Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur në hapje për çështjen e ditës që është dhuna ndaj deputetit Strazimiri dhe më tej fakti që në Parlament ka deputetë me precedentë penalë. Parimisht Basha dhe opozita ka të drejtë në këtë çështje, pasi lista e deputetëve është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë. Ndaj edhe përgjegjësia e tij për rastin e Arben Ndokës, për të cilin është publikuar edhe një fletë lirimi nga burgu, shkon te kryeministri aktual.
Mirëpo Basha ka tentuar ta zgjerojë çështjen duke bërë një konstatim që ka natyrë provokative: “E ka mbushur Veriun, (por edhe Jugun) me kryekomunarë me rekorde kriminale”, tha Basha. Ky vëzhgim ka dalë në sipërfaqe edhe më herët dhe më konkretisht atë e ka konsumuar në një shkrim te vetin, opinionisti i gazetës “Mapo”, Alfred Lela.
Ja çfarë thotë ai ndër të tjëera në shkrimin me titull: “Maks Velos çi panë sitë…”. “Por Maks Velos, jugorëve, veriorëve, intelektualëve dhe paranojakëve, të gjithëve bashkë, u duhet kërkuar pak ndershmëri. Nëse u dhemb Shqipëria, domethënë edhe Veriu si pjesë e integritetit dhe identitetit të saj, si ka mundësi që nuk kanë ngritur thënë një fjalë. Për një denoncim të përditshëm të Partisë Demokratike, tashmë prej pothuajse dy muajsh për një deputet, dosjen inkriminuese të të cilit opozita e tund përditë para hundëve tona. Maks Velo pse nuk vë edhe kujën e kësaj në publik…
Po të rënët në atë marak të shkretë të unitetit, pse nuk e shfaqin opozicionin e tyre ndaj listës së deputetëve të Edi Ramës. I cili është përkujdesur, rastësisht apo diabolikisht, që një pjesë e përfaqësuesve të Veriut të jenë lalkrosa shumë e luigjgurakuqë aspak”.
















