien e tyre historike shekullore, se: Serbët historikisht fitojnë në luftë, por humbin në ditë paqe.

Politikanët shqiptar, edhe nuk duhet të merren shumë me këtë “Dron” që fluturoi me “flamurin shqiptar” mbi stadiumin e Beogradit, por me bisedimet që do të zhvillohen kokë më kokë mes dy kryministrave, atij shqiptar dhe serb, në Beograd. Përmetëpër, humbin kohë edhe kush e lëshoi “Dronin” të fluturojë në qiellin e hapur pa mjegulla e me diell me rreze: “patrioti” shqiptar apo “nacionalisti” serb?! Ose, ndonjë i tretë nga Evropa për t’i matur si politikanë “probatimat” në peshojë.

Qëllimi i fluturimit dhe aterimit të “Dronit” u arritë në stadiumin e Beogradit. Shqiptarët dhe e gjithë bota e përcollën fillimin e “ndeshjes sportive miqësore” përmes ekraneve televizive. Fishkëllimin e himnit shqiptar. Zgjidhja e Çështjes shqiptare zbriti në tavolinë. Nuk shëtitën më maleve e as fluturon në qiell për të ateruar me komandë  nga kisha ose hoteli “Feriti” në mesin e lojtarëve nëpër stadiume sportive.

Përfundimin e kësaj “ndeshje sportive miqësore” me “Dronin” përtoke do ta shohim më vonë, kësaj radhe jo në Beograd, po në mes të Tiranës…

Previous Post

Ministrat kosovarë mbërrijnë në Beograd

Next Post

Alo: Ndeshja do të përsëritet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Alo: Ndeshja do të përsëritet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.