Kryeminsitri komenton deklaratën e presidentit Nishani për kthimin e tre ligjeve për rishqyrtim në Kuvend
Kryeministri Rama reagoi përmes një mesazhi në Facebook lidhur me deklaratën e presidentit për kthimin e tre ligjeve në Kuvend. Kryeministri Rama shprehet se pavarësisht qëndrimeve të presidentit, mazhoranca e majtë është e vendosur të çojë deri në fund reformën në drejtësi. “Sesioni i ri sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë dhe thellimit të reformave antikorrupsion në çdo fushë e pa dallime #Reformasndalet”, shkruan kryeministri Rama.
Në përgjigje të argumenteve të kreut të shtetit sipas të cilavem, në ligjin për KLD ishin shkleur kopetencat e presidentit dhe se ligjet ishin antikushtetuese, Rama shprehet: “Më shumë se keqardhje për “shpjegimet” e Presidentit! Për shqiptarët e botën kanceri është drejtësia për Presidentin problemi është qeveria!”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar një konferencë në rrjetet sociale ku thekson se do të përgjigjet për çdo pyetje, edhe ato që lidhen me qëndrimet e presidentit për kthimin në Kuvend të tre ligjeve të rëndësishme.
Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi presidenti Nishani, argumentoi arsyet pse kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend tre ligje të rëndësishme të votuara nga mazhoranca e majtë. Në një intervistë për “abc neës”, kreu i shtetit argumenton se ligjet janë në kundërshtim me kushtetutën duke theksuar edhe heqjen e kopetencave të presidentit në lidhin për KLD-në. Ai përsëriti argumentet e tij për kthimin e këtyre tre ligjeve duke lënë të hapur mundësinë për kthim për rishqyrtim në Kuvend të ligjeve të tjera në pritje siç është ligji për reformën Administrative. “Jam duke i shikuar me shumë përgjegjësi. Kam ftuar të kem një diskutim, për rastin e ligjit që ka të bëjë me reformën territoriale, përfaqësues të pushtetit lokal. Gjatë gjithë këtyre javëve kam marrë peticione të shumta nga strukturat e zgjedhura të pushtetit lokal, komuna, këshilla komunash, nga komunitete qytetarësh të cilët më kërkojnë të qëndroj me kujdes. Vënë në dijeni Presidentin e Republikës për shqetësimet që ata kanë në lidhje me këtë reformë pikërisht nisur edhe nga këto letra të shumta, ankesa të shumta që i janë drejtuar Presidentit të Republikës nga qytetarët dhe komunitet lokale. Jam duke përgatitur një takim të shpejtë me përfaqësues të zgjedhur të pushtetit lokal dhe natyrisht që do të kem dhe qëndrimin tim institucional edhe mbi këtë çështje, por dhe mbi strategjinë e Sigurisë Kombëtare”, shprehet presidenti Nishani.















