Dy javë më parë po në Kallmet u zbulua “Ura e Plakut” e ndërtuar 900 vjet të shkuara
Në thuajse dy javë Kallmeti në Lezhë u bë përsëri qendër e vëme ndjes për zbulimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.
Në 10 korrik u raportua se në Kallmet ishte zbuluar e quajtura “Ura e Plakut” me datë ndërtimi këtu e 900 vjet të shkuara, kurse sot një kishë paleokristiane.
Arkeologët thonë se kisha daton prej shekullit V dhe se është një vlerrë e paçmuar për kulturën e lashtë të shqiptarëve.
Kisha u zbulua në fshatin Mërçi (Mërqi) të Kallmetit nga një vendas, i cili pa disa mure në kodrën Sukaxhi (Sukagji).
Televizioni “Ora Neës” në Tiranë raportoi se banori i Kallmetit pasi zbuloi muret, njoftoi arkeologët.
“Duke u bazuar tek teknika e ndërtimit, kjo kishë i përket stilit bizantin të shekullit të 5-të. Materiali që është përdorur për të ndërtuar këtë objekt përbëhet nga gurë gëlqerorë të gërshetuar me tulla dhe gurë shtufi”-raportoi televizioni.
Gërmimet, sipas lajmit, nxorën në dritë strukturat murale dhe planimetrinë e plotë të kishës, me dyshemenë e shtruar me tullë në thellësinë 1 metër e 20 centimetër.
Përgjegjësi i Monumentëve të Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi tha se objekti ka një rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë kulturore kombëtare.
“Zefi thotë se për momentin nuk mund të krijojmë një difinicion të saktë, ndërkohë që procesi i gërmimeve arkeologjike është në fazën e parë dhe momentalisht gërmimet janë ndërprerë për shkak të mungesës së fondeve”-thuhet në raportimin televiziv.
Arkeologët thotë gjithashtu se në këtë kodër që është në pronësi pronësi private, “kishin marrë informacion se shekuj më parë kishte patur zhvillime historike”:
“Kjo zonë tashmë ka marrë një vëmendje të veçantë nga Monumentët e Kulturës në Lezhë, ndërsa e gjithë kjo sipërfaqe është vënë nën ruatje që të mos dëmtohet nga persona të ndryshëm”.















