• Latest
  • Trending
  • All

Kur “rishkruhet” historia, del me dritë dhe robëria

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kur “rishkruhet” historia, del me dritë dhe robëria

10/10/2014
in Opinion

Nga Preng Cub LLESHI

 Jehona e thirrjes patetike për “rishkrimin e historisë”, që nisi në fund të viteve nëntëdhjetë, nuk është shuar edhe pas 24 vitesh. Atë nuk e përcjellin grykat e maleve si këngë majë krahu, po stacionet televizive dhe faqet e shtypit laraman të borgjezisë shqiptare në ditët tona. E përcjellin antikomunistët në përgjithësi dhe pinjollët e ballisto-zogistëve në veçanti, E përcjell edhe Besnik Ndregjoni, si përfaqësues i të përndjekurve politikë, në emisionin “Koha për t`u zgjuar”, kur çlirimin nga robëria fashiste më 29 nëntor 1944, e quan “pushtim të Shqipërisë nga sllavo-komunizmi”. (?!)

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Dhe shqiptarët e ndershëm, tek i dëgjojnë këta zëra kukuvajkash antikomuniste, kanë të drejtë të çuditën me këtë tufë intelektualësh e pseudohistorianësh mjeranë, të cilët, ndryshe nga ç`ndodh në politikën e shteteve evropiane në ditët tona, nuk e njohin antifashizmin e viteve të Luftës së Dytë Botërore si vlerë të qytetërimit evropian. Harrojnë këta se edhe ati i tyre shpirtëror, Hitleri, kur e patën pyetur se  Cilët janë njerëzit më të poshtër me të cilët je takuar, është përgjigjur: “S`kam parë më të poshtër se ata që më ndihmonin të pushtoj vendet e tyre”.

Por nuk qenka e thënë që ithtarët e tezës antishqiptare për “rishkrimin e historisë” të mbetën duke sharë vetëm vitet më me dritë në historinë shumëshekullore të popullit shqiptar-vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ato të transformimeve të mëdha ekonomiko-shoqërore gjatë gjysmës së dytë të shekullit njëzet, që lidhën me emrin e PPSH dhe të udhëheqësit të saj legjendar Enver Hoxha!

Pasi kanë menduar se i kanë nxirë me bojë të zezë vitet me dritë të socializmit, ca intelektualë mediokër dhe pseudohistorianë të ndryshëm po bëjnë përpjekje për të “rishkruar” edhe faqe të tjera të historisë së Shqipërisë. Më e çuditshmja është se disa prej tyre po bëjnë përpjekje për të endur një aureolë drite edhe për shekujt e robërisë turke. Po përpiqen për të fshehur terrin e robërisë pesëshekullore turke në Shqipëri. Gjoja, për t`iu përshtatur situatave të reja gjeostrategjike në kohën tonë e për t`u treguar si “kozmopolitë modernë”, u dashka “rishkruar” edhe historia e marrëdhënieve shqiptaro-turke pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. U dashka “rishkruar” kjo histori, sepse, sipas tyre, pushtimi i Shqipërisë nga perandoria turke ishte një “proces i natyrshëm për kohën” kur ai u krye, një proces që kishte ndodhur edhe me popuj të tjerë afër e larg nesh. (?!)

Kësaj ideje të mbrapshtë, për të mos thënë antishqiptare, duket se i parapriu politika në trekëndëshin Ankara, Tiranë, Prishtinë e, ndoshta, edhe më tej. Për këtë dëshmon edhe fakti që Shqipëria, vendi që jetoi natën më të gjatë të robërisë turke, u bë dhe mbeti i vetmi vend evropian në Lidhjen islamike! Dhe, pas kësaj, disa politikanë shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë filluan të flasin për “vëllezërit tanë” turq, kurse ca politikanë në Ankara flitnin për “vëllezërit tanë shqiptarë”. Dhe oreksi vinte duke ngrënë. Pas këtyre përshëndetjeve “vëllazërore”, do të vinte kërkesa e qeverisë turke për t`i riparë tekstet e historisë së Shqipërisë e për të mos i nxirë shekujt kur atdheu ynë lëngonte nën peshën e robërisë turke. Dhe, në atmosferën e këtyre marrëdhënieve “vëllazërore”, del analisti e publicisti Mustafa Nano e thotë se “rezistenca antiosmane e shqiptarëve është një sendërgji (sajesë- shënimi im) e natyrës patriotike. Është një gjë që nuk është dokumentuar…”. (?!)

Dhe trishtohen e revoltohen shqiptarët e ditëve tona nga një “pohim” i tillë absurd! Trishtohen e revoltohem kur kujtojnë malin e legjendave për mizoritë që bënë invadorët turq, jo vetëm në vitet e para të pushtimit, por edhe gjatë gjithë shekujve, deri kur arritëm tek dita e bardhë e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912! Ca më tepër trishtohen e revoltohen shqiptarët kur kujtojnë zërin e Rilindasve tanë: Naim Frashërit, Çajupit, Asdrenit e të tjerëve. Se na kujtohet, në raste të tilla, përveç “Historia e Skënderbeut” e Naimit, edhe vjersha “Sulltani” e Andon Zako Çajupit. Na kujtohet figura e urryer e një sulltani nëpërmjet monologut poetik të ndërtuar me aq sarkazëm nga rilindasi ynë! Dhe na duket se ai bërtet përsëri për ata që duan të bëjnë të zezën të bardhë:   “Jam sulltan, mbret i vërtetë, Shok tjetër s`kam në jetë; Gjakatar e zemërderr, Nga frika më bëjnë nder! Vrava, preva e shkretova, Botën me gjak e mbulova”

Dhe, në qoftë se këto vargje dikujt i duken si trill poetik i rilindasit tonë të shquar, po i sjellim një dokument që na vjen nga historia, bile, nga vetë burimet osmane. Kështu, në librin “Qëndresa e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shekulli XVI deri në fillim të shekullit XVIII”, sillet ky njoftim: “Më 25 shkurt të vitit 1565 beut të Dukagjinit i shkruhet se “Të parët e fshatrave Bardhet,… Iballë, Kaçinar, Fani i Vogël,… Mirdita e Madhe, Qerret, të cilët varen nga livaja e Dukagjinit, kanë ngritur krye… Do të jetë e nevojshme që ata të zhduken…Më të pagdhëndurit t`i shkoni në shpatë. Fëmijët dhe gratë e tyre t`i bëni robër (f. 60)

Dokumente të tillë për mizoritë e pushtuesve turq gjatë pesë shekujve të robërisë gjen me shumicë dashamirësi i historisë. I gjen ato jo vetëm në trevat malore, por kudo ku luftohej kundër robërisë dhe kundër konvertimit në fenë e Islamit. Ndaj na duket krejt i pabazuar dhe antihistorik pohimi i një intelektuali të ditëve tona, që shkruan se “Teza, sipas të cilës ky konvertim është bërë me dhunë, ka rënë prej kohësh…”.    Se, sipas këtij intelektuali, është gabim “të nënkuptohet një konvertim në islam në rrethana shtypjeje e presioni të dhunshëm”. Ndaj, për ta rrëzuar këtë “konkluzion”, që vjen në kundërshtim me të vërtetat historike, mjafton të sjellim edhe një dokument tjetër, i cili na vjen përsëri nga burimet osmane, nga libri që përmendem më lart. Kështu, në një nga kronikat e kohës së pushtimit, në fund të shkurtit 1590, serasqerit të ushtarëve të islamit i shkruhej: “Kryengritësit e fiseve të Gashit, Rrazës,…të nahijeve të Fanit të Mirditës dhe ata të fiseve të Kthellës, të Selitës, të Reçit e Lurës,…me që i kanë shtyrë e mashtruar të pafetë e Austrisë (të pafe quheshin të krishterët-shënimi im), janë bashkuar me këta…Ata duhen vrarë”. (f. 184)

Dhe, nëse këto fragmente nga dokumentet historike për vitet e robërisë turke ndonjë pseudoshqiptari i duken të pabesueshme, le të shfletojë këngët e popullit për ato mote të errët të robërisë! Le të lexojë këngët për nizamët dhe, më në fund, le të lexojë edh vargjet e poetit Lasgush Poradeci, shkruar për ato vite:   “S`hyn dot ti turk e turçeli, Në kullat mirditore; Të pret në pritë e në frëngji Mirdita pushkë mizore”! (Vepra, f. 266)   Duke i kujtuar këto të vërteta të mëdha, dashamirësit e historisë mbajnë parasysh edhe faktin që pushtuesit turq, për t`i robëruar shqiptarët dhe Shqipërinë, përdorën, përveç “armës së kërbaçit”, edhe “armën e kulaçit”: Me mashtrime, lajka e privilegje, arritën që jo pak shqiptarë t`i bënin për vete, duke u dhënë ofiqe e prona e duke i kthyer edhe në fenë islame. Këta, më vonë, do të formonin klasën e bejlerëve dhe të agallarëve, për të cilën kanë folur Çajupi, Asdreni e Noli.

Por ky realitet nuk mund të rrëzojë konkluzionet e gjersotme të historiografisë shqiptare, e cila e konsideron periudhën pesëshekullore të robërisë turke në Shqipëri “natën e gjatë” të historisë së kombit shqiptar, natë kur u shembën kishat e ngritura gjatë më shumë se dhjetë shekujve pas përhapjes së Krishtërimit në viset tona dhe kur u persekutuan e u vranë martirët e gjuhës dhe të shkrimit shqip!

 Se, për të mos u zgjatur me plot të dhëna, që dëshmojnë për terrin e robërisë pesëshekullore turke, përpjekjet e ca historianëve për t`i veshur asaj një aureole drite, bëhen të pabesueshme dhe rrëzohen edhe me vargjet e poetit arbëresh Zef Serembe, i cili shkruante:

“Arbëria matanë detit na kujton,

Se na të huaj jemi tek ky dhe!

Sa vite shkuan e zemra nuk harron,

Se për turkun ne qëndruam pa Mëmëdhe”! (“Vjersha”, f. 37)

Previous Post

Farkëtimi i fatalitetit kosovar sot

Next Post

Ahmeti Zogu, themeluesi i ushtrisë shqiptare – Eugen Shehu

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ahmeti Zogu, themeluesi i ushtrisë shqiptare – Eugen Shehu

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.