• Latest
  • Trending
  • All

GSJP: Liberalizimi i vizave peng i qeverisjes së papërgjegjshme

02/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

GSJP: Liberalizimi i vizave peng i qeverisjes së papërgjegjshme

02/06/2016
in Aktualitet, Lajme

Qytetarët e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të jenë peng i papërgjegjshmërisë së përfaqësuesve politikë, bartësve të institucioneve të pavarura, sidomos resorëve ministrorë, organeve gjyqësore dhe prokuroriale (të përmendura në raportin e Komisionit Evropian), të cilët po rrezikojnë që qytetarëve të Kosovës t’u mos u njihet e drejta që të lëvizin lirshëm (pa viza) në zonën schengen’’ thuhet në reagimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), pas publikimit të raportit të dytë të vlerësimit nga ana e Komisionit Evropian në lidhje me progresin e institucioneve të Kosovës në lidhje me plotësimin e kushteve të dala nga udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, shpreh shqetësimin e tij për numrin e madh të kritereve të cilat institucionet e Kosovës nuk i kanë adresuar në mënyrën dhe kualitetin e duhur, dhe kërkon që sfidat e tilla të adresohen sa më parë që të jetë e mundur.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjithashtu kërkon që sfidat e cekura nga ky raport i Komisionit Evropian të adresohen deri në mesin e Shtatorit, meqë në rast se nuk adresohen, Kosova rrezikohet që të vlerësohet me notë të njëjtë edhe nga ekipi teknik i Komisionit Evropian që pritet ta bëj vizitën e tij të ardhshme në Kosovë në muajin Shtator, eventualisht Tetor 2014.
“Në këtë kuptim, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si organizatë e cila në vazhdimësi ka monitoruar procesin e zbatimit dhe plotësimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, u bën thirrje Qeverisë në largim, partive politike të përfaqësuara në Kuvend, dhe institucioneve tjera, që të adresojnë, të gjitha kërkesat që dalin nga ky raport me kujdesin dhe dinamikën më të madhe të mundshme.
Qytetarët e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të jenë peng i papërgjegjshmërisë së përfaqësuesve politikë, bartësve të institucioneve të pavarura, sidomos, resorëve ministrore, organeve gjyqësore dhe prokuroriale (të përmendura në raportin vlerësues), të cilët po rrezikojnë që qytetarëve të Kosovës t’u mos u njihet e drejta që të lëvizin lirshëm (pa viza) në zonën schengen.
Raporti vlerësues i Komisionit Evropian bën të qartë se cilat janë sfidat e mbetura, dhe mbetet tek institucionet e Kosovës që të gjejnë mënyrën se si t’i adresojnë ato, dhe t’iu mundësojnë, në një periudhë të shkurtër, qytetarëve të Kosovë të lëvizin lirshëm në zonën schengen. Shqetësues mbetet fakti që numri më i madh i sfidave lidhet me bllokun 3 mbi rendin dhe sigurinë publike. Në lidhje me këtë, Qeveria e Kosovës (ajo në largim dhe ajo që do vie), dhe institucionet tjera duhet që sa më parë të
a) avancojnë më tutje pavarësinë e gjyqësorit duke harmonizuar ligjet kryesore që kanë hyrë në fuqi në Janar 2013, sidomos standardet dhe praktikën në lidhje me kriteret për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
b) zvogëlojnë rastet e mbetura në sistemin gjyqësor dhe të bëjnë të mundur që vendet e lira në KGJK dhe KPK të plotësohen.
c) zbatojnë esencialisht Ligjin mbi Financimin e Partive Politike dhe të ndryshojnë kornizën ligjore që i mundëson funksionim të plotë Organit Shqyrtues të Prokurimit, duke e ruajtur këtë të fundit nga ndikimet politike
d) të përmirësojnë shkëmbimin e informacioneve në mes të agjencive të zbatimit të ligjit dhe organeve gjyqësore dhe të avancojnë kapacitetet profesionale të tyre, sidomos sa i takon luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
e) bëjnë të mundur integrimin e hetuesisë financiare në çdo rast hetimi në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, garantojnë që regjistri civil të jetë në vazhdimësi i plotë, i saktë dhe i sigurt në kuptim të dhënave që mban dhe ruan
g) bëjnë të mundur shfrytëzimin e analizës së rrezikut në pikat kufitare, si dhe rregullisht zbatojnë praktika të kontrollit dhe zhvillojnë praktika të nevojshme të kontrollit dhe regjistrimit të pasagjerëve
h) zgjerojnë rrjetin e sistemit informative të vizave në të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës
i) bëjnë të mundur lidhjen dhe koordinimin e data-bazave të sistemeve të ndryshme të dhënave siç janë sistemi i menaxhimit të kufirit, sistemi i vizave dhe atij të azilit
j) vazhdojnë zbatimin e politikave që zvogëlojnë migrimin e qytetarëve të Kosovës në vendet e zonës Schengen
k) zbatimin e masave të nevojshme që parandalojnë ndikimin që niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit mund të kenë në sigurinë e brendshme të BE-së.
Po ashtu Grupi për Studime Juridike dhe Politike shpreh shqetësimin e tij të thellë me sjelljen dhe standardet e vlerësimit të arritjeve nga ana e Komisionit Evropian dhe ekspertëve të tyre. Këta të fundit, dhe sidomos disa nga vlerësimet dhe rekomandimet e këtij raporti, mbesin jashtë çdo standardi të vlerësimit profesional të arritjeve dhe fokusohen në çështje teknike dhe formale që jo domosdo përbëjnë shkas që Kosovës t’i shtyhet edhe më tutje vlerësimi pozitiv dhe përfundimtar i arritjeve (gjithherë bazuar në mënyrën e vlerësimit të Komisionit Evropian në raport me të gjitha vendet e rajonit në procesin e liberalizimit të vizave).
Në këtë kuptim, Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga Komisioni Evropian që të pamundësoj që njohja e rezultatit pozitiv nga ky proces të mos mbetet peng i vlerësimeve shpeshherë të natyrës jo-thelbësore, ku realitetet tentojnë të balancohet me nuanca të paqarta të politikave publike.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Post Views: 102
Tags: Grupi për Studime Juridike dhe Politikeirresponsible governmentKomisioni Evropianliberalizimi i vizaveqeverisjes e papërgjegjshmethe European Commissionthe Group for Legal and Political StudiesVisa liberalization
Previous Post

Zbulohet kisha e shekullit V në Kallmet të Lezhës

Next Post

Ambasada amerikane e lumtur që ndihmoi Qendrën e Studimeve Albanologjike

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ambasada amerikane e lumtur që ndihmoi Qendrën e Studimeve Albanologjike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.