• Latest
  • Trending
  • All

Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë?

05/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë?

05/10/2014
in Opinion

Fatos Çoçoli

Për periudhën tetor 2013-shtator 2014, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri me dije se ka mbledhur 18.9 miliardë lekë më shumë, ose 135 milionë euro. Këto nuk janë pak para. Duhet të dimë se të gjitha të ardhurat e një viti të qeverisë sonë kapin shifrën 3.2 miliardë euro dhe të kontribuosh në një vit me katër për qind të të gjitha të ardhurave të shtetit, me shtesën mbi planin që i ke caktuar vetes, ka domethënie. Deri tani, në 24 vite tranzicion, vitet më të mira të doganave shqiptare kanë qenë viti 1996 i reformës së thellë tatimore dhe doganore, vitet 2006 dhe 2007, i dëshirës së qeverisë së re të asaj kohe, për të qeverisur me duar të pastra. Pastaj “duart” u bënë pis rrugës. Por edhe në ato vite, nuk arrihej të mblidhej më shumë se 50-60 milionë dollarë apo 40-45 milionë euro plus në vit. Po atëherë, çfarë ndodhi gjatë periudhës së fundit? Disa nga përgjigjet i ka dhënë vetë drejtoresha shumë e re e doganave, por mund t’i shkojmë edhe më thellë analizës. Së pari, është vullneti i pastër politik për të lënë organet parambledhëse të shtetit të bëjnë punën e tyre. Kjo drejtoreshë nuk ka pasur telefonata “eprore” natën apo ditën, për t’i dhënë të kuptojë që me filan firmë apo filan parti cigaresh të mbyllet njëri sy dhe të ngrihet trau, apo të hiqet sekuestroja e mallit akcizë. Në këtë klimë, ku nuk lejohej korruptimi i kokës drejtuese të doganave (përkundrazi, inkurajohej të ecej me respektimin e ligjit), edhe bizneset janë mbledhur dhe kanë paguar detyrimet doganore me korrektësi, nga frika e sekuestrimeve dhe gjobave. Gati 2.2 herë më shumë kallëzime penale të Drejtorisë së Doganave, ndaj firmave që shkelnin ligjin, 2292 kontrolle dhe 1180 raste të zbulimit të shkeljeve të mallrave akcizë, e kanë bërë të tyren. Këto shifra nuk janë pak për një vit. Por nuk është vetëm vëllimi numerik i kontrolleve. Ato, edhe në sajë të ndihmës së çmuar të kompanisë angleze “Crown Agents”, janë përzgjedhur në bazë të metodës së vlerësimit të riskut, më në fund të zbatuar me profesionalizëm edhe tek ne. Doganierë të rinj nuk po vijnë më me vetëm një copë letër apo një telefonatë nga bojari i partisë apo qeverisë. Doganat janë lidhur në program pune të përbashkët me studentë të vitit të fundit të fakulteteve ekonomike dhe juridike dhe shpresojnë se mos një pjesë të mirë të tyre, që janë dalluar në këto programe, kur të marrin diplomën, të fillojnë punë, më së fundi si shërbestarë të këtij shteti, dhe jo si mbartës të favoreve politike e zarfeve me para nën dorë. Edhe përzgjedhjet e emërimeve të reja të deritanishme, kanë qenë cilësore në një pjesë të mirë. Stafi i ri ka qenë në zemër të kontrolleve jofiktive dhe jo sa për numër e shou. Shumica dërrmuese e këtyre kontrolleve, të caktuara nga analiza e riskut, ka prekur pikërisht kompanitë dhe magazinat doganore ku abuzohej me mallrat e akcizës. Të gjitha këto u kanë dhënë, gjatë një viti, kumt të bollshëm bizneseve se zaret në doganat shqiptare kanë ndryshuar. Se dopiogjashta nuk i lihet më në dorë shtetit. Dhe bizneset kanë qenë të detyruara të bashkëjetojnë me mjedisin e ri jo dhe aq tolerues ndaj abuzimeve. Dhe janë përshtatur. Kësaj radhe, për mirë… Kuptohet që jo gjithçka ka shkuar në vaj. Jo sa hap e mbyll sytë doganierët e korruptuar janë shndërruar në engjëj që mendojnë si t’i japin sa më shumë para shtetit. Por ata “profesionistë të vjetër të zanatit” janë përpjekur të mbijetojnë, duke bërë korrektin dhe duke “ngrënë” shumë pak, sa të mos arrihet të kuptohet. Kjo ka shtuar ndjeshëm “llokmën” që merr shteti dhe që brenda një viti arriti në 135 milionë euro. Dhe qershia mbi tortë, doganat shqiptare premtojnë se brenda tre javëve do të fillojë nga puna dogana e përbashkët me regjimin transit, në Morinë, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Urojmë që më në fund, patatet kosovare të mos kalben në magazinat doganore, si dhe domatet e specat të kalojnë lirisht këtej kufirit. Jo pak tregtarë e sipërmarrës kosovarë të thonë në Prizren e Gjilan se po të ndryshojë regjimi doganor, tregtia e ndërsjellë Shqipëri-Kosovë mund të rritet me një të tretën e saj brenda një viti. Nëse 135 milionë euro erdhën më shumë në një vit, ndoshta edhe mallrat kosovare do të jenë më të pranishme në tregjet tona, me doganat e Shqipërisë që ndërmarrin reformën doganore si dikur doganat e ish-Europës së përçarë u bashkuan në sistemin doganor komunitar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Lëvizja Tea Party dhe politizimi i skajshëm i debatit ekonomik në Shtetet e Bashkuara

Next Post

Si të bëhemi folës të mirë të gjuhës shqipe

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Si të bëhemi folës të mirë të gjuhës shqipe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.