• Latest
  • Trending
  • All

Pse Perëndimi duhet t’i kushtojë vëmendje krizës në Maqedoni? – Cloyes DioGuardi & Roland Gjoni

26/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Pse Perëndimi duhet t’i kushtojë vëmendje krizës në Maqedoni? – Cloyes DioGuardi & Roland Gjoni

26/09/2014
in Opinion

Rasti “Monstra” si paralajmërim

Përderisa vëmendja e politikës ndërkombëtare është përqendruar në lajmet mbi masakrat e përditshme të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, si dhe konfliktet në Ukrainë, Izrael dhe Gaza, kriza që po shpaloset në Maqedoni nuk po merr vëmendjen e duhur të Uashingtonit dhe Brukselit zyrtar. Për shumë vite, Maqedonia ka përjetuar tensione ndëretnike që e kërcënojnë të ardhmen e saj si shtet i brishtë shumetnik, mirëpo, elita maqedonase ka arritur ta bindë vetveten, popullin maqedonas dhe një pjesë të diplomacisë perëndimore se pengesa kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është bllokada greke. Tensionet e reja ndëretnike që pasuan dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve në rastin “Monstra” tregojnë se 13 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët ende ndihen të diskriminuar nga institucionet shtetërore të dominuara nga maqedonasit si drejtësia, policia shërbimet sekrete dhe ushtria.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Përderisa gjykatat më të larta e kanë mundësinë të korrigjojnë aspektet e dyshimta të gjykimit të rastit ‘Monstra’, protestat paqësore në Shkup dhe protestat vijuese të mbajtura në Shqipëri, Kosovë dhe në komunitetet e tjera shqiptare në Europë dhe ShBA – janë shenja paralajmëruese se pajtimi ndëretnik është punë e papërfunduar në Maqedoni. Protestat janë provë e freskët se shkaqet e konfliktit ndëretnik të 2001 që sollën Marrëveshjen e Ohrit ende nuk janë çrrënjosur dhe se burimi më i rrezikshëm i krizës së Maqedonisë nuk është bllokimi i Greqisë, por trajtimi i padrejtë që u bëhet shqiptarëve.

Rishikim i Marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht të 2001, partitë politike kryesore maqedonase dhe shqiptare, në prani të negociatorëve perëndimorë nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur. Marrëveshja synonte t’i jepte fund diskriminimit të shqiptarëve në shtetin e dominuar nga maqedonasit, brutalitetit policor, përfaqësimit minimal të shqiptarëve në administratë, si dhe t’i hapte rrugë përdorimit të gjuhës dhe simboleve shqiptare në institucionet publike. Edhe pse 13 gushti 2004, si datë e caktuar për zbatimin e marrëveshjes nuk u respektua, një numër ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese të kërkuara nga Marrëveshja e Ohrit tashmë janë miratuar. Përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe administratë publike është rritur ndjeshëm, nga 7% në rreth 29%; kufijtë e komunave janë riorganizuar duke e rritur numrin e njësive të qeverisjes lokale me shumicë shqiptare; përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe komunat me shumicë shqiptare garantohet me ligj dhe arsimi në gjuhën shqipe nga shkolla fillore në universitet financohet nga shteti.

Megjithatë, zbatimi i disa prej dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit nga elita maqedonase ka qenë i ngadaltë, i sforcuar dhe hera-herës ka shënuar kthim mbrapa. Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore vazhdon të shpërfillet në praktikë, ndërsa përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Qeveria qendrore vazhdon të diskriminojë komunat shqiptare, shpesh duke përdorur mungesën e fondeve apo teknikalitetet ligjore si arsye. Përfaqësimi i shqiptarëve në gjyqësor, si dhe në nivelet e larta të organeve të mbrojtjes, sigurisë, dhe forcave speciale policore vazhdon të jetë minimal, kinse për shkak të mungesës se “shqiptarëve profesionalisht të aftë dhe të kualifikuar”.

Lidershipi i Dështuar

Jeta politike në Maqedoni prej thuajse një dekade dominohet nga VMRO-DPMNE, partia kryesore maqedonase e udhëhequr nga kryeministri Nikola Gruevski, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e udhëhequr nga ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe partner i koalicionit qeverisës. VMRO dhe BDI kanë fituar çdo zgjedhje lokale dhe qendrore në dhjetë vitet e fundit, duke përdorur privilegjet dhe të mirat e pushtetit për të zgjeruar mbështetjen e tyre elektorale. Partnerët qeverisës kanë arritur të margjinalizojnë opozitën në komunitetet përkatëse, frikësojnë mediat e pavarura, kontrollojnë dhe përdorin një sistem gjyqësor të korruptuar dhe ia kanë dalë me sukses të pasurohen për vete dhe familjet e tyre. Kur u nevojitet, të dyja partitë nxisin retorikën nacionaliste, përderisa përpiqen të mbajnë një fasadë të demokracisë dhe përdorin një fjalor demokratik sa për sy e faqe që u shkon për shtat diplomatëve perëndimorë. Në vend që ta përdorin Marrëveshjen e Ohrit për zhvillimin e një shoqërie shumetnike në Maqedoni, VMRO dhe BDI e kanë kthyer atë në një instrument për shtimin e militantëve, kapjen e burimeve shtetërore dhe krijimin e një oligarkie dy-kombëtare (bi-nacionale) e cila është vështirë të çmontohet.

Nga ana maqedonase, frustrimi me pengimin që Greqia i bën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE po e shtyn një pjesë të elitës maqedonase ta projektojnë krizën e vet identitare tek të tjerët, duke e kërkuar “armikun e brendshëm” tek shqiptarët. Nga frika e pabesisë së shqiptarëve ndaj shtetit, politikanët maqedonas besojnë se rruga e duhur përpara nuk është ndërtimi i shoqërisë shumetnike, por stisja e një identiteti nacional përjashtues ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike jomaqedonase. Me një politikë dyfytyrëshe, VMRO nga njëra anë bashkëpunon me partitë shqiptare që janë gjithmonë të gatshme të ndajnë me të tortën e pushtetit dhe njëkohësisht përjashton çdo trashëgimi shqiptare dhe jo-maqedonase nga identiteti nacional. Synimet e elitës maqedonase për të shpikur një identitet ekskluzivisht maqedonas shpërfaqen qartë në projektin “Shkupi 2014”, që e ka kthyer Shkupin – një nga qytetet më multietnike të Ballkanit, në një paradë monumentesh e statujash që nuk kanë asgjë shqiptare. Në kohën kur sajohet një vazhdimësi e paqenë mes Maqedonisë antike dhe maqedonasve të sotëm, shqiptarëve u kërkohet të jenë besnikë ndaj shtetit maqedonas. Përjashtimi i shqiptarëve nga identiteti dhe trajtimi i tyre si “kolonë e pestë” është strategji kombëtare e destinuar për dështim.

Në anën shqiptare, protestat e fundit dëshmojnë se shumë shqiptarë ndihen të papërfaqësuar nga klasa politike. E lënë mënjanë, rinia e papunë po kthehet në shënjestër të lehtë për ekstremistët fetarë dhe aventurierët politikë që përpiqen të mbushin boshllëkun në lidershipin politik të shqiptarëve. Zhgënjimi në rritje me partitë politike shqiptare, bashkë me zbatimin shumë të ngadaltë të Marrëveshjes së Ohrit po i shtyn shumë shqiptarë drejt opsioneve radikale. Ndërsa ende nuk është e qartë shkalla e depërtimit të islamit radikal në shqiptarët e Maqedonisë, lidershipi i dështuar po ua mundëson grupimeve me frymëzime fetare të faktorizohen.

Si kurrë më parë, politika në Maqedoni është jofunksionale. Përpjekjet e VMRO dhe BDI për të ndarë të mirat e pushtetit në një shtet që sa vjen e bëhet më shumë maqedonas, shoqërohen me përplasje të vazhdueshme përbrenda kampeve politike përkatëse. LSDM, partia më e madhe opozitare maqedonase e ka bojkotuar Parlamentin që nga prilli 2014 dhe nuk pajtohet me VMRO për asnjë nga çështjet e mprehta me të cilat përballet vendi. Në anën shqiptare, BDI dhe PDSH e udhëhequr nga Menduh Thaçi, janë gjithashtu të mbërthyera prej vitesh në një politikë konfliktuale dhe joparimore. Prej kohësh, partitë shqiptare e interpretojnë rehatinë e tyre dhe të militantëve të tyre si mirëqenie e të gjithë shqiptarëve. Në vend që t’i bëjnë shqiptarët të ndihen komunitet shtetformues, ato i përdorin votuesit si numra për të forcuar pozitën e tyre në qeveritë me shumicë maqedonase. Dështimi i partive shqiptare që të artikulojnë një vizion të ri për shqiptarët në Maqedoni, po i largon votuesit nga klasa politike dhe nga institucionet e një shteti që vazhdon t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë. Pavarësisht problemeve të mprehta, përplasjet joparimore po e pengojnë zhvillimin e debateve serioze mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Perëndimi ka pjesën e tij të fajit për dështimin 13-vjeçar të Maqedonisë. Edhe pse regresi i demokratik dhe tensionet etnike janë dokumentuar gjerësisht nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, Brukseli e Washingtoni duket se e kanë harruar se Marrëveshja e Ohrit është një plan paqeje i garantuar ndërkombëtarisht për ta shndërruar Maqedoninë në një shtet funksional në shekullin 21 dhe jo një instrument për pasurimin e elitave politike. Ndërsa Maqedonia po kthehet me shpejtësi në një demokraci joliberale dhe rrezikon gremisjen drejt konfliktit të armatosur, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të mos mjaftohen me ruajtjen me çdo kusht të një stabiliteti sipërfaqësor në dëm të demokracisë funksionale dhe barazisë ndëretnike. SHBA dhe BE duhet ta ripërtërijnë zotimin e tyre si garantues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ta lidhin perspektivën e anëtarësimit në BE jo thjesht me zhbllokimin nga ana e Greqisë, por me zbatimin e plotë të Marrëveshjes, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit qeveritar dhe dhënien fund të përqendrimit të pushtetit tek një grusht politikanësh.

*Shirley Cloyes DioGuardi, analiste e politikës së jashtme, e specializuar për konfliktet nëBallkan dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane. Roland Gjoni kryen doktoraturën për Shkenca Politike në Kolegjin Universitar Dublin. Artikulli është botuar fillimisht në opendemocracy.org.

Previous Post

Basha në “Opinion”: “Rama e ka mbushur Veriun(por edhe Jugun) me kryekomunarë me rekorde kriminale”. Një tezë kjo e shprehur edhe më herët

Next Post

Faik Krasniqi: Institucionet krijohen nga shumica!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Faik Krasniqi: Institucionet krijohen nga shumica!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.