• Latest
  • Trending
  • All

Lëvizja Tea Party dhe politizimi i skajshëm i debatit ekonomik në Shtetet e Bashkuara

05/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Lëvizja Tea Party dhe politizimi i skajshëm i debatit ekonomik në Shtetet e Bashkuara

05/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Nga Ernest NASTO, M.A.*   Prej marsit deri në fillim të shtatorit në Shtetet e Bashkuara u zhvilluan zgjedhjet primare brenda partive politike për të përcaktuar kandidatët që do të përballen për çdo mandat në Kongres në zgjedhjet e përgjithshme më 4 nëntor.
Fitorja e papritur në Virginia e kandidatit të lëvizjes Tea Party**, Dave Brat, kundër kryetarit të maxhorancës Republikane, Eric Cantor, solli përsëri në qendër të vëmendjes rolin e madh të këtij fraksioni në partinë që kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve e, për pasojë, në krejt jetën politike amerikane. Shumë zëra kishin parashikuar se ai do të margjinalizohej pas rizgjedhjes së presidentit Obama më 2012 dhe krizës së tetorit 2013, por disfata e Cantor si dhe fitoret e disa kandidatëve të tjerë të Tea Party i vunë këto parashikime në një pikëpyetje të madhe. Rigjallërimi i Tea Party ka nxjerrë në pah debatin tejet të ashpërsuar lidhur me rolin e shtetit në përgjithësi, dhe në politikat ekonomike në veçanti. Tea Party është pozicionuar këtu si flamurtare e një roli minimal të shtetit, duke absolutizuar parimet e tregut të lirë, pothuaj pa asnjë lloj ndërhyrjeje nga ana e autoritetit publik.
Ky debat është i hershëm në botën Perëndimore, dhe dy rrymat kryesore kanë qenë dhe janë liberalët dhe konservatorët, në kuptimin tradicional të këtyre kategorive. Kështu mendimtarët dhe politikanët liberalë përkrahin një rol aktiv të shtetit në ekonomi si mbështetës i fuqishëm i inisiativës private, por edhe si një rregullator i saj në emër të së mirës publike. Ndërsa konservatorët janë për një epërsi sa më të madhe të inisiativës së lirë dhe pakësim të rolit të autoritetit shtetëror. Egziston gjithashtu edhe rryma e tretë e libertarianizmit, e cila fokusohet në lirinë e individit në çdo aspekt të jetës, dhe e çon në ekstrem konservatorizmin ekonomik duke predikuar një treg tërësisht të lirë dhe pa ndërhyrje rregulluese. Në Shtetet e Bashkuara konservatorizmi dhe liberalizmi janë përfaqësuar përkatësisht nga Republikanët dhe nga Demokratët, por ato paraqesin veçori të rëndësishme në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara, veçori të cilat përcaktojnë edhe përmbajtjen dhe formën konkrete të këtij debati.
Për të kuptuar më mirë këto veçori, le të ndalemi pak në vështrimin historik të amerikanëve për rolin e qeverisë, dmth të shtetit, në ekonomi dhe në rregullimin e punëve të vendit. Ajo që bie në sy në krahasim me ekonomitë e ngjashme Perëndimore është mosbesimi tradicional i amerikanëve ndaj këtij roli, mosbesim që fillon qysh në kohën e sundimit kolonial britanik, konsolidohet gjatë Revolucionit Amerikan, 1776-1783, dhe konkretizohet edhe në Kushtetutën e vitit 1787. Kjo Kushtetutë është minimaliste, dmth i jep qeverisë federale kompetenca të kufizuara, që ajo të mos kthehet në tirani. Por ekzistonte në atë kohë edhe një rrymë tjetër mendimi, e përfaqësuar kryesisht nga Benjamin Franklin e Alexander Hamilton, e cila shikonte tek një administratë demokratike dhe e virtytshme një forcë të madhe në favor të së mirës publike.
Ka pasur disa faktorë që kanë ndikuar vështrimin dyshues ndaj rolit të shtetit, si psh mosbesimi ndërmjet krahinave të ndryshme, përbërja racore, etnike dhe fetare e vendit, shumë më e larmishme se në vendet europiane, si dhe hapësirat e mëdha, me popullsi të rrallë dhe të izoluar, që ka mbrujtur historikisht traditën e preferencës për zgjidhje të problemeve në nivel individual, pra si të thuash “me forcat e veta”. Të gjitha këto bënë që kapitalizmi në SHBA të merrte qysh në fillim tipare të forta individualiste, shumë më të theksuara se në vendet e tjera të zhvilluara. Ky sistem ekonomik u vesh qysh në fillim edhe me tipare mitike në ndërgjegjen kombëtare amerikane, sepse vetë Amerika shihej si një organizim politik “i natyrshëm”, në kuptimin që ajo përfaqësonte zhvillimin e shoqërisë njerëzore në mënyrë racionale e të natyrshme, ku gjërat janë ashtu si duhet të jenë.
Po ashtu ndikimi i madh i besimit kristian në historinë e tyre që me krijimin e kolonive të para të besimtarëve Puritanë nga Anglia, bëri që amerikanët ta shohin veten jo vetëm si një vend kristian, por edhe si një popull e komb të zgjedhur, që kishte pra bekimin e Zotit në krejt misionin dhe veprimtarinë e vet. Prandaj edhe fitorja e Veriut industrial ndaj Jugut skllavopronar në Luftën Civile (1861-1865) u interpretua si dëshmi e qartë e bekimit të Zotit ndaj kauzës së Veriut. Dhe më në fund, në kapërcyell të shekujve XIX-XX, i ashtuquajturi “Ungjill i Pasurisë” filloi të interpretonte pabarazinë e madhe ndërmjet të pasurve dhe të varfërve si dëshmi, po ashtu të qartë, të bekimit të Zotit për të parët dhe të mallkimit për të dytët. Duke kthyer sëprapthi parimet morale të Dhiatës së Re dhe të kristianizmit tradicional, kudo flitej vetëm për sukseset e individëve të shquar, ata paraqiteshin si njerëzit më drejtë dhe më të moralshëm, dhe cilido ftohej të imitonte shembullin e tyre. Dhe dukej sikur zhvillimi i vrullshëm i ekonomisë deri në vitet ’20 të shekullit të kaluar i konfirmonte konceptime të tilla.
Mirëpo kriza e madhe e viteve ‘29-’33 me pasojat e saj të rënda e bëri të qartë se mekanizmat e tregut të lirë nuk ishin të mjaftueshme për të zgjidhur kërkesat e kredos amerikane: të drejtën themelore të çdo qytetari për jetë, liri dhe kërkim të lumturisë personale. Prodhimi industrial ra me 33% dhe deflacioni vështirësoi ndjeshëm kthimin e borxheve nga debitorët. Papunësia arriti në 25%, pa llogaritur ata që punonin me orë të pakësuara. Në kushtet e kaosit dhe humbjes së shpresës nga një krizë e tillë, me frikën e revolucionit e të anarkisë që ndjehej kudo, në korrik 1932 Franklin Roosevelt pranoi emërimin e tij si kandidati i partisë Demokrate për president, duke premtuar një politikë të re me këto fjalë: “Në të gjithë vendin, ata që janë lënë pas dore nga filozofia politike e qeverisë, i kanë sytë tek ne për t’u dhënë zgjidhje problemeve, dhe për mundësinë që të marrin edhe ata pjesë në shpërndarjen e fryteve të punës në shkallë kombëtare. Unë i premtoj popullit amerikan një kontratë të re shoqërore (new deal). Kjo është më shumë se sa një fushatë politike: është një thirrje për luftë.”
Kur erdhi në fuqi, administrata e tij zbatoi një sërë masash ndërhyrëse për gjallërimin e ekonomisë, shumica e të cilave patën sukses dhe bile disa u bënë të përhershme, si psh Sigurimi Shoqëror për të moshuarit. Kjo rritje e ndërhyrjes së shtetit kushtëzoi edhe debatin e parë të madh rreth rolit të tij në ekonomi. E djathta konservatore kritikoi ashpër politikën e re ekonomike duke e akuzuar kryesisht për preferencë të kolektives ndaj individuales, pra për prirje socialiste dhe për regjimentim të punëtorëve. Dhe kritika të tilla janë të kuptueshme për kohën, po të kemi parasysh se Bashkimi Sovjetik ofronte në vitet ’30 një model ekonomik e shoqëror ende në lulëzim.
Megjithë kritikat e korrektimet, politika e re çoi në gjallërimin e ekonomisë duke i siguruar presidentit Roosevelt rizgjedhje me shumicë të madhe votash më 1936 dhe më 1940. Konteksti historik e vuri edhe më tepër në dukje rëndësinë e suksesit të New Deal: sytë e reformatorëve të botës ishin tek kursi i ri amerikan që jepte një shembull pozitiv, përkundër dy alternativave të mëdha të kohës, komunizmit sovjetik dhe fashizmit italo-gjerman. Në fakt depresioni ishte po aq katastrofik në Amerikë sa edhe në Gjermani, dhe në të dy vendet presionet për reforma ishin të ngjashme, duke vënë edhe presidentin Roosevelt, edhe kancelarin Hitler para problemeve pak a shumë të njëjta. Por përgjigjet ndaj krizës ishin krejt të ndryshme: demokracia dhe kapitalizmi amerikan u reformuan dhe mbijetuan, ndërsa dihet fati i Gjermanisë. Reformat e Roosevelt jo vetëm që e shpëtuan sistemin amerikan të tregut të lire, por bënë që qytetarët të shikojnë konkretisht që qeveria mund të bëjë shumë punë të mira pa e ndrydhur inisiativën private, gjë që shtoi besimin e tyre tek administrata federale.
Politikat ndërhyrëse vazhduan ku më shumë e ku më pak edhe me administratat pasardhëse, si Demokrate edhe Republikane, dhe roli aktiv i shtetit në ekonomi nuk u vu përgjithësisht në diskutim nga ana parimore. Qeveria federale vazhdoi të miratonte rregulla e organizma që synonin mbrojtjen e interesave publike nga disa praktika të dëmshme të korporatave, por sektori privat po i shihte gjithnjë e më tepër si “disfata” këto zgjerime të rolit të autoritetit shtetëror. Kjo ishte një nga arsyet për gjallërimin në vitet ’70 të zërave që shikonin çdo ndërhyrje të shtetit si automatikisht negative. Administrata e presidentit Reagan e përkrahu revanshin individualist, të mishëruar në batutat e tij të famshme: “Fjalët më të tmerrshme të gjuhës angleze janë: më ka dërguar qeveria për t’ju ndihmuar” dhe “Qeveria nuk zgjidh asnjë problem, qeveria vetë është problemi”. Prej asaj kohe debati rreth rolit të shtetit është karakterizuar nga një ideologjizim dhe politizim në rritje.
Një tjetër faktor kryesor, dhe specifikisht amerikan, i këtij politizimi ka qenë edhe adoptimi i rekomandimeve të mosndërhyrjes dhe të minimalizmit nga ana e grupimit politik të së Djathtës Fetare (Religious Right) dhe shprehjes së saj më të fundit në fushën ekonomike, që është Tea Party. E Djathta Fetare u kristalizua në fund të viteve ’70 si reaksion ndaj degjenerimit moral në fushën kulturore. Ata synuan zgjedhjen e besimtarëve të devotshëm në poste kyçe të jetës publike, me synimin e ringritjes së standarteve morale të shoqërisë amerikane. Përpjekjet e tyre nisën si luftë kulturore, por shpejt u kthyen në një platformë politike që përputhej ndjeshëm me programin e partisë Republikane, përfshi këtu edhe fushën ekonomike. Një nga besimet bazë të këtij grupimi është ai se Amerika ka qenë dikur një vend kristian, prej këtu edhe synimi i tyre për ta kthyer edhe Amerikën e sotme në një shoqëri me parime kristiane.
Por kuptimi i këtyre të fundit është shumë i ngushtë, i përqëndruar në kundërshtimin absolut ndaj abortit dhe martesave gay, duke lënë pas dore parime të tjera shumë të rëndësishme, si ndihma për të varfërit dhe kundërshtimi ndaj dhunës në shoqëri apo ndaj luftës në politikën e jashtme. Sidoqoftë, për t’u shënuar është se e Djathta Fetare ishte grupimi më i fuqishëm politik që mundësoi fitoren e Reagan ndaj Carter më 1980 dhe që ka përbërë qysh atëhere një kontigjent të sigurt votuesish republikanë në zgjedhjet e çdo niveli, nga ato për bordet shkollore e deri tek ato presidenciale. Rreshtimi i tyre ishte hapur kundër administratës gjatë presidencës Clinton, dhe po aq në favor të saj gjatë presidencës G.W. Bush, duke qenë bile faktori kryesor në rizgjedhjen e këtij të fundit më 2004. Ndërsa kritikat ndaj kandidatit, dhe më pas presidentit, Obama arritën nivele të papara, gjë që çoi në konkretizimin më 2009 të një lëvizjeje politike të veçantë nën emrin e Tea Party, si fraksion brenda partisë Republikane.
Ajo që na intereson këtu janë pikëpamjet e kësaj lëvizjeje lidhur me politikat ekonomike, fushë në të cilën, siç e përmendëm më lart, debati ndërmjet dy pozicioneve filozofike rreth rolit të shtetit është krejt legjitim në kushtet e një sistemi demokratik. Tea Party është deklaruar për një pakësim të ndjeshëm të këtij roli nëpërmjet shkurtimit drastik të shpenzimeve shtetërore, uljes së tatimeve e taksave, dhe thjeshtimit masiv të akteve normative që rregullojnë aspekte të ndryshme të ekonomisë kombëtare. Këto janë pozicione tradicionale të konservatorizmit dhe të libertarianizmit ekonomik, por ajo që e dallon Tea Party është ideologjizimi dhe politizimi i skajshëm i këtyre pozicioneve. Dhe nëse një politizim i tillë ishte disi i natyrshëm në kohën e New Deal, për arsyet që përmendëm, ai është pa vend në kohën e sotme, kur sistemet e socializmit totalitar nuk egzistojnë më (përjashto Korenë e Veriut) dhe janë diskredituar nga historia. Filli i kuq që përshkon sot kritikat e këtyre libertarianëve të revoltuar amerikanë ndaj çdo ndërhyrjeje të shtetit është frika ndaj një komploti të madh liberalo-majtist për të minuar tregun e lirë dhe për të vendosur një regjim socialist totalitar. Kjo ka bërë që qeveria federale të shihet gati-gati si armike e individit, që tingëllon pak si e tepruar duke pasur parasysh se flitet për demokracinë më të zhvilluar të botës. Debati e humbet kështu aspektin teknik të çështjeve, duke u varfëruar e duke u kthyer në sulme dhe etiketime personale.
Në kritikat e Tea Party dhe të së Djathtës Fetare kundër çdo politike të iniciuar nga Shtëpia e Bardhë, bie në sy ngatërrimi i dy mënyrave të ndryshme të realizimit të rolit të shtetit në ekonomi që janë eksperimentuar në periudhën moderne, por që nuk kanë pothuaj asgjë të përbashkët mes tyre. Ato janë, siç dihet, mënyra totalitare, e mishëruar në përvojat e Bashkimit Sovjetik dhe të ish-bllokut Lindor, që na u imponua edhe ne shqiptarëve për 45 vjet me rradhë, dhe mënyra demokratike, dmth ajo e ekonomisë sociale të tregut, e mishëruar në përvojat e suksesshme të mjaft vendeve Perëndimore. Por për Tea Party dhe audiencën e saj këto dy rrugë të ndryshme janë shprehje të të njëjtit botëkuptim, dhe kjo bën që vendosja e një regjimi socialist totalitar të konceptohet si një kërcënim gradual, pra rezultat i pashmangshëm i rritjes graduale të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Sipas kësaj logjike, çdo reformë që mund të afrojë ndonjë aspekt të ekonomisë amerikane me modelet europiane, trajtohet automatikisht sikur të ishte vetëm një fazë paraprake drejt totalitarizmit stalinist. Një konceptim i tillë, në kundërshtim me të gjitha përvojat e njohura botërore, është aq i ngulitur në elektoratin tejet të pasionuar të Tea Party, saqë merret i mirëqenë, pavarësisht nga fakti që s’ka bazë reale dhe s’ka ndodhur kurrë në historinë e botës. Këtu nxjerr krye një tjetër mit themelor i ndërgjegjes kombëtare amerikane: konsiderimi i eksperimentit amerikan si krejt të veçantë, dhe të shkëputur nga përvoja e shoqërive të ngjashme të Europës.
Duhet theksuar këtu se analiza historike nuk e vërteton pretendimin se ndërhyrja e shtetit shkakton ngadalësim të rritjes ekonomike dhe të Prodhimit Kombëtar Bruto (GDP) nëse shohim peshën specifike të shpenzimeve totale të qeverisë federale ndaj GDP. Në rastin e SHBA kalimi nga një nivel modest i ndërhyrjes (rreth 7 përqind të GDP në fillim të shekullit XX) në një nivel mesatar (rreth 30-35 përqind në vitet ’50) ndodhi pa shkaktuar ngadalësim në rritjen e GDP. Por argumentet më të mira vijnë nga përvoja e vendeve të tjera të OCDE (si Gjermania, Franca, Kanadaja, vendet Skandinave, Australia, etj.), të cilat krahasohen me SHBA nga niveli i zhvillimit ekonomik, por që janë edhe shumë më sociale se këto të fundit. Dhe për të kuptuar se si janë realizuar arritjet e tyre pa ndonjë efekt të dukshëm negativ mbi GDP faktori më domethënës është të shihet veprimtaria faktike e administratës shtetërore në secilin vend, dhe jo të krahasohet një kapitalizëm ideal dhe pa asnjë ndërhyrje shtetërore, dmth një kapitalizëm që s’ka egzistuar kurrë, me socializmin totalitar e kriminal të tipit Lindor. S’mund të krahasohet pra Amerika e sotme me ish-BRSS apo Korenë e Veriut, siç bën shpesh Tea Party, por vetëm praktikat reale midis vendeve të ngjashme demokratike. Nga ai krahasim del se në demokracitë e zhvilluara shpenzimet qeveritare nuk janë të kota, nuk e kufizojnë lirinë personale dhe nuk shkaktojnë varfërim të vendit. Në fakt, të dy anët e kësaj balance të mendimit ekonomik, edhe liberalët edhe konservatorët, zbatojnë politika pjesërisht të suksesshme, dhe prandaj asnjëra prej tyre s’ka epërsi të qartë lidhur me efektin mbi GDP. Por avantazhi i shteteve sociale qëndron në arritjet pikërisht në këtë fushë, pra në atë sociale, përtej faktorit thjesht ekonomik të GDP. Ndër drejtimet ku roli i shtetit ka rezultuar efektiv mund të rreshtojmë:
– koston më të ulët të shërbimit shëndetësor me anën e sistemeve universale të kontrolluara nga shteti, në krahasim me sistemin kryesisht privat të SHBA, ku kostot administrative janë shumë më të larta se p.sh. ato të Gjermanisë apo Kanadasë,
-koston më të ulët të programeve qeveritare të ndihmës për të varfërit, krahasuar me shpenzimet e mëdha të organizatat bamirëse private psh lidhur me mbledhjen e fondeve,
-shpenzimet e ulta administrative të mbledhjes së taksave krahas rritjes së llojit dhe masës së të ardhurave që tatohen. Edhe në vetë Shtetet e Bashkuara e tërë kostoja administrative e aparatit tatimor federal është vetëm 0.5 përqind e shumave të mbledhura, dhe kjo megjithë zhurmën që vazhdimisht dëgjohet kundër “burokracisë mbytëse federale”.
Atëhere përse sot në Amerikë flitet pothuaj kudo, dhe shumë më tepër se në Europë, vetëm për politikat e mosndërhyrjes dhe të shkurtimit të shpenzimeve (austerity)? Kjo i detyrohet në rradhë të parë faktorëve historikë të përmendur më lart, por edhe rritjes së ndjeshme të pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave që prej viteve ’70. Kështu p.sh. në totalin e të ardhurave të familjeve amerikane, pesha specifike e 1 përqindshit më të pasur, që kishte rënë gradualisht prej 1946, u rrit me 2.3 herë ndërmjet 1976 dhe 2009. Rritja e përqëndrimit të fuqisë ekonomike në më pak duar është shoqëruar doemos me rritjen e ndikimit politik të shtresës që dëmtohet më shumë nga shtimi i taksave, dhe kjo duket edhe në njëanshmërinë e debatit politik haptazi në favor të mosndërhyrjes.
Më në fund, prania e faktorit specifikisht amerikan të të Djathtës Fetare, ka bërë që çështjet ekonomike të spostohen në plan të dytë dhe që pozicionet konservatore të vishen me një farë autoriteti moral. Në terma praktike kjo do të thotë që një kandidat për në Kongres mund të jetë përkrahës i një politike të caktuar në favor të korporatave dhe kundër interesit të votuesve të shtresës së ulët në zonën e tij. Por meqë ky kandidat është njëkohësisht edhe kundër abortit e martesave gay, ai arrin të zgjidhet duke marrë edhe votat e shtresës në fjalë, sepse pozicioni i së Djathtës Fetare është që çështjet ekonomike janë dytësore në krahasim me ato të luftës kulturore. Në të vërtetë mbështetja e padiskutueshme nga ana e tyre e individualizmit të një tregu të lirë e të pakontrolluar është krejt në kundërshtim me parimet themelore të moralit kristian. Kjo përbën një veçori tjetër të angazhimit kristian në politikë në SHBA, krahasuar me Europën Perëndimore, ku partitë demokristiane kanë qenë kurdoherë për një rol aktiv të shtetit në zbutjen e plagëve të pabarazisë sociale, gjë që i pozicionon ata vendosmërisht në të majtë të homologëve të tyre amerikanë.
Polarizimi i debatit publik në SHBA mund të ilustrohet më së miri me betejën politike të nisur më 2009 rreth ligjit për kujdesin e përgjithshëm shëndetësor, të njohur me nofkën Obamacare, kur fryma e përçuar nga e djathta dhe nga Tea Party ishte se ky ligj përbën një afrim galopant drejt një sistemi totalitar. Kjo kur në fakt sistemi i Obamacare nuk është një sistem sigurimi shëndetësor publik, si në vendet e tjera të OCDE, por një shtrirje e sigurimeve private, me të cilin qeveria vetëm se e bën të detyrueshme që çdo qytetar të ketë një farë mbulimi, duke u ndaluar njëkohësisht siguruesve privatë të diskriminojnë ndaj aplikantëve varësisht nga gjendja e tyre shëndetësore. Por aq e madhe është frika e konservatorëve nga ky ligj, saqë edhe pasi ai është miratuar e ka hyrë në veprim, shfuqizimi i tij mbetet për ta objektivi primar, dhe pritet të jetë nga kuajt më kryesorë të betejës së ardhshme elektorale në nëntor, si edhe të asaj presidenciale më 2016.
Edhe në dy debatet e mëdha rreth rritjes së limitit të huamarrjes nga qeveria federale, më 2011 dhe më 2013, pozicioni i Tea Party ishte një shembull tjetër i intransigjencës politike. Kundërshtimi i tyre ndaj çdo lloj kompromisi çoi më në fund në krizën kushtetuese të tetorit 2013 kur qeveria federale e ndaloi pjesërisht veprimtarinë për më se dy javë, duke arritur në prag të pamundësisë për të paguar detyrimet e saj, me pasoja tepër të dëmshme qoftë për vetë ekonominë amerikane, qoftë për prestigjin dhe besimin që demokracia më e fuqishme e botës gëzon në tregjet financiare.
Një polarizim i ndjeshëm i debatit lidhur me rolin e qeverisë dhe të shtetit në ekonominë kombëtare (me fokus të veçantë në kujdesin shëndetësor), ka karakterizuar edhe fushatën e deritanishme kongresionale që nga mbarimi i primareve, dhe pritet të intensifikohet edhe më tej me afrimin e 4 nëntorit, datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Kuptohet që një ashpërsim i atmosferës politike në përmasa të tilla dhe të panevojshme nuk i shërben aspak mirëqeverisjes së vendit dhe është një tregues paraprak edhe për karakterin e fushatës së ardhshme presidenciale. Ky lloj animoziteti gjen pastaj në një farë mënyre rrugën deri në sallat e Kongresit dhe shpjegon ngecjet e vazhdueshme të punës së ligjvënësve dhe shifrën prej vetëm 9% të miratimit që forumi më i lartë i demokracisë amerikane gëzon në opinionin publik, duke përbërë një shembull jo inkurajues të (mos)funksionimit të kësaj demokracie.
*Autori është analist i Thesarit pranë Burroughs Payment Systems, Inc., në Plymouth, Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një karrierë të pasur profesionale që ka nisur me universitetin e Tiranës ku ka qenë pedagog i lëndës “Marrëdhëniet Ekonomike e Financiare Ndërkombëtare”, dhe më pas në Francë ku ka zhvilluar për disa vjet leksione në “Politikat Ekonomike” dhe “Reformat Monetare në vendet e Europës Lindore”. Është autor i kapitullit për Shqipërinë në raportin e parë gjithëpërfshirës për ekonominë e Mesdheut, botuar në Paris më 1992. Në Shtetet e Bashkuara ka vijuar të ushtrojë prej vitit 1997 profesionin e analistit financiar, si dhe të konsulentit tatimor për disa kompani.
**Ky emër rrjedh nga një incident në fillimet e Revolucionit Amerikan më1773 kur demonstruesit në Boston hodhën në det një ngarkesë të madhe çaji të importuar nga East India Company për të protestuar kundër taksës mbi çajin që sapo ishte vendosur nga parlamenti britanik.

Previous Post

Shteti islamik: Si ta luftosh, pa përsëritur gabimet e së kaluarës

Next Post

Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pse doganat japin 135 milionë euro më shumë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.