• Latest
  • Trending
  • All

Vdekja e Shpresës së një shoqërie

11/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 29 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Vdekja e Shpresës së një shoqërie

11/12/2016
in Opinion

Nga Artur Zheji

Shqipëria ka pak ose aspak shpresë, që të jetë sot e nesër një vend i jetueshëm. Kryesisht për faj të shqiptarëve sigurisht. Tani jemi në fundjavë dhe Aeroporti te salla Vip, është plot me politikanë dhe familjet e tyre, që nisen në Vjenë, Londër, Paris dhe edhe më larg akoma vendeve egzotike ose luksoze.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Me xhepat plot me euro, dollarë apo paund. Nga pas u vjen një shpurë shërbëtorësh dhe puthadorësh, që u mbajnë valixhet, u pastrojnë shtëpitë, u vadisin lulet, i lustrojnë enët e argjendta, u lajnë brekët dhe aromatizojnë të dhjerat e tyre vitaminoze.

Pastaj një shpurë e dytë sekretarësh dhe punëmbaruesish, presin me besnikëri qenërore, rikthimin e agallarëve, nga Bota Tjetër e argëtimeve, që të kthehen me vrull në timon të shtetit. Të qeverisin tenderët, të sofistikojnë grabitjen, të gërmojnë tjetër çfarë ka ky vend dhe ky popull, për tu rrjepur, centimetër për centimetër.

Pastaj Vipi popullohet nga biznesmenët e zgjuar, më së shumti biznesmenë, që ndajnë para të shumta me klasën tonë politike. Ndërkohë që qytetet dhe provincat tona popullohen me mjeranë e hallexhinj, që ja këpusin me të pira me alkool patateje apo rrushi të përzier me sheqer dhe që mbysin psherëtimat e tyre me fjalë boshe.

Pastaj banorët e kategorisë së dytë apo të tretë, rrinë para televizorit të dëgjojnë broçkullat e kryeministrit apo ministrave, që të vetmin problem kanë se ku ti riciklojnë paratë e shumta, që grabisin ditë pas dite.

Në të vërtetë kjo është një histori e vërtetë dhe e përbotshme. Por një Shoqëri me kaq fare pa shpresë sa kjo Shqiptarja, vështirë se gjen dot në Europë.

Kaq pa shpresë për rilindje apo rimëkëmbje! Dhe gjithmonë e më shpesh duhet një entuziazëm i madh për të filluar një ditë të re, në betejën me gënjeshtrat, mashtrimet dhe paudhësitë vrastare të të pushtetshmëve tanë të pasuruar kaq shumë në xhep dhe të varfëruar po aq në ndjenja.

Ndërkohë që edhe të rinjtë e sotëm, nuk dallojnë dhe aq shumë, nga më të vjetrit dhe vrapojnë kush e kush të bëhet, të ngjyhet në llum e të bëhet sa më shpejtë pis, për të fituar para dhe gjëra që nuk u përkasin me meritë, duke marrë ca çika dhe ca thërrime, nga thesi i madh i grabitqarëve të mëdhenj.

Në sfidat e egra globale që na presin jemi të çarmatosur krejtësisht. Shqipëria nuk ka as më të voglën rezervë ekonomike të qëndrueshme. Është thjesht një ashkël në mes të detit dhe në mëshirë të tjerëve!

E vjedhur dhe e çnderuar, nga vetvetja, nga fqinjët dhe një shans humbur e madhe.

Nuk ka një ekonomi të vërtetë. Nuk ka një turizëm të vërtetë. Nuk ka as ushtri dhe as vetëmbrojtjen më minimale. Kulturalisht e prapambetur, me gjithë rrënjëthellësinë e saj historike. Nuk ka Akademi apo një institute të mirëfilltë albanologjie dhe nuk ka një Elitë për të qenë, sepse gjithçka është detyrimisht e lidhur me pushtetin, që të jep, atë çka të jep, si një favor dhe jo, si një e drejtë që lidhet me punën dhe kontributin real të individit.

Qoftë ky profesor, artist, sipërmarrës apo çfarëdo tjetër.

Dhuna, mashtrimi, agresiviteti, gënjeshtra në të gjitha asortimentet e saja, mbretërojnë dhe kalorojnë mbi kuajt e tyre të zinj, dhe shtohen vetëvrasjet, braktisjet, dëshpërimet pa kufi, prostitucioni.

Prostitucion difuz dhe i të gjitha niveleve. Drogë, drogim apo kultivim kombëtar droge.

Por mbi të gjitha një braktisje e madhe, të shpresëhumburve të shumtë, rrugëve të kurbetit, të emigracionit, të së panjohurës që i pret, por që ngjan megjithatë më e mirë se e përditshmja e njohur, shqiptare.

Dhe në horizont, nuk ka as Shpresë dhe as iluzion, se diçka e vërtetë dhe e rëndësishme mund të ndryshojë, në këtë dimër të gjatë.

Po ju si mendoni, a ka vdekur shpresa në Shqipëri?

Tags: edi rama
Previous Post

Dardha, fshati turistik i traditës dhe i kulturës

Next Post

Sa i madh ёshtё bёrё hendeku mes qytetarёve e kastёs drejtuese

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Sa i madh ёshtё bёrё hendeku mes qytetarёve e kastёs drejtuese

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.