Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilqaim Ademi ka takuar sot në zyrën e tij, ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Bushatin.
Temë e diskutimit ka qenë mundësia e bashkëpunimit të të dyjave vendeve në fushën e arsimit.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord në emër të dy qeverive të iniciojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe të shkencës, meqë marrëveshja aktuale mes dy vendeve nuk është në fuqi.
Gjatë takimit, u tha se bashkëpunimi mes dyja shteteve deri më tani ka qenë i frytshëm, pasi janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunuese, si shkëmbimi i studentëve, bashkëpunimi në projekte të ndryshme arsimore etj.