• Latest
  • Trending
  • All

Harresa kërcënon

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Harresa kërcënon

11/10/2014
in Opinion

Çfarë ka ndodhur në Kosovë,  është saktësisht kështu:

Para 1999, Kosova qe nën Serbinë dhe pa asnjë aleatë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Pas 1999, Kosova është pa Serbinë dhe me aleatë të mëdhenj.

Kjo përmbysje, që s’gjendet fjalë ta shterrojë ngjarjen si përcaktim, kalëron shpejt në kohën e shtetit më të ri dhe sjelljen e politikanëve të tij, fatkeqësisht si duke u mbështjellë me harresë, siç mbi hekur  shfaqet ndryshku, sidomos shpejt në mjedis me igrasi.  Ka shenja të pakundërshtueshme se sëmundja e rrezikshme e harresës po avitet. Kjo diagnozë mendohet, por nuk thuhet, dhe nuk merret bari kurues, ndërsa ajo kërcënon.

Nga trashëgimia gojore e shqiptarëve, gjatë represionit të pafund serb, është përcjellë dhe rrëfyer gjithmonë nëpër oda, tubime, dasma, morte dhe klube, kjo fabul domethënëse për vëmendje përballë harresës: Kur dy shqiptarë, të përfshirë në grindje, sherr e si mos më keq me shoqi – shoqin, serbi në kulm të gazmendit e urdhëroi fqinjin e vet serb: “Fute kryet në thes! Nga birat e thesit shih, kënaqu e qesh sa të mundesh. Po e qite kryet e të panë shqiptarët duke u gajasë me ta, e ndërpresin sherrin dhe kjo është keq për ne”.

Kjo po ndodh midis dy vendeve fqinj: Politika shqiptare të lë përshtypjen sikur ka harruar se 15 vjet më parë ka qenë nën çizmen serbe. Politika shqiptare sillet e shkujdesur sa thua që ajo harron se Kosova ka qenë pa aleatë. Politika shqiptare sikur shpërfill  që, nuk është e lehtë të kesh fqinje një Serbi armiqësore e  agresive, që e trazon vendin me ata pak të vetët që ka aty. Politika shqiptare sikur nënvleftëson se Karla del Pontet nuk shkruajnë vetëm libra. Politika shqiptare sikur nënçmon se s’ka veç një Dick Marty. Të bëhet sikur politika shqiptare kujton që është folklorizëm kumti i sherrit mes shqiptarëve dhe kryet e serbit në thes.

Ndërsa lufta bëhet për pushtet, politika shqiptare sikur nuk vëren që Serbia e mban kryet në thesin e vet historik, i cili nuk është as i vjetëruar, as i grisur e as i hedhur në plehrishten e kohës. Serbia e mban kryet thellë në thesin e saj për të fshehur kënaqësinë, që Prishtina të mos e ndërpresë sherrin politik, mundësisht sa më gjatë. A nuk nuk mbahet mend propozimi pa jehonë shqiptare i presidentit Boris Tadiç që nga Brukseli, kur Beogradi e pati ftuar Tiranën për të biseduar mbi ndarjen e Kosovës, ndërsa presidenti i tashëm Nikoliç ekuacionin politik të Serbisë e ka me tri zgjidhje: bashkim me BE duke u integruar, mosbashkim me BE kundër Rusisë dhe kurrë njohje Kosovës? Thesi serb, në këto kohë, nuk është prej fijesh liri, bezeje pambuku apo thurjesh sintetike. Ai mëton të jetë kostum me prerje europiane, i stërholluar me properëndimorizëm, por me përzjerje të serta dhe qepje ruse. Beogradi sillet qartësisht këmbëngulës: pavarësisht bisedimeve, ai ka për strategji pengimin, të cilësohet Kosova shtet i dështuar, të përcjellë në Bruksel kumtin se Serbia është shtet i fortë perëndimor ballkanik, madje kryeministri serb falenderoi SHBA për mbështetjen ndaj reformave, por Uashingtonit dhe Brukselit u përsëriten tri fjalë kundër shtetit të ri: Kurrë njohje Kosovës!

Harresa tjetër do të ishte foshnjëri politike: Kosova s’kishte aleatë, tani ka aleatë të fuqishëm e të mëdhenj. Por sikur ka filluar ndryshkja e mendimit për të kuptuar që, miqësia është si sjellja e dy miqve pranë zjarrit të ndezur: nëse të dy, herë njëri e herë tjetri, vënë shkarpa mbi prush, zjarri nuk shuhet kurrë. Por, nëse njëri hedh krane në zjarr e tjetri vetëm ngrohet, atëherë ai do të mërzitet, nuk do të hedhë më e zjarri shuhet. Aleancat nuk mbahen me deklarata rastesh, shprehje dashurie, shtrëngime politike, mospëlqime të heshtura, madje as edhe me histori. Aleancat kërkojnë veprim të brendshëm të mençur dhe bashkërendues, sidomos nga një shtet i ri, i vogël, me kundërshtarë të egër afër dhe larg, për çlirimin e të cilit janë kryer sakrtifica biblike dhe shpenzuar miliarda të panumërueshëm.

Politika shqiptare e ka të domosdoshme ndërmendjen, se thesi serb është edhe sot e kësaj dite dhe se aleanca  fatlume është arritur me përpjekje titanike, në bazën e të cilës, si gur  themeli është sakrifica e popullit, vizioni i Presidentit Rugova dhe ndjeshmëria ndaj lirisë e SHBA, që kryesoi luftën humane. Kumti i Uashingtonit dhe Brukselit që, “politika të gjejë vet zgjidhjen”, mund të ketë edhe dy lexime: i pari – më dashamirësi – politika e Kosovës le të stërvitet me vështirësitë e gjetjes së zgjidhjeve të duhura, për t’u maturuar kësisoj në veprim; i dyti – më qortuesi – politikanët janë të pazotë të gjejnë zgjidhjet, Kosova nuk është në gjendje të ecë me këmbët e saj.

Kosovës, shteti demokratik dhe vendi i zhvilluar, i  duhen për popullin e vet, por rrethanat e djeshme, të sotme dhe të nesërme të saj, e detyrojnë të mendojë se politika duhet t’i arrijë zgjidhjet e duhura edhe për “inat” të Serbisë, e cila ka e do të ketë aty një prani penguese, të dukshme e të padukshme, për të vërtetuar tezën e shtetit të dështuar.

Previous Post

Rritja ekonomike e 9 muajve të “Rilindjes”, e zhveshur nga efekti i reshjeve

Next Post

Edi Rama ka mbërritur në rrjetën e përgjuesve kombëtarë, duke u nisur nga përgjimet e malavitës ndërkombëtare

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Edi Rama ka mbërritur në rrjetën e përgjuesve kombëtarë, duke u nisur nga përgjimet e malavitës ndërkombëtare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.