• Latest
  • Trending
  • All

Të mjerët (Les Misérables) e ditëve tona

18/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 23 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Të mjerët (Les Misérables) e ditëve tona

18/08/2014
in Opinion

Delvina KËRLUKU

Ҁështja dhe përdorimi i nacionalizmit në kushtet aktuale ekonomike-politike në Maqedoni, është aktiviteti dhe dobia më e lehtë e çastit. Duke ditur këtë fakt, liderët e disa partive politike, nuk prajnë duke i fryrë këtij zjarri, që sot u duket se i ngroh. Ata harrojnë faktin tjetër edhe më të padiskutueshëm, se ky zjarr nesër, apo më së voni, pasnesër, ata, frymëzues qofshin apo zbatues, do t’i djeg. Plagët që do marrin, do kërkojnë një shërim shumë afatgjatë. Këtë e ka dëshmuar historia, bile edhe shumë e afërt (rasti Milosheviq). Por, kokat që kanë marrë erë, s’e dallojnë erën e keqe të kësaj gjelle. Ata s’kanë mësuar gjë nga historia. Si duket, janë bindur se janë arkitekt të kësaj godine që s’kanë ç’i bëjnë furtunat që i mbjellin. Hegjemonët, farën e tragjedisë e mbjellin të parët dhe e korrin të fundit. Por, gjithsesi e korrin. Liderët e kësaj politike, gjenden në një udhë pa krye. Bile, me sa duket, ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk duan ta kuptojnë, meqë kthimi prapa gati-gati u duket i pamundshëm pas gjithë atij rrugëtimi të gjatë e të mbrapsht. Sado aluzive që mund të duket, shigjetat dhe shigjetimet janë fare të qarta.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Qeverisja në një shtet multi etnik kërkon mjeshtri, talent, njohuri, tolerancë, drejtësi, barazi. Kërkon shkathtësi udhëheqjeje të një shkalle të lartë, bile shumë të lart. Shmangia  nga këto postulate, ngadalë por sigurt, degjeneron në diktaturë. Në fillim ky lloj qeverisje duket joshës, meqë ta miklon sedrën, ta rrit vetëbesimin. Me një fjalë të trimëron, edhe pse ti nuk ke asnjë kapacitet e vlerë për ta mbështetur, përveç fuqisë së pushtetit, fuqi e cila mbështetet në një verdikt, të cilin elita (pushtetare ose partiake), nuk e dirigjon gjithmonë. Këto elita, në fillim i flijojnë të tjerët (më të pafuqishmit, pakicat, të varfrit, etj.) dhe, në fund, bëhen viktima të veprës së tyre, duke shkaktuar më parë një gjendje të mjerë ekonomike, sociale, morale dhe besimi. Kur e them këtë kam parasysh ligjet ekonomike, por edhe ato morale.

 Këtë bindje ma përforcoi ndjesia e dorëzimit të çmimit Oscar, të cilin çmim, vitin e mëparshëm, e mori filmi “Të mjerët”, bazuar tek motivet e romanit shumë të njohur, me të njëjtin titull, të shkrimtarit francez edhe më të njohur, Viktor Hygo. Patjetër që do pajtoheni se motivet sociale-ekonomike të kësaj vepre ngjasojnë me ato të vendit tim, bile edhe më gjerë.

Ngjarja është e vendosur në Francën e shekullit 19-të dhe flet për një histori dashurie, mbi pasionin, sakrificën dhe mbijetesën e shpirtit njerëzor. Personazhi protagonist Zhan Valzhani, ndiqet tërë jetën nga polici i pamëshirshëm, Zhavert. I pashpresë brenda mureve të qelisë, ia del të arratiset nga burgu dhe strehohet tek prifti human, i cili e pranon në tempullin e Zotit. Ballafaqimi me mjerimin dhe pashpresën, ValZhanit ia rrit besimin te Zoti, si të vetmin shpëtimtar të njeriut dhe shoqërisë.

E shpalosa këtë histori, që nuk ka mbaruar së frymuari, por në trajta dhe mënyra të tjera, por me të njëjtën përmbajtje. Edhe njëherë përsëritem t’u them elitave, që kanë fatet e njerëzve në dorë, se koha kohon me jehonën e zhurmës dhe përmbajtjes së ngjarjeve franceze, të cilat i përfolëm më sipër. Dua të theksoj, se koha e Zhan Valzhanit, znj.Helena Carter, Zhavertit dhe një galerie të tërë, në njëfarë mënyre, po troket në portën e jetës tonë, të fatit tonë. Këta personazhe dhe kjo dhe ajo kohë, janë gjallë. Janë aq të gjallë e të vërtetë, sa mund t’i prekim çdo ditë. Profesioni më shtyn t’u besoj ligjësive të ekonomisë, që kanë derivatet e tyre. Dhe lind pyetja: a mund t’i dilet kësaj të keqe përpara, që të mos agravojë më shumë, që plaga të mos bëhet shndërrohet në gangrenë. Dhe përgjigjja është kjo: Mundet, por duhet guxim, dije, drejtësi, moral gjatë investimeve dhe shpërndarjes së të mirave materiale, të cilat i krijojmë së bashku. Në këtë mënyrë gjendet shoqëroria dhe fatet e personazheve, siç janë Zhan Valzhani, Helena Carter, Zhaverti, jo se nuk do t’i kemi, por do të jenë më të pakët!

Dhe, që të mos keqkuptohemi: nuk po kërkoj ndonjë përmbysje, revolucion.., por një evolucion pak më i përshpejtuar, do të pajtoheni me mua, do t’i bënte mirë shëndetit të shoqërisë sonë, e cila vuan nga më shumë se një sëmundje.

Të mjerë janë ata, vërtet, që bien preh e sistemit dhe pushtetit  që e krijojnë vetë.

Post Views: 90
Previous Post

Bota në prag lufte? Vetëm 11 shtete në botë nuk kanë konflikte

Next Post

Rama: Sesioni i ri, reformë rrënjësore në drejtësi e antikorrupsion

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Rama: Sesioni i ri, reformë rrënjësore në drejtësi e antikorrupsion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.