• Latest
  • Trending
  • All

A do t’i kërkojnë ndjesë aleatët e enveristëve Papa Françeskut, për krimet e Enverit?

20/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

A do t’i kërkojnë ndjesë aleatët e enveristëve Papa Françeskut, për krimet e Enverit?

20/09/2014
in Opinion

Pak ditë më parë Gazeta “55” kishte pas shkrue për ngjarjen historike të vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë. Në atë artikull përmendej me emër kryetari i PPS-ë, si aleat zgjedhor i njërës nga të katër partitë enveriste, për thënien e tij në një intervistë, se “Enveri nuk dënonte më kot“, se “tradhtarët i dënonin gjykatat“, se „në atë kohë shqiptarët ishin të lumtur e në mirëqenie…“. Ky argument nuk ishte thelbësori në atë shkrim, për shkak të tematikës që ishte paksa e ndryshme nga kjo e sotmja; ndonëse u tha, në mënyrë të thukët, se gjykatat ishin një fasadë, meqë vendimet merreshin në partinë-shtet, që caktonte vendimin. Dhe gjyqi vetëm „legalizonte“ formalisht vendimin. Domethënë më parë merrej vendimi, pastaj gjykohej i pandehuri. Sipas kritereve të gjyqeve të Vishinskit, në B. Sovjetik stalinist.

Në artikullin e sotëm duam t’i kujtojmë qeverisjes sesa kundërthënës janë enveristët. Në Gjermani politikani demokrat Adenhauer, me vizion të ndritshëm demokratik, bëri ‘mea culpa’ të sinqertë dhe vuri kritere të shëndosha për penalizimin e propagandës pro naziste. Ndërsa te ne, u ngarkua për të bërë “pajtimin kombëtar” – pajtim i thënçin – Qosja, që e poshtëroi veten, me atë “causa comune” (ujdi politike) që të jetësohej “pajtimi” duke mëtuar që  të mos kërkohej ndjesë për krimet e enverizmit. Kuptohet se ai takim me ish-të përndjekurit politikë dështoi sa pa nisur…Kuptohet vetiu me atë Pajtim të njëmendët të A. Zogut,  me kundërshtarët e tij politikë, me  M. Ivanajn, që e bëri ministër të Arsimit, me F. Konicën që e emëroi Ambasador në Uashington, madje edhe me F. Nolin që mbajti qëndrim kur E. Hoxha vrau Llazar Fundon, me urdhër që të torturohej më parë, se të vritej. Zaí Fundo, ishte dhe mbeti antifashist gjer në grahmat e fundit të jetës. Komunistët e indoktrinuar nuk ia kanë bërë pyetjen vetes sesi i doli bursa E.H.-s në Monpelíe të Francës, pa kriteret e notës mesatare, të rrepta në atë kohë!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Për të respektuar temën e këtij artikulli, po japim edhe bibliografinë: U mbështetëm në librin e Fritz Radovanit, botuar në Melbourne (Australi), me titullin “Kleri katolik shqiptar përballë gjenocidit komunist të shek. XX (1944-1991)”. Një burim tjetër: Pjetër Pepa, “Mbi gjenocidin ndaj klerit katolik. Dosja e diktaturës”. Së fundi, “Ditari i një zemrës së lëndueme”, i Prenk Grudës. Është një episod që ka tronditur edhe Fritz Radovanin. Në librin e Radovanit jepet kjo ngjarje që vërteton sesi i merrte urdhrat E.H.-a nga Jugosllavia e Titos për masakrimin e kulteve të fesë te ne por, veçanërisht, për fenë katolike dhe për prelatët e  kësaj feje. Në foton e Papa Gjon Palit II me Nënë Terezën, jepen fjalët e arta të Papës: “Historia ende nuk ka njohë atë që ka ngjarë në Shqipëri. Pra, të dashur shqiptarë, drama juaj duhet me i interesue të gjithë kontinentit europian. “Është e domosdoshme që Europa të mos harrojë. Ajo që ka ngja në Shqipëri, nuk është pa kurrë në historinë e njerëzimit Është e domosdoshme që Europa mos t’ju harrojë” – përforcon thënien e vet Papa Gjoin Pali II.  Ardhja në vendin tonë e Papa Françeskut, duhet parë edhe në këtë vështrim. Në ballinën e librit të Fritz Radovanit jepet pamja e rrënojave të Kishës Katolike të Vaut të Dejës, në shkurt të vitit 1969. Duhej të ishte një monument  kulture, sepse i përket sh. XIII. “Mendohet se ka vënë kurorën Skënderbeu me Donikën,- sipas autorit.
Tani vijmë te 20 shkurti i vitit 1946, në Ditarin e Prenk Grudës. Po e paraqes shkurt, madje në standard: << Profesor Kolë Shiroka e ka gruan ruse. Ajo është përkthyese pranë E. Hoxhës për gjuhët ruse dhe serbe. Kola ka besim të plotë tek unë dhe më tregoi se e shoqja, me 100 porosi për ta ruajtur të fshehtën, më tha se ç’ka sajue Beogradi kundër klerit katolik në Shqipëri. Ambasadori jugosllav, në një vizitë Enverit, i ka thënë këtij, kur ky ishte mburrë për vrasjen e Patër Anton Harapit, se “i gjithë kleri katolik është Patër Antonë, prandaj kam ardhë me porosi prej Beogradit që, me çdo mjet, duhet me i likuidue  të gjithë, sa më parë.”. Kah më fliste Kola për këtë katastrofë, na shpërthyen lot të dyve, jo nga ligështia, por për kushtet tragjike të Shqipërisë. Dhe nuk mundemi me ba asgjë, veçse me u përvëlue në zemër. Përse Enveri qenka i gatshëm me u ba vegël serbe kundër shqiptarëve dhe vetë serbët nuk veprojnë kështu me klerin e tyre, sido që gjatë luftës përgjithësisht ka pas qenë me çetnikët? >> (Faqe 184 e librit të cituar).

Me të thënë, me të bërë. E nisim me kushtimin e Radovanit: “Ky libër botohet në shenjë Nderimi për Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun, i cili ka thënë se Shqipëria është vendi i parë europian që Ai ka në plan të vizitojë në shtator, për me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm. Autori, Melbourne, korrik 2014.”.  Dhe, në faqen përbri, nën foton e një dere të Kishës: “Kurrë… mos e harroni këtë derë! ( me shkronja kapitale)”. Më pas, me shkronja të zakonshme: “Është dera e burgut të Kishës së Fretënve në Shkodër…Burgu më i mnershëm në gjithë Lindjen Komuniste Europiane. Nga kjo Derë, në vitin 1946, Sigurimi i Shtetit futi armët…” (tinëzisht, për t’ua ngarkuar fretërve katolikë ‘fajësinë’ e një krimi të sajuar).

Me kapërcim faqesh, arrijmë te f. 17. Në secilën prej faqeve në vijim,  paraqiten nga tri foto me përshkrimin e vdekjeve nën tortura, gjer në faqen 32. 42 viktima të terrorit komunist. Disa prej tyre: D. Lazër Shantoja, D. Ndr Zadeja, At Anton Harapi, At Gjon Shllaku, Nikoll Gazulli, Imzot Nikoll Deda, Imzot Vinçenc Prenushi, etj. Për shembull: Shantoja: sharruar këmbësh me sharrë zdrukthëtari… etj. Në f. 38 tregohen emrat e më shumë se 40 vetave, pjesëmarrës në torturat.  Në f, 40-41 : një numër më i madh të viktimave të klerit katolik.., me emër e mbiemër… Po ashtu edhe në faqet 43-44.  Në faqen 50, viktima të tjera. Në f. 54, si në një cikël mortor, paraqiten fotot e tjera, pas të cilave përshkruhen torturat…

Në “dosjen” e Pjetër Pepës, kemi të njëjtën tematikë të përzishme. Duke lënë mënjanë figurat që treguam, për të mos rënë në dyzim, shohim disa të tjera:  -‘Atë Gjon Karmën, e  gozhdojnë në  një  arkivol. Mezi merrte frymë nga një vrimë e rastit. Mendonte se po e varrosnin ashtu për së gjalli’. -‘Dom Ndre Krroqin e fusin në një thes dhe e rrihin aq egërsisht sa i thyen kockat. Jetoi i paralizuar, vdiq me një këmbë të prerë.’ -‘P. Serafin Kodes i  fusin gishtat në fyt dhe i nxjerrin gurmazin, në Lezhe. Vdes në torturë. Ishte 54 vjeç’. -‘Pader Bernardin Palajn, një ndër folkloristët e mitologët më të mëdhenj shqiptarë, pasi e torturuan marrëzisht, e lidhën me tel të ndryshkur në të dyja duart. Nuk ia zgjidhën për muaj, gjersa iu helmua gjaku e iu shpif tetanosi.  Vdiq rreth 50 vjeç’. -‘Dom Mark Gjanin e varën në shtyllë dhe e  rrihnin sa të mundnin. Pasi dha shpirt, trupin ia hodhën në përrua, për ta ngrënë qentë e fshatit Shpal- Mirditë. Ishte 36 vjeç’. -‘Dom Simon Jubanin një herë e rrahën aq fort, sa ia thyen të gjithë dhëmbët. Ai, me humorin e tij të  hollë, i mbuluar me gjak në fytyrë, i tha kriminelit hetues: – ”E kam ditur se je xhelat, por se qenke dhe dentist, nuk ma kishte marrë mendja!”. Lexoheni këtë e do të llahtariseni: – ‘Motër Marie Tucin  në gjysmë të trupit e shtinë në një thes, ku kishte brenda edhe dy mace. E rrahën egërsisht, macet tërboheshin dhe e shqyejnë me thonj. Kështu, gjersa Maria dha shpirt. Ishte rreth të 20-tave’. -‘Padër Zef Pllumi kujton: “Kam kryer 14 vjet burg e 23 vjet internim, gjithsej 37 vjet. Nga lodhja e mungesa e ushqimit, kanë vdekur mjaft klerikë. Njëri më vdiq në krahët e mi, ndërsa po bisedonim. Një tjetër dha shpirt kur po flinte afër meje. Në mëngjes e gjetëm të vdekur…”. ‘Imz. Zef Simoni tregon: “Të burgosurit i nënshtroheshin korrentit elektrik. Goja e tyre mbushej me kripe dhe i detyronin të gëlltitnin  ilaçe   helmuese për sistemin nervor. Klerikë të tjerë i varnin, disave u prisnin kryet, apo i mbytnin ndër këneta. Këneta e Vloçishtit kishte përmbytur kushedi sa viktima’.

Po e ndërpresim listën e gjatë të terrorit komunist, për të mos rënë në një melankoli nga e cila shumëkush do të sëmurej. Me përjashtim të njerëzve të pashpirt, sadistë! Së paku, do të kuptohet se cili ka qenë E. Hoxha dhe përse populli, i revoltuar, ia hoqi statujën nga piedestali, duke shpërfillur tanket e Ramiz Alisë dhe qentë e kufirit…

Post Views: 50
Previous Post

Analizë/Jemi në post Iliridë

Next Post

Papë “të panjohur” për shqiptarët

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Papë “të panjohur” për shqiptarët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.