• Latest
  • Trending
  • All

136-vjetori i Kongresit të Berlinit dhe çështja shqiptare

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

136-vjetori i Kongresit të Berlinit dhe çështja shqiptare

08/05/2016
in Opinion

Mr. Sc. Safet Hasani

Para se të filloj të bëjë një analizë më të ndërlikuar të natyrës shkencore, do të mundohem ta trajtoj këtë çështje nëpërmjet fakteve dhe shkrimeve historike, për ta kuptuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij Kongresi. Kriza Lindore parapriu Fuqitë e Mëdha për mbledhjen e Kongresit të Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). E gjithë ajo manovër diplomatike ishte skenuar nga fuqitë imperialiste evropiane, për planin dhe hartimin e hartës së re të Gadishullit Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane për zgjerimin e territore në kurriz të shteteve dhe kombeve të vogla. Kriza në Gadishullin Ballkanik ishte një problem i ndërlikuar, ku në rrethana problematike ishte shfaqur edhe Kriza Lindore e manifestuar edhe në Paqen e Shën Stefanit, e cila peshën e vetë e arriti me fuqizimin në Kongresin të Berlinit pikërisht me 13 qershor 1878.
Nga apetitet e disa shteteve evropiane dhe ballkanike pësuan disa nga popujt e Ballkanit. E gjithë ajo që mund të fokusohej në Kongresin e Berlinit ishte preokupimi që nuk do mund të kishte një zgjidhje të qëndrueshme pa arritur qëllimin e disa nga shteteve që kishin synime në zgjerimin e territoreve dhe depërtimin në Adriatik. Problemet Ballkanike ishin tejet të komplikuara, që kryesisht ishin të lidhura me ekzistencën e popujve të Ballkanit, e ndër to ishte edhe reagimi dhe Kryengritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por më e ndjeshmja ishte caktimi i vijave kufitare ku preken thellë interesat kombëtare të popullit shqiptar.
Ndoshta nuk është trajtuar apo hulumtuar sa duhet ky këndvështrim, por sipas shkrimeve që kam hulumtuar, del që Otto Von Bizmarku, në seancat plenare të Kongresit të Berlinit, deklaroi me një indiferencë se për të parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull i quajtur shqiptar diku në jug të Gadishullit Ballkanik. Aq më e ironizuar qëndron fakti ku shkruhet se: u trondit kur dëgjoi për zërin, rezistencën dhe luftën e shqiptarëve për ta kërkuar dhe siguruar të drejtën e ligjshme për të qenë komb më vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit. Këtu duhet të bëjmë një analizë të shkurtër ku mund ta interpretojmë me dy fakte: 1) Perandoria Osmane i ka trajtuar si popull otoman të gjithë ata që kanë qenë nën administrim Osman, ndër ta edhe populli shqiptar, dhe 2) për interesa të fuqive evropiane dhe ballkanike, këtë rast Rusisë, Serbisë dhe Malit të Zi, nuk ka pasur leverdi t’i trajtoj shqiptarët si komb – popull ballkanas. Ndonëse për interesa vitale të fuqive të kohës pengesë kryesore ishte qëndrimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e formuar me 10 qershor 1878, tri ditë para se të fillonte Kongresi i Berlinit. Maturia politike dhe diplomatike e rilindësve shqiptar, përfaqësuesit dhe mbrojtësit e popullit shqiptar, drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të cilët dolën hapur me kërkesat e tyre për autonominë e Shqipërisë, të paraqitura Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. Kjo ishte kërkesa legjitime për zgjedhjen e çështjes së popullit shqiptar, duke u trajtuar me plot urtësi e dituri. Por, kërkesat e popullit shqiptar nuk përfillën nga shtetet evropiane dhe Porta e Lartë, të cilat ishin të drejta legjitime drejtën me të gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturën dhe të drejtën historike më të moçme në Ballkan për ekzistencë shtetërore.
Shtetet evropiane në Kongresin e Berlinit vendosnin fatin e kombeve në Ballkan, ata dinin që po gabonin në vendimet e tyre për vendosjen e fatit në Ballkan, por ata më tepër përpiqeshin për të ruajtur “statusquonë” në Ballkan dhe paprekshmërinë e Perandorisë Osmane për interesat e veta. Konferenca e Berlinit zgjati plot një muaj gjerë me 13 korrik 1878 ku edhe përfundoj zyrtarisht Kongresi. Pas shumë diskutimesh të arritura në Kongres filluan betejat dhe bisedime të ndryshme për interesat e shteteve të mëdha në zgjerimin e territoreve në dëm të shteteve vendore ballkanase siç ishte populli shqiptar. Vendimet e Kongresit ishin fatale dhe me shumë pasoja për popullin shqiptar. Ajo i hapi rrugë Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilave ua njohu të “drejtën” e zgjerimit territorial në dëm të popullit dhe trojeve shqiptare, maqedone, etj. E gjithë kjo u arrit duke trajtuar në mënyrë të njëanshme çështjen ballkanike në kuadrin e Krizës Lindore. Qëndrimi i udhëheqësve shqiptar ishte pozitiv sa i përket luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit. Shqiptarët përkrahën themelimin e federatës ballanike, duke mos qenë, në parim, kundër saj. Shqiptarët u pajtuan me këtë ide vetëm nëse edhe popullit shqiptar do t’i sigurohej një status i barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit. E kjo largonte idetë e shteteve imperialiste për uzurpimin e trojeve shqiptare. Interesat e Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi për zgjerimi e tyre në trojet e popullit shqiptar, maqedon dhe boshnjak i pengoj vendimi për njohjen e të drejtës Austro-Hungarisë për zgjerim në Bosnje e Hercegovinë. Ndarja e sferave të interesit u bë shkas për viktimizimin e popullit boshnjak për pavarësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Austro-Hungaria për të penguar çlirimin dhe bashkimin e sllavëve të jugut, nën ndikimin e borgjezisë gjermane, përpiqej të ruante integritetin e Perandorisë Osmane, respektivisht të përfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej të pengonte çlirimin e sllavëve të jugut dhe të rumunëve. E në anën tjetër Rusia cariste e konsideronte veten si mbikëqyrëse të lëvizjeve kombëtare të sllavëve të jugut. Rusia e cila e konsideronte veten fituese ndaj Perandorisë Osmane me vendimet e Paqes së Shën Stefanit, përpiqej që politika e saj të jetë dominante në Ballkan. Për lojërat politike dhe diplomatike të Evropës dhe Ballkanit Lidhja Shqiptare e Prizrenit reagoi në mënyrë kategorike kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare luftonte ta ruante integritetin e tokave shqiptare si me diplomaci dhe me luftë, duke respektuar të gjitha normat politike dhe diplomatike dhe duke iu qasur me përfaqësuesit e Kongresit. Lëvizjen Kombëtare Shqiptare i detyroi kabinetet e Fuqive të Mëdha që të korrigjonin vendimet e tyre e të mendojnë edhe ato për çështjen e popullit shqiptar. Problemi shqiptar nga diplomatet ndërkombëtar në seancat e Kongresit trajtohej vetëm sipas rasteve dhe momenteve. Tokat shqiptare më shumë shërbenin për kompensime territoriale në dobi të shteteve fqinje ndërluftuese me Turqinë, kurse populli shqiptar luftonte jo për të okupuar dhe aneksuar territore të huaja, por për të mbrojtur tërësinë e territoreve të veta. Vendimet e Kongresit të Berlinit i vënë në treg si monedhë këmbimi territoret e banuara me shqiptarë. Diskutimet e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane në Kongres ishin përpjekje për përcaktimin e vijave kufitare në mes të shteteve ballkanike dhe Turqisë, e jo për ruajtjen e territoreve të shqiptarëve. Perandorisë Osmane bënte përpjekje për mbetjen edhe më tutje në Ballkan. I gjithë përqendrimi i diplomateve osman ishte i përkushtuar në çështjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek dëshirën që kufijtë ballkanikë mos të zgjerohen në dëm të Perandorisë Osmane, por duke mos i përmendur fare popullin shqiptar. Vija kufitare të trojeve shqiptare me Malin e Zi bënë që fiset dhe trojet shqiptare të Malësisë së Madhe (Plavë, Guci, Kuç, Kelmend, Drekalli, Hot, Grudë) të mbesin nën Malin e Zi. Pastaj, territori shqiptar i bregdetit shqiptar i kishte mbetur Shqipërisë, por Mali Zi pretendonte që Ulqini, Tuzi, Tivari t’i takonin asaj. E cila më vonë do të përcillet me varg luftërash dhe konfliktesh, ku akoma nuk janë të shëruara plagët e shqiptarëve. Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për mbrojtjen e territoreve të banuara me shqiptarë, e cila kishte dal haptas përballë planeve antishqiptare, si të Fuqive të Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve të borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë Osmane.
Për realizimin e Marrëveshjes së Berlinit u takuan përfaqësuesit e Perandorisë Osmane dhe të Malit të Zi, për të përpiluar marrëveshjen e plotë në lidhje me kufirin nga ana midis viseve të Shkodrës dhe të Malit të Zi. Por vendimet e Kongresit shpesh herë ndërpriteshin për shkak revoltave të popullatës autoktone shqiptare, të cilët me forcë dhe me armë në dorë mbronin trojet nga malazezët dhe turqit osmanlinj, që synonin vendimet e marra në Kongresin e Berlinit duhet të zbatohen në mënyrë të saktë, pa kurrfarë lëshimi. Rusia me shtetet evropiane bënte presion të zbatohej marrëveshja e arritur në Berlin për zgjerimin e Serbisë në drejtimin e Sanxhakut të Nishit, duke bërë presion dhe terror mbi fshatrat shqiptare. Më pas arrin që t’i okupoj dhe uzurpoj mbi 700 vendbanime shqiptare, që njihen në histori si “muhaxhir”. Austro-Hungaria vazhdimisht kundërshtonte vendimet e Kongresit të Berlinit, e duke e marrë në mbrojtje popullin shqiptar duke iu drejtuar përfaqësuesve të Kongresit “nuk bën të mohohet një komb i cili me shekuj ishte autokton” . Në njërin nga deklaratat e diplomatit Austro-Hungarez citon “populli shqiptar ka një ardhmëri si popujt tjerë të Ballkanit, duke u mbështetur në pikëpamje etnografike dhe homogjene, por me religjione të ndryshme, popull i cili është e zonja ta qeverisë vetveten, shtetin Shqipëri”. Anglia kishte interesat e saja që, në Kongresin e Berlinit, kërkonte me këmbëngulje që në punën e Kongresit të merrte pjesë edhe Greqia. Ai këtë propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin që ekzistonte midis grekëve dhe popujve sllavë, të cilin me një akt të tillë përpiqej ta evitonte. Zgjerimet e shteteve sllave dhe greke u kundërshtua vetëm nga përfaqësuesi diplomatik austro-hungarez, por edhe me një mënyrë nga diplomatet turq, duke iniciuar austro-hungarezet. Me përkrahjen e Rusisë dhe Anglisë Qeveria Serbia dhe Greqia siguruan të drejta që të dërgojnë mbikëqyrësit e tyre diplomatikë në Kongresin e Berlinit. Greqisë, kongresi çështjen e la të pazgjidhur dhe vendosi që kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Greqisë të caktohej sipas një komisioni që do të formohej nga të dy palët, ku si bazë do të shërbente edhe vija kufitare e përcaktuar nga lumenjtë Selemvrija në Thesali dhe Kallamas. Sipas këtij rekomandimi Greqisë do t’i mbeteshin jo vetëm qytetet Janina, Prevezë dhe Arta me rrethina, por edhe e tërë Çamëria. Shtetet Serbia dhe Mali i Zi, me ndihmen e diplomacisë evropiane, arritën të realizojnë një varg koncesionesh në Kongresin e Berlinit. Kështu deri sa Mali i Zi duke u mbështetur në Paqen e Shën Stefanit zgjeroi territorin e vet për 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogëlua territori në vetëm 80 mila, ku, sipas të dhënave, jetonin 50.000 shqiptarë. Në përgjithësi pas Kongresit të Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas të dhënave të kohës gjithsejtë 165 mila territor, me 250.000 banorë. Me vendimet e Kongresit të Berlinit Serbia e fitoi pavarësinë e plotë shtetërore dhe njëherësh u zgjerua në juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorë, me një popullsi me mjaft shqiptarë.
Krejt në fund mund të themi se Kongresi i Berlinit ishte hartimi i planeve hegjemoniste imperialiste duke shkaktuar trazire të një pas njëshme për interesa të shteteve të mëdha.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Post Views: 417
Tags: Avdyl Frasheriçështja shqiptarecopetimi i trojeve shqiptareDrekalliedi ramafragmentation of Albanian territoriesFuqitë e MëdhaGrudëGuciHotKelmendKongresi i BerlinitKuçLidhja Shqiptare e PrizrenitOtto Von BizmarkuOttoman EmpirePerandoria OsmanePlavëSaint StephenShën Stefanithe Albanian questionthe Congress of Berlinthe Great Powersthe League of Prizren
Previous Post

Bashkia hap panairin dyditor për sigurinë kundrejt qëndrueshmërisë ushqimore

Next Post

Shllaku: Rivlerësim gjuhës shqipes, pa paragjykim gegërishtes, të ruhet standardi

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shllaku: Rivlerësim gjuhës shqipes, pa paragjykim gegërishtes, të ruhet standardi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.