Greqia kërkon heqjen e termit “Çamëri” dhe shumë fjalëve të tjera që gjenden në librat e historisë shqiptare.
Kërkesa e Greqisë për ndryshimin e teksteve shqiptare të historisë ka ngjallur debate në Shqipëri. Historiani Pëllumb Xhufi, i cili është edhe një prej anëtarëve të komisionit që do të merret me rishkrimin e historisë shqiptare, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës, ku ndër të tjera ka thënë se janë tekstet greke që duhet të ndryshojnë. Ai solli shembull të një teksti, ku shqiptarët cilësohen si “njerëz të egër”
“Tekstet greke kanë gjera që nuk qëndrojnë fare. Po them vetëm një fraze nga ato tekstet që duhet të ishte parë në komisionin e atyre viteve, dhe është një zonjë Maria Nistazopulo Pelekidhu, e cila shkkruan teskte. Ça thotë ajo?“Shqiptarët një popull i egër erdhi në shekullin e VIII dhe u vendos në Shqipërinë e Veriu. Në shekullin e XIV u hodhën në jug të Shkumbinit dhe u helenizuan dhe që nga Himara deri në Prespë”. Kemi popullsi greke, thotë kjo zonja. Janë 250 mijë grekë thotë ajo. Për PBDNJ, thotë që është parti jo vetëm e minoritetit grek, por e të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë”, është shprehur Xhufi.















