• Latest
  • Trending
  • All

Koncepti i kombit

23/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Koncepti i kombit

23/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

NEXHMEDIN SPAHIU

Me rënien e komunizmit, shumë standarde janë njësuar me ato të Perëndimit. Për fat të keq në paraqitjet publike, në Shqipëri dhe në territoret e ish Jugosllavisë ende përdoret termi komb në vend të etnisë.

Kur përkthimi nga gjuha angleze, ose nga cilado gjuhë tjetër perëndimore, shkakton huti apo moskuptim ndodh shpesh që fjala “komb”  të përkthehet si “shtet”. Ky është një gabim i madh.

Koncepti i kombit lidhet ngushtë edhe me shtetin, edhe me etninë edhe me religjionin, edhe me racën edhe me territorin. Mirëpo edhe pse  kombi në disa raste mund të përputhet me njërin prej këtyre  koncepteve ai megjithëkëtë është një koncept shumë më kompleks.

Përkufizimi i kombit

Që nga gjermani Johann Gotlieb Fichte (1762-1814)  dhe francezi Ernest Renan(1823-1892),  të cilët mund te konsiderohen si etër të teorisë për kombin, me konceptin e kombit janë marrë shumë teoricienë e liderë politikë.  Vlen të përmendet Emil Durkheim (1858-1917), V.I. Lenin (1870-1924), Mustafa Kemal Ataturk (1881-1938),J.V. Stalin (1878-1953), Edvard Kardel (1910-1979), Karl Deutsch (1912-1992), Eric Hobsbawm (1917-2012), Ernest Gellner (1925-1995), Miroslav Hroch (1932-), Benedict Anderson (1936-), Anthony Smith (1939-), Urs Altermat (1942-), Francis Fukuyama (1952-), Rogers Brubaker (1956-), Will Kymlicka dhe shumë të tjerë.

Shumica e tyre kombin e kanë definuar sipas mënyrës së vet. Natyrisht, në shtetet ish komuniste ka qenë i njohur vetëm (apo kryesisht)  definicioni Stalinit, i cili kombin e lidh me etninë, kështu që te nxënësit dhe studentët në këto vende, është krijuar bindja që kombi në fakt është etnia,  apo në rastin më të  mirë “etnia në shkallë më të lartë të zhvillimit”.

Thelbi i gjithë këtyre definicioneve për kombin është se kombi është  një bashkësi e njerëzve që është e aftë të ndërtojë shtet. Kjo do të thotë se kombi është pronar i shtetit.

Paraqitja e kombit

Ngjarja që e ndanë Mesjetën dhe kohën moderne është pikërisht paraqitja e kombit.

Në  Mesjetë, pronarë të shteteve kanë qenë mbretërit, perandorët, sulltanët, kanët, shahët, raxhët etj., ndërsa në kohën moderne, pronarë të shteteve janë kombet. Përjashtim bënë shteti i Vatikanit, i cili nuk është anëtar i OKB, për shkak se pronar i këtij shteti është Papa dhe jo ndonjë komb.

Kur është paraqitur kombi i parë është çështje debati mes teoricienëve. A janë suedezët me Gustav Vasa Eriksonin në vitin 1523, apo janë holandezët me republikën e tyre në vitin 1581- kjo është shumë kontestuese. Ndërsa më pak kontestuese është që anglezët bëhen komb në vitin 1649 me revolucionin e  Oliver Kromuelit.

Nuk është fare kontestuese që me revolucionin e vitit 1789 lindi kombi francez. Slogani “Liberte, fraternite, egalite” (Liri, vëllazëri, barazi) në të vërtet paraqet formulën e kombit. Pjesëtarët e një kombi janë  ata të cilët mes vete konsiderohen vëllezër, të lirë dhe të barabartë.

Në njërin rast, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një etnie dhe një religjioni në kuadër të një territori, siç është rasti me serbët, grekët, rumunët, bullgarët etj. 

Në rastin tjetër, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një etnie në një territor të caktuar pa marre parasysh religjionin siç është rasti me shqiptarët, hungarezët, gjermanët dhe shumë të tjerë.

Në rastin e tretë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e një religjioni në territorin e caktuar pa marrë parasysh në përkatësinë etnike siç është rasti me turqit, belgët dhe të tjerë.

Ne rastin e katërtë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e disa etnive e të disa religjioneve të caktuara siç është rasti me zvicanëtr etj.

Ne rastin e pestë, vëllazëri, barazi dhe liri kanë krijuar mes vete pjesëtarët e të gjitha etnive të religjioneve të caktuara të një race siç është rasti me amerikanët, kanadezët, australianët etj. 

Natyra e një kombi është fluide

Natyra e një kombi mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Me zgjedhjen e Barak Obamës për President të SHBA-ve, kombi amerikan ka dëshmuar se më nuk është një komb mono-racor por është bërë një komb multi-racor. Zaten kalimi prej mono në multi është trend për shumë kombe.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pas rënies së komunizmit kombi shqiptar po tregon se po kalon nga një komb mono-etnik në  një komb multi-etnik. Dëshmi për këtë është se prej pesë presidentëve dhe shtatë kryeministrave post-komunistë  të Shqipërisë, 4 prej tyre nuk kanë qenë shqiptarë ne kuptimin etnik, edhe pse më shume se 90% apo 95% e banorëve te Shqipërisë etnikisht shqiptarë.

Gjermania-Austria, Serbia-Mali i Zi, Rumania-Moldavia, Bullgaria-Maqedonia!?

Shumë kombe nuk kane arritur të krijohen ashtu siç i kanë paramenduar ideologët e tyre. Vuk Karaxhiqi (1787-1864) ka insistuar qe kombin serb ta përbëjnë serbët e të gjitha religjioneve, mirëpo nuk pati sukses. Doli  që serbet ortodoksë veten e konsideruan serbë të rendit të parë, ndërsa serbët katolikë si të rendit të dytë, kurse serbet myslimanë si serbë të rendit të tretë.  

Në shumë raste krijimi i kombeve mbi bazën etnike nuk ka funksionuar ashtu siç është parapare nga ideologët e tyre. Rumunët ortodoksë kanë tentuar të zhvillojnë një komb të vetëm, por fati historik (invadimi  BRSS-së në Moldavi në vitin 1944) ka bërë që  nga rumunët ortodoksë të bëhen dy kombe (rumunët dhe moldavët). Moldavët gjuhën e tyre e quajnë rumune dhe nuk e mohojnë etninë rumune.

Rast i kundërt janë malazezët, të cilët me të dalë në jetë si komb, pretendojnë që edhe etnia e tyre është e ndryshme nga ajo serbe, dhe gjuhën e tyre kanë filluar ta quajnë gjuhë malazeze, përkundër faktit që krye-heroi i tyre kombëtar, Njegoshi, e ka konsideruar veten e tij serb.

Kjo ka ndodhur më herët edhe me bullgarët. Pasi Serbia përmes luftërave ballkanike pushtoi Maqedoninë dhe procesi i serbizimit të bullgarëve të Maqedonisë dështoi, ngjarjet historike rezultuan me formimin e kombit maqedon. Ideologët e tyre, për të forcuar sa më shume identitetin kombëtar, shkuan aq larg sa edhe mohuan etninë e tyre bullgare. Gjuhën e tyre e quajnë maqedone edhe pse gjatë bisedave mes zyrtarëve maqedonë dhe bullgarë nuk ka nevojë për përkthyes. Sidoqoftë,  është e drejtë e tyre politike që etninë e tyre ta konsiderojnë ashtu siç duan vet përkundër faktit se krye-heroi i tyre  Goce Delçev vetën e ka konsideruar bullgar dhe që VMRO –ja ka synuar që territori i Maqedonisë t’i bashkëngjitet Bullgarisë.

Ne botë ekzistojnë një mori rastesh ku disa kombe, që e pranojnë njëri – tjetrin, pajtohen me faktin që e ndajnë të njëjtën përkatësi etnike siç është rasti me gjermanët-austriakët, malaj(zian)ët-indonezianët, kombet arabe dhe shume të tjerë.

 Kombi kosovar

Sintagma “Kombi Kosovar” për herë të parë është përmendur në vitin 1941 nga Mitrush Kuteli në një poezi kushtuar Kosovës. Si koncept politik kjo sintagmë për herë të parë është promovuar nga ana e autorit të këtyre rreshtave para njëzet viteve.

Për elitën shqiptare në Tirane e Prishtinë etnia dhe kombi ishin sinonime. Akuzat për tradhti kombëtare, përçarje dhe prishje të unitetit të kombit shqiptar nuk pushuan  për vite të tëra. Në vitin 2004, kur u promovua libri “Drejt Kombit Kosovar”, kopjet e librit iu morën me dhunë autorit dhe u  dogjën para kamerave televizive.

Kjo situatë ndryshoi pasi Kosova shpalli Pavarësinë e saj, kur Toni Blair e Hilary Clinton, gjate vizitave të tyre në Kosovë, i dëshiruan “jetë të gjatë kombit të ri kosovar. Pas këtij urimi përkrahësit e kombit Kosovar u shumuan aq shumë sa edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq,  në paraqitjen e tij para Këshillit të Sigurimit të KB, e pa të arsyeshme të argumentojë se kombi kosovar nuk ekziston .

Kombi është konstrukt politik dhe e natyrshme që pasi për Presidentin e Serbisë nuk ekziston shteti i Kosovës rrjedhimisht nuk ekziston as edhe kombi kosovar. Po të ekzistonte për Presidentin e Serbisë kombi kosovar atëherë ai do ta pranonte shtetin e Kosovës.

Kombi kosovar nuk ekziston edhe për liderët politikë edhe të 84 shteteve tjera, por ky komb tashmë ekziston për 108 kombe anëtare të OKB.

Paradoksi qëndron në atë se gati të gjithë liderët politikë të Kosovës, dhe e ashtuquajtura elita kosovare pajtohen me Presidentin Tadiq që nuk ekziston kombi kosovar. Ky qëndrim i liderëve kosovarë, i bënë të duken  qesharakë e budallenj në sytë e kolegëve tyre nga Perëndimi. Edhe kërkojnë anëtarësim në OKB, edhe deklarojnë se nuk janë komb!

Kombi kosovar nuk përmendet as në Kushtetutën e Kosovës. Por kombi kosovar  përmendet shprehimisht ne Planin e Ahtisaarit në Nenin 1.7 ku shkruan se Kosova duhet të ketë simbolet e veta kombëtare, përfshi flamurin, emblemën dhe himnin kombëtar. Politikanët kosovar dhe shumica e medieve kosovare këto i quajnë simbole shtetërore, kurse simbole kombëtare i quajnë vetëm simbolet kombëtare shqiptare.

Disa komentues kosovarë grinden me kolegët e tyre në Tiranë, “pse ata në Tiranë,  reprezentacionin e Kosovës e quajnë Kombëtarja e Kosovës” pasi sipas këtyre komentuesve nuk ekziston kombi kosovar .

Plani i Ahtisaarit në mënyrë implicite formulon kombin kosovar

Me Planin e Ahtisaarit në mënyrë eksplicite definohen se kush janë minoritetet në Kosovë dhe të drejtat e tyre pozitivisht të diskriminuara. Kjo do të thotë që kombin në Kosovë e përbën komuniteti shqiptar, për vetë faktin se komunitetet tjera janë të definuara si minoritete.

Sipas Pakos së Ahtisaarit del se kombi kosovar është komb mono-etnik dhe bi-religjioz (mysliman-katolik). Me Planin e Ahtisaarit dhe rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Kosovës, shqiptarët katolikë nuk kanë vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës. Pse? Sepse Ahtisaari e ka konstatuar që ata janë pjesë integrale e kombit kosovar. Prej përfundimit të luftës dhe deri me sot, kishte deputetë dhe ministra katolikë përtej përqindjes që përbën ky komunitet në shoqërinë kosovare pa kurrfarë nevoje për ndërhyrje ligjore a kushtetuese.

Plani i Ahtisarit nuk është pengesë që kombi kosovar në të ardhmen të zhvillohet në një komb multi-etnik. Përkundrazi,  Plani i Ahtisarit e synon pikërisht këtë perspektivë. 

Prej të gjitha komuniteteve në Kosovë, më së paku pritet që komuniteti serb të bëhet pjesë integrale e kombit kosovar.

Sipas planit të Ahtisaarit, serbët mbeten pjesë integrale e kombit serb, sepse çdo serb i Kosovës mund ta mbajë shtetësinë serbe. Po ashtu ata janë njëkohësisht edhe minoritet në Kosovë, por për dallim nga minoriteti boshnjak apo ai turk që vijojnë mësimet në shkolla kosovare në gjuhën boshnjake përkatësisht turke, shkollat në gjuhën serbe në Kosovë janë praktikisht shkolla të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës.

Serbët e Kosovës janë komuniteti i vetëm në Kosovë që ka bërë jetën e kombit për gati një shekull. Për këtë arsye rasti i Kosovës është Sui Generis. Serbët në Kosovë e kanë statusin e minoritetit, ashtu siç e kanë edhe serbët në Rumuni, por për dallim me serbët në Rumuni të cilët nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë integrale e kombit serb, serbët e Kosovës kanë qenë për afro një shekull dhe vazhdojnë të jenë pjesë integrale e kombit serb. Për Ahtisaarin ka qenë e panatyrshme që një komunitet, pas gati një shekull jete si komb, të mos vazhdojë të ketë këtë kualitet jetese.

Se si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen mbetet për t’u parë. Por, sido që të përvijohen zhvillimet në dekadat e ardhshme, shembulli  Kosovës do t’i kontribuojë zhvillimit të teorisë për kombin.

Previous Post

Alo: Ndeshja do të përsëritet

Next Post

Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ngjyrat e shtypit shqiptar dhe propaganda e frikës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.