• Latest
  • Trending
  • All

Analizë/Jemi në post Iliridë

20/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Analizë/Jemi në post Iliridë

20/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Më kujtohen kohët e pas ‘90-ave me amulli të theksuar, të shoqërisë pos komuniste jugosllave ku e ardhmja e të gjithëve, por sidomos e shqiptarëve ishte totalisht e paqartë. Më kujtohet shumë mirë ajo mungesa e shpresës dhe mundësive dhe më keq ende mungesa e dritës në fund të tunelit për një brez të tërë që nuk shikonte asnjë të ardhme, dhe ku e vetmja zgjidhje dukeshin kufijtë.

Ishte koha kur kufijtë viheshin gjithandej. Ishte koha kur shqiptarët në rajon, sidomos ata në Kosovë, kërkonin me ngulm kufijtë e tyre, ishte koha kur edhe shqiptarët e Maqedonisë dolën me idenë e Iliridës, e cila brenda kufijve do të duhej të sillte zhvillim dhe përparim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Historinë të cilën e jetojmë dëshmitar jemi të gjithë. E dimë se si ecën gjërat dhe si u krijuan shtete e reja në Ballkan, dhe si u përcaktuan fatet e shqiptarëve të Maqedonisë.

Tashmë pas më shumë se një dekade të Maqedonisë së re, e krijuar si rrjedhojë e Marrëveshjes së Ohrit po del në sipërfaqe sërish një ide e vjetër për të shpallur “Iliridën”.

Kjo ngjarje ndonëse për mua pa bazë të fuqishme në terren, dhe pa dashur ti jap ose marrë  peshën që e ka, tregon dy fenomene të rëndësishme të shoqërisë në Maqedoni sot.

E para ka të bëjë me shterpësinë e klasës politike e cila nuk arrin të sjellë ide të reja politike dhe si e tillë ajo riciklon ide të “djegura” tashmë. Dhe e dyta mungesën e gjeneratës tjetër, e brezit të ri si politik i cili do të duhej tashme të kishte artikuluar vizione të kohës pas të cilave do të ngjalleshin debate.

Mungesa e kësaj mendësie të re politike, e cila do të duhet të vinte edhe për arsye biologjike por edhe si arsye e zhvillimit shoqëror, krijon hapësira për hedhje në debat ide të vjetra.

Prirjet e sotme gjeopolitike si në rajon ashtu edhe më gjerë parashikojnë bashkëpunime të fuqishme e deri tek unione të caktuara që nënkuptojnë se njerëzit minimalisht jetojnë nën rregulla të njëjta e deri tek ligje strikte që janë njëlloj e që miratohen nga parlamente të vendeve të ndryshme.

Maqedonia, ashtu si dhe shumë vende të tjera, edhe pa qenë formalisht si pjesë e grupimeve apo unioneve, ka një sërë ligjesh që janë në përputhje me vendet e tjera. Kjo relativizon konceptin e kufijve.

Nën një tendencë të tillë, ndonëse me probleme për momentin për shkak të klasës politike, sidomos ajo maqedonase që frenon këto procese, idetë për kufij të rinj vetëm sa do të krijojnë barriera dhe ndalesa shtesë sidomos për shqiptarët. Shqiptarët e një brezi tjetër të cilët janë të rritur me realitet virtual as që mund ta perceptojnë këtë ide politike me realitet fizik.

Në vend që idetë të reja të nxisin politika me dije dhe aftësi, ku hapësirat e kohës së sotme sjellin mundësi për tej kufijve, u rikthehet ideve të vjetra, që edhe kur ishin në “modë” nuk u zbatuan sot.

Në një kohë kur klasa politike ka banalizuar veten aq shumë, sigurisht që gurgullimat dhe vlimi i shoqërisë “poshtë” tyre do të sjell lloj-lloj idesh dhe nismash. Dhe jo rastësisht shohim shfaqjen e tendencave fetare, nisma për subjekte të reja politike, orientime të çuditshme e deri tek idetë dhe risjella e “Iliridës”.

Por ajo që u duhet sot shqiptarëve të Maqedonisë është një frymë e re si me njerëz ashtu dhe me mendësi. Oferta politike që ti përkasin realiteteve që përkojnë me nevojat e njerëzve dhe për tej interesave të klasës politike.

Shqiptarët sot janë pjesë e qeverisë, drejtojnë institucione dhe buxhete, janë Ministra e deputetë, drejtorë e kryetarë komunash dhe marrin vendime për gjithë Maqedoninë, për shqiptarë dhe përtej. Një realitete që as që mendohej kur u shfaq ideja e Iliridës. Në fakt kjo ide duhej të realizonte atë që sot shqiptarët arrijnë ta bëjnë. Qoftë edhe ne dukje.

Dhe sigurisht këtu del problemi.

Nëse ky rol është fiktiv, (që shpesh është) atëherë është krye këput për shkak të paaftësisë. Paaftësisë që gjenerohet nga zgjidhjeve dhe zgjedhjeve që bën politika, për shkak të mungesës të vizionit se ku duan ta çojnë shoqërinë dhe për shkak të fokusit tek vetvetja.

Por dëshpërimi nga kjo klasë politike që sa vjen e bëhet më shumë evidente, nuk do të duhet të çojë shoqërinë në ide të skaduara. Aq më shumë të cilat do të sjellin paqartësia, sepse kjo klasë politike s’ka kapacitete më shumë, me ose pa Iliridë ne do të jetojmë këtë frymë që dominohet nga paaftësia.

Prandaj ka ardhur koha që shqiptarët të shohin përtej kufijve dhe ideve së tkurrjes së tyre, kjo në të gjitha kuptimet e mundshme. Tkurrje dhe mbyllje në vetvete duan vetëm ata që s’kanë guxim të përballen dhe s’janë të sigurt se mund t’ia dalin përballë të tjerëve. Një sërë normash ligjore por dhe realitete gjeopolitike janë aq në favor të shqiptarëve sa idetë e vendosjes së kufijve për veç se i përkasin një periudhe të një veprimi politik i cili tashmë është tejkaluar, do ti bllokonte edhe më shumë ata. Pikërisht recidivët e ideve të tilla, që reflektohen me mbyllje, si në klane partiake e lidershipe të ngurta e deri tek territore të ndryshme qoftë krahinore, në qytete apo dhe të tjera si Ilirida, sjellin këtë pejzash të klasës së sotme politike.

Vizionet politike moderne të shqiptarëve sot duhet të jenë përtej kufijve, si mendor ashtu dhe gjeografik. “Betejat” e realitetit të sotshëm janë me aftësi dhe me dije, janë në hapësira dhe terrene social, kulturor, ekonomik përplot mundësi pa kufij, ku nëse synohet ndonjë “dominancë” ajo nuk mund të arrihet me mbyllje dhe tkurrje të radhës të shqiptarëve. E aq më pak me paaftësinë që sundon e sundon. Nuk janë më zgjidhje kufijtë, por shembja e tyre me metoda dhe mënyra të kohës, të cilat udhëhiqen vetëm nga dija dhe arsimi. Jemi tashmë në post Iliridë.

Post Views: 57
Previous Post

Pak Papë do ta kemi. Po Zotin?!

Next Post

A do t’i kërkojnë ndjesë aleatët e enveristëve Papa Françeskut, për krimet e Enverit?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

A do t’i kërkojnë ndjesë aleatët e enveristëve Papa Françeskut, për krimet e Enverit?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.