• Latest
  • Trending
  • All

Vatra që kaliti teologë e atdhetarë

20/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Vatra që kaliti teologë e atdhetarë

20/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

H. SULEJMAN ef. REXHEPI

Këto ditë Medreseja Isa Beu mbushë plotë 30 vjet funksionimi që kur u rihap sëfundmi. Me këtë rast, le të jetë ky shkrim një shpalosje e historikut të kësaj vatre të arsimit fetar e kombëtar

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. “Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e Osmanlinjve në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is’hak Beut

Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se objekti i Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për herë të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak, Pikolomini me ushtrinë e tij, e dogji Shkupin.

Për një periudhë të gjatë kjo vatër edukativo arsimore nuk punoi. Me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, po në tokën e Gazi Isa Beut afër xhamisë së tij të bukur është ngritur ndërtesa moderne e medresesë e quajtur me po të njëjtin emër, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt, do të vazhdon të punon deri më vitin 1941.

Medreseja e Isa Beut gjatë kësaj periudhe, përveç që bënte përgatitjen e kuadrit në aspekt profesional, ajo në prioritet kishte edhe rrafshin kombëtar duke iu kundërvënë edhe planit serbo-sllav që përmes kinse reformave agrare të privonte myslimanët nga e drejta pronësore dhe njëkohësisht ti detyronte ata të shpërngulen për në Turqi. Në këtë rrafsh, medreseja Isa Beut mbrojti idenë dhe parimin se muslimanët e këtyre trojeve janë të fuqishëm në fenë dhe kombin e tyre vetëm në vendin e tyre. Këtë më së mirë e vërteton vetë fakti se 1941 nxënësit e medresesë Isa Beu, në krye me pedagogun e tyre Bedri Hamidin, të veshur me uniform kombëtare organizuan një protestë në Shkup, në përkrahje të Shqipërisë Etnike. Gjithashtu ishte sfidues i përbetuar i Medresesë së Aleksandërit të Madh e cila prodhonte kuadro jo në dobi të islamit dhe muslimanëve, por në dëm të tyre, nga vetë fakti se në atë Medrese nuk kishte asnjë mësimdhënës musliman, qoftë edhe në lëndët fetare.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore dhe, instalimit të sistemit monist në trojet mbarëshqiptare ku jetonin myslimanët në Ballkan, në njërën anë dhe, në anën tjetër mos funksionimi i asnjë medreseje në këto troje, vështirësoi frymëmarrjen e islamit dhe të myslimanëve në vendin tonë. Andaj, për tu liruar nga kjo frymëmarrje e rënduar dhe për të ruajtur kontinuitetin e vlerave islame, Bashkësia Islame në fund të viteve të shtatëdhjeta dhe fillim të viteve tetëdhjeta me ndihmën e dashamirësve të shumtë të mësim besimit islam në këto troje, duke parë si nevojë imanente dhe si rrugëdalje të vetme, nisi iniciativën për rithemelimin e Medresesë Isa Beu. Themelimi i medresesë Isa Beu ka ndodhur në kushte dhe rrethana të vështira politike, shoqërore dhe ekonomike, ngase në këtë periudhë dominonte sistemi i egër totalitar komunist.  Mirëpo, pas vitit 1981 gjendja e muslimanëve e veçanërisht shqiptarëve u vështirësua edhe më, ngase sistemi brutal komunist filloi një politikë barbare ndaj institucioneve fetare nën pretekstin se po e ndiqnin nacionalizmin, irredentizmin shqiptarë dhe fundamentalizmin islam kudo që ata jetonin. Marrë parasysh këto rrethana të vështira iniciativa për themelimin e kësaj vatre edukativo arsimore hasi në peripeci të shumta të natyrave të ndryshme, por falë Allahut xh.sh.,  vullnetit dhe këmbëngulësisë së besimtarëve islame në këto troje, iniciativa u kurorëzua me sukses në vitin 1984, ku dhe u hapën dyer e kësaj shkolle për gjeneratën e parë.

Edhe pse në fillim qëllimi i hapjes së kësaj vatre edukativo arsimore ishte përgatitja kadrovike për nevojat e BI në RM, me punën e saj kjo medrese dëshmoi për rezultatet e suksesshme, dhe shumë shpejt u paraqit nevoja që kjo qendër e arsimimit islam të jetë qendër e arsimimit islam ballkanik. Kështu që Medreseja Isa Beut, duke hapur dyert për arsimim edhe për nxënës nga vendet tjera Ballkanike  si, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Sanxhaku, Presheva dhe nga diaspora, edhe praktikisht dëshmoi për vlerat dhe kualitetin e saj.

Pa dyshim se medreseja Isa Beu ka qenë dhe, edhe më tutje ngelë shkolla e traditës së shkëlqyeshme, kultivuese e mirëfilltë vlerave fetare, morale dhe shkencore, duke ndjekur rrugën  e metodologjinë shkencore islame, ka arritur suksese të pa mohueshme në vetëdijesimin dhe afirmimin e muslimanëve në këto treva. Ajo është bartëse dhe garancë e mësimeve të shëndosha islame duke mbrojtur bijt dhe bijat e saja nga devijimet sektare dhe ngjyrave të tjera që rëndë e dëmtojnë islamin dhe muslimanët. Angazhimi i medresesë në përgatitjen e kuadrove fetarë dhe thirrësve të islamit është aq i madh sa që sot mbi 80 për qind të xhamive në vendin tonë dhe jashtë saj e kryejnë detyrën e imamit, mësimdhënësit fetarë apo janë të angazhuar në institucionet e BFI-së, po ashtu edhe në institucionet shtetërore nga administrata e deri në korin diplomatik janë të kyqur ish nxënës të medresesë. Prandaj investimin që ka bë popullata në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij institucioni është duke iu kthyer në mënyrën më të mirë.

Aktivitet e Medresesë

Gjatë këtyre tri decenieve medreseja me nxënësit vazhdimisht ka shënuar aktivitete të nduarnduarta nga sfera të ndryshme, duke filluar nga ajo fetare, shkencore, letrare, sportive etj. Disa herë ishin jo vetëm pjesëmarrës në garat të ndryshme si vend ashtu edhe jashtë, por shumë herë kishin arritur edhe suksese të shkëlqyera, siç janë garat Kur’anore Ballkanike në Shqipëri-, garat kur’anore me karakter Evropian në Zagreb dhe ato botërore në Dubai, Meke etj. Gjithashtu ishin pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të organizuara nga Akademia e gjuhës Arabe në Turqi, që ishin organizuar në tri disiplina, Oratori Poezi dhe Ilahi, ku  Medreseja Isa Beu mori vendin e parë në lëmin e poezisë.

Në anën tjetër, aktivitetet e nxënësve të Medresesë përveç prezencës së tyre nëpër xhemate gjatë muajit të Ramazanit, ata vazhdimisht gjendeshin në mesin e tyre edhe përmes rasteve tjera. Në këtë sferë, nxënësit përmes korit të Medresesë shpeshherë ishin shfaqur edhe nëpër xhemate por edhe nëpër mediumet publike, e veçanërisht gjatë evenimenteve të llojllojshme të organizuar nga Medreseja dhe BFI. Gjithashtu në opinion mbahen mend edhe organizime të mbrëmjeve letrare dhe dramaturgjisë siç është rasti i dramës “Ezani i Bilalit”. Mbi të gjitha do të ngelë në kujtesë edhe ngjarja historike e organizuar nga BFI e që u mbajt në këtë Medrese: Simpoziumi mbarë kombëtar për Shqiptarët e Maqedonisë.

BFI duke qenë e vetëdijshme se shoqëria islame do të ishte e mangët në cilësi dhe organizim pa arsimimin e femrës, vendosi që edhe kësaj sfere ti qaset me shumë përkushtim. Pra të vetëdijshëm se vetëm një femër e edukuar në frymën Islame do të jetë e gatshme t’u përgjigjet sfidave të kohës, Bashkësia Fetare Islame filloi që edhe praktikisht të shtrijë veprimtarinë e saj në këtë sferë, me hapjen e paraleleve për vajza.

Edukimi i femrës muslimane zë një vend të rëndësishëm në Medresenë Isa Beu. Me kalimin e kohës dhe me krijimin e kushteve Bashkësia Fetare Islame e zgjeron rrjetin e shkollimit të Medresesë me hapjen e paraleleve të shtrira. Kështu që me fillimin e vitit shkollorë 2004/05 fillon me punën e saj paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë. Në vitin shkollorë 2006/07 fillon me punë paralelja e shtrirë e vajzave në Shkup. Në vitin shkollor 2008/09 fillon me punë paralelja shtrirë e vajzave në Gostivar. Vlen të theksohet se pikërisht në momentet kur pushteti mendonte se po e pastron Maqedoninë lindore nga gjurmët e islamit, pikërisht në këtë kohë BFI arriti që në Shtip të hapë degën e medresesë Isa Beu, si qendër edukativo arsimore islame, që filloi me punë në vitin shkollor 2005/2006, e cila bëri që islami të ringjallet edhe në këto troje të Maqedonisë lindore.

Ky është një hap i madh për Bashkësinë Fetare islame në Republikën e Maqedonisë sepse krahas mashkullit, ajo me edukatë islame dhe me mësim-besim fetarë do ta edukojë edhe femrën si një bashkudhëtare e rëndësishme e njerëzimit në jetë. Duke marrë parasysh rolin e saj në familje ku apriori fillon të zbatohet edukata për brezin e ri, këto paralele do të japin një kontribut tejet të rëndësishëm. Zoti na ndihmoftë!

(Autori është Kryetar i BFI-së në RM)

Previous Post

USHTARAKU FRANCEZ: UNË E NDAVA MITROVICËN

Next Post

Tirana, urgjentisht, t’i pezullojë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Tirana, urgjentisht, t’i pezullojë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.