• Latest
  • Trending
  • All

Pse po bëjnë show prokurorët?

26/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse po bëjnë show prokurorët?

26/09/2014
in Opinion

Nëse ka një ndihmë të vërtetë për krimin, ajo është të tallesh me luftën kundër tij. Me sa duket në këtë kurth ka rënë edhe prokuroria shqiptare e cila duke iu përshtatur “politikës së fasadave”, po rend nga një show tek tjetri.

Disa muaj më parë, vetë kryeprokurori Llalla, bëri një deklaratë bombë, kur premtoi përpara publikut se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë do të ndryshonin të ardhmen europiane të vendit. Kaluan këta muaj dhe sërish kreu i akuzës u shfaq në një mbledhje në Bukuresht ku foli për zyrtarë të nivelit të lartë që janë nën hetim. Dhe ku jemi sot? Vetëm në nivelin e shfaqjes.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Këtë mëngjes shumë kolegë të mi shkëmbenin telefonata me njëri-tjetrin duke dhënë lajmin e bujshëm se zëra nga prokuroria po njoftonin më në fund, se do të deklaronin kapjen e “disa peshqve të mëdhej”.

Unë vetë gjatë kësaj kohe, ndërrova disa lokale, ku pashë me dhjetra njerëz që rrinin të ngjeshur përballë ekraneve të TV-ve me lajme, për të pritur atë që do të ndodhte. Pëshpërima e shtuar edhe nga rrjetet sociale, mori shumë shpejt formën e një ankthi popullor.

Grupet e xhirimeve u nisën drejt Prokurorisë, ndërsa njerëzit prisnin lajmin e bujshëm. Por, e gjithë kjo pritje e paralajmëruar përfundoi si mbarsja e malit që nuk pjell asgjë. U morën të pandehur dy deputetë periferikë të PS-së, me akuzën që tashmë e dinin të gjithë, atë të rrahjes së një kolegu të tyre. (Videon mund ta shikoni në: www.Lapsi.al). U mor gjithashtu i pandehur një deputet i opozitës për një ndërtim të konsideruar pa leje, të kryer këtu e një vit më parë.

Pyetjet që të vijnë në mend pas kësaj shfaqeje të shëmtuar janë disa. Me siguri ato i kanë ngritur edhe të gjithë ata njerëz që ishin sot në lokalet e paradites, me shpresë se do të dëgjonin diçka të re. Por ata panë edhe njëherë se si po luhej me ta. Me siguri edhe ata kanë pyetur ç’qe kjo gjë që na u paralajmërua me kaq zhurmë? Pse duhej ky pompim për disa çështje rutinë? Dhe mbi të gjitha: ç’është kjo lojë e shëmtuar që përsëritet kur jepen lajme për goditje edhe majtas edhe djathtas?

Edhe vëzhguesi më i pagdhendur e kupton se nuk kishte asnjë arsye që lajmi për marrjen të pandehur të Ndokës dhe Ndreut, të jepej së bashku me atë të Astrit Velisë. E po t’i shtosh kësaj edhe pak histori, se në po të njëjtën mënyrë është vepruar, edhe me shefin e INUK, Zyhdi Dajti që u mor i pandehur në të njëjtën kohë me kreun e inspektoriatit ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha, apo rastin e kryebashkiakëve të Vlorës dhe të Kamzës, e gjithë afera bëhet qesharake.

Prokurorët që kërkojnë të japin përshtypjen se po godasin dhe majtas dhe djathtas, në fakt nuk po qëllojnë askund. Kujdesi i tyre farmaceutik për të hetuar të dyja palët, fsheh në fakt frikën e tyre për të punuar realisht. Me këtë logjikë veproi prokuroria edhe në rastin e arrestimit të bujshëm të ish guvernatorit Fullani. Atëherë kur e panë se e kishin braktisur të gjithë, madje edhe ata që i hiqeshin si miq, prokurorët ndërhynë me një akuzë absurde, e cila vetëm në burg nuk mundej ta mbante. Edhe në këtë rast preokupimi i akuzës më shumë se çështja reale, ishte zhurma propagandistike që do ta rrethonte atë.

Pra, deri më tani, prokurorët shqiptarë kanë bërë vetëm show duke nisur që nga deklaratat e Llallës e deri tek aktet publike të njerëzve të tij. Nisur nga kjo shfaqje e shëmtuar, i kam ndjekur shumë kolegë të mi të flasin për një biznes të pastër. Për një prokurori që bën sikur godet peshq të mëdhej, sikur i hedh publikut ushqim me ambalazh të paprekshmish, për të realizuar në fakt një qëllim tjetër: lirimin korruptiv të peshqve të vegjël, që janë kthyer në një biznes të vërtetë për prokurorët.

Po, e kam dëgjuar mëse një herë këtë akuzë kohët e fundit, por të them të drejtën nuk më duket bindëse. Përtej teorive konspirative për ta, prokurorët shqiptarë deri tani janë treguar thjesht të paaftë, disa të pazot që iu është mbushur mendja të dalin në publik me mantelin e heroit që ka marrë përsipër të godasë krimin. Por, ky rol i ri, kjo tendencë për të dalë nga korridoret e errëta të zyrave të tyre, drejt një ballafaqimi me publikun, i ka bërë më të dukshme anët e tyre meskine.

Llogaritë e dobta për ekuilibre politike. Frikën për të goditur aty ku duhet. Mungesën e talentit për të bërë show. Ndaj të gjitha këto bashkë e kanë shndërruar luftën kundër krimit në një karikaturë, në një farsë ku zhurma e luftës me gjasme, shërben si një garanci më shumë, për të inkriminuarit e vërtetë.

Previous Post

Kërbaçi i shtetit ligjor

Next Post

Në mes të “vendimit ligjor” dhe “vullnetit politik”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Në mes të “vendimit ligjor” dhe “vullnetit politik”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.