• Latest
  • Trending
  • All

2 Prilli 1991 dhe 21 Janari 2011, dy krime-masakra shtetërore të pazbardhura

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

2 Prilli 1991 dhe 21 Janari 2011, dy krime-masakra shtetërore të pazbardhura

17/09/2014
in Histori, Opinion

Nga As. Dr. Selim Meneri

  Rrugëtimi ynë drejt demokracisë do të jetë ende i penguar sa kohë që shteti dhe institucionet e tij nuk janë plotësisht të distancuar, jo vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me akte institucionale, veprime të përgjegjshme ligjore, të ndarë me thikë nga bota e krimit. Ende këtë vend e mbajnë peng krime me përmasa masakrash, që janë kryer nga shteti, nga piramida në majë të tij dhe kanë mbetur dosje të harruara, të mbuluara nga pluhuri dhe retorika podiumale. Flitet shumë për rrethin vicioz ku përpëlitet drejtësia shqiptare nën tutelën e politikës bunker, por nuk mund të ndodhë një çlirim i organeve të saj, pa vënë nën përgjegjësi ligjore fajtorët në majën e politikës së mbrapshtë, që ushqejnë me akte sindromike mbijetesën e drejtësisë së padrejtë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Dy dosje të krimit shtetëror mbajnë peng realitetin e presupozuar demokratik në Shqipëri, duke bërë që njerëzit të humbasin besimin e tyre tek drejtësia, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë nën presionin e fortë të politikës inatçore dhe të llogoreve neokomuniste. Dosja e pare është ajo e 2 Prillit 1991, ku mbetën të vrarë katër dëshmorë të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka e Nazmi Kryeziu dhe dosja ende e freskët e 21 Janarit 2012, ku tytat e nxehta të armëve të dala nga frëngjitë e Kryeministrisë, vranë ditën për diell katër demonstrues.

  Për të rënët e 2 Prillit janë bërë memoriale, janë dhënë tituj e medalje, por e vërteta nuk u zbardh kurrë, krimi mbeti i paadresuar, duke iu faturuar klasës ish komuniste, por protagonistët e të cilës, megjithë zhurmën e bujën e oborrit blu, gjatë këtyre njëzet e tre viteve, nuk rezultuan të implikuar në këtë krim shtetëror!  Drejtësia nuk i ka vënë kurrë pikat mbi “i” mbi këtë krim të rëndë me përmasa politike dhe shtetërore, siç nuk ka vënë pikat mbi “i” mbi shumë dosje të krimit të organizuar, duke bërë që shqiptarët t’i përjetojnë organet e drejtësisë jo si mekanizma të së drejtës, por si ingranazhe të “djallit”, të padrejtësisë së ngritur në sistem.

Më shumë se prova e fakte, në lidhje me masakrën e 2 Prillit 1991 kanë qarkulluar tash e sa kohë barsoleta, sajime kafenesh, alibi të pushtetarëve, që janë ndier komodë në revanshin e tyre shpatëzhveshur, duke pasur si një nga qindra pretekstet edhe ngjarjen e rëndë të atij fillim Prilli të largët në Shkodër. Aktorët pjesëmarrës dhe dëshmitarët okularë nuk janë thirrur në kohë nga drejtësia, ndërkohë që janë larguar në drejtim të paditur, duke bërë që kjo dosje të mbulohet me pluhurin e trashë të indiferencës fatale të një kohe të papërgjegjshme.

  Lidhur me dosjen e 21 Janarit, po mbushen katër vjet që kur tragjedia u projektua dhe u realizua në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, gjatë një demonstrimi të ish opozitës socialiste. Edhe pse ata që demonstronin me aq tone të forta proteste (dhe me të drejtë) sot janë në pushtet, hija dhe misteri i asaj dite të kobshme nuk janë zhdukur. 21 Janari nuk mund të jetë një dosje e mbyllur, për sa kohë që krimi nuk është zbardhur dhe dy kahjet e politikës vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën. Kahu që u detyrua nga vota plebishitare të lerë pushtetin, nuk ka asnjë argument, përveç retorikës së radhës. Megjithatë drejtësia ende nuk ka thënë fjalën përfundimtare për çfarë ndodhi në demonstratën e 21 Janarit. E ashtuquajtura e “Premtja e Zezë” e Shqipërisë ende nuk ka emra fajtorësh, nuk janë zbardhur emrat e atyre që shkelën këmbëzën e automatikëve, nuk janë mbyllur në dosje emrat e atyre që urdhëruan masakrën. Drejtësia është ende larg zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje dramatike, duke lënë pas shumë pikëpyetje, enigma dhe mister.

Një komision hetimor parlamentar u lind e u etiketua nga ish opozita e djeshme si një krijesë e paligjshme e qesharake dhe nuk prodhoi asgjë serioze, vetëm gradimin e kryetarit të tij në postin e Ministrit të Drejtësisë. Sot, disa vite pas masakrës, kur ish opozitarët janë kthyer në pushtet, ka vetëm një numër demonstruesish të dënuar nga drejtësia dhe asgjë më shumë. Në kohën kur ndodhi, 21 Janari dukej si një makth që nuk mund të na ndodhte sërish ne, nuk mund t’i ndodhte shqiptarëve, dukej diçka e pabesueshme; turmat e irrituara thërrisnin për drejtësi; lëvizja e turmave shoqërohej me britma, vrapime me panik dhe kthime sërish para Kryeministrisë. Skenat transmetoheshin direkt në të gjitha televizionet, por tmerri dhe paniku ishte më i madh tek ata që ishin në shesh, tek demonstruesit. Dhe më pas, në kohën kur njerëzit po largoheshin e mendohej se gjithçka mbaroi, të shtënat tmerruan demonstruesit. Pastaj, një njeri u shtri përtokë, pas tij një i dytë, ndërsa dikush nga mesi i turmës thirri me zë të lartë: “Na vranë”. Trupi i një 40-vjeçari u mor në krahë nga disa burra, ndërkohë që në gjoks i dukej një vrimë plumbi, pasi këmishën e kishte gjysmë të zbërthyer. “Po na qëllojnë me plumba të vërtetë”, tha një tjetër. E ashtu ndodhi, atë ditë u vranë tre demonstrues, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pak ditë më vonë, ndërroi jetë në spital edhe Aleks Nika, i cili kishte marrë një plumb në kokë. Jo pak të lënduar pati dhe në radhët e policisë, që u përball me agresivitetin e demonstruesve të zemëruar.   Ajo çfarë ka ndodhur është thënë e stërthënë në mediat televizive e shtypin e shkruar, por personazhet që kanë ndodhur aty me shërbim, mund të hedhin dritë mbi të vërtetat në hije të asaj dite. Njëri prej tyre, Alban Ibërhasaj që ka qenë me 21 Janar në detyrë si nënoficer i Sigurisë së Jashtme të Selisë së Kryeministrisë, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës, për të dëshmuar për këtë ngjarje. Të gjithë ish nënoficerët, oficerët dhe punonjësit e Gardës që ishin me shërbim atë ditë duhet të japin dëshminë e tyre, me përgjegjësi ligjore, që dosja e 21 Janarit të mos mbulohet nga pluhuri, harrimi dhe keqpërdorimi politik. Po kështu duhet të japin versionin e tyre ish deputetët e opozitës së asaj kohe, gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët, që mund të cilësohen heronj të asaj dite kobzezë, pasi ia dolën të informonin me vërtetësi mbi tragjedinë e 21 Janarit, përkundër korit pushtetar që fliste për “puçe shteti” e “grushte shteti” fantazëm.

Kanë kaluar njëzet e tre vjet që kur ndodhën vrasjet e 2 Prillit në Shkodër dhe drejtësia asnjëherë nuk e ka thënë fjalën e saj, të plotë dhe pa ekuivoke se çfarë ka ndodhur atë ditë të largët, në fillimet e një udhëtimi të vështirë të shqiptarëve drejt demokracisë së munguar.  Por akoma e trishtë është dosja e 21 Janarit, kur tytat e nxehta të armëve dolën nga selia e Kryeministrisë dhe askush nga ata që projektuan dhe realizuan këtë masakër nuk është dënuar.  Po mbushet një çerek shekulli që kur ne shqiptarët, pas një nate të gjatë pesëdhjetëvjeçare, nën thirrjet “liri-demokraci”, rrëzuam muret e izolimit të gjatë e të lodhshëm, idhujt e rremë të një kohe absurde dhe ndërmorëm kursin e ndryshimit të madh politik drejt Europës. Kryedeviza e shoqërisë së re e të hapur ku u përfshimë ishin dhe mbeten të drejtat njerëzore, garantimi i tyre kushtetues, juridik dhe veprues në të gjitha shtrirjet e funksionimit të demokracisë dhe të pushteteve në Shqipëri. Por ende sot, pas më shumë se dy dekadash, të drejtat e njeriut janë nën vëzhgimin dhe presionin e grupeve të interesit, pranë Oborreve partiake; moszbardhja e dosjes së 2 Prillit 1991 ku u vranë katër persona, midis të cilëve njëri ishte lider politik i së djathtës në kryeqendrën e veriut, dhe ajo e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër demonstrues, është kulmi i këtij neglizhimi institucional, janë krime shtetërore që akuzojnë.

Ajo që ka ndodhur këta njëzet e ca vjet dhe që vijon të ndodh me një simetri gërricëse ndaj të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, provon se tranzicioni i tejngarkuar dhe tejet problematik në vendin tonë ishte dhe mbetet një iluzion pa krye e pafund, mbushur me pritje e shpresë, me premtime e zhgënjime të njëpasnjëshme mbarëpopullore, por veçanërisht “njolla të e zeza”, njolla ulëritëse dhe paditëse janë këto dy tragjedi të mbetura pa autorë.    Më në fund, duket se ka një tendencë hapjeje dhe përgjegjshmërie të institucioneve të larta ndaj qytetarëve të këtij vendi; heqja nga ana e Kryeministrit Rama, të murit mes selisë së Kryeministrisë dhe rrugës nga kalon populli është një heqje e drejtë, me një simbolikë të fortë, që premton një mënyrë të re të drejtimit të vendit. Por kjo nuk mjafton, pa u zbardhur plotësisht dosja e 21 Janarit, asaj dite të zezë kur derdhën gjakun katër demonstrues të pafajshëm…

Previous Post

Dikush me shami mbulon vetëm kokën, kurse dikush e ka të mbuluar trurin edhe pse nuk bart shami

Next Post

Padrejtësia brenda të drejtës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Padrejtësia brenda të drejtës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.