• Latest
  • Trending
  • All

UNË PËRFAQËSUES I TË GJITHË “UDBASHËVE”, “MJEKROSHËVE” E “TRADHTARËVE” TË TJERË TË POPULLIT!

08/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

UNË PËRFAQËSUES I TË GJITHË “UDBASHËVE”, “MJEKROSHËVE” E “TRADHTARËVE” TË TJERË TË POPULLIT!

08/06/2016
in Opinion

KIM MEHMETI 

Në Maqedoni vazhdojnë protestat e rinisë shqiptare. Njësoj siç vazhdojnë orvatjet e partive të këtushme shqiptare që, o t’i vënë nën kontroll protestat, o t’i shpallin tradhtarë të gjithë ata që i përkrahin ato. Dhe përderisa të rinjtë protestojnë, thuajse përnjëherë të gjithë e kuptuan se kanë kaluar 13 vite nga konflikti i 2001 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila u desh të realizohej deri në vitin 2004. Pra thuajse të gjithë e ndërmendën se po kaq vite, kryesuesit e BDI-së e shënonin solemnisht ditën e nënshkrimit të saj, kështu që edhe këtë Marrëveshje, njësoj si edhe emblemën e UÇK-së dhe konfliktin e 2001, e privatizuan dhe e shpallën pronë të patjetërsueshme të partisë së tyre. Po pra, sot kur proteston rinia shqiptare e Maqedonisë, më në fund të gjithë e kuptuan se Marrëveshja e Ohrit është vetëm një kufomë, por vdekjen e së cilës ka vite që e fsheh BDI-ja dhe, në vend që atë ta varrosë, ajo paturpshëm, edhe pas vitit 2004, i kremtonte ditëlindjet e saj. Dhe BDI-ja nuk e shpalli vdekjen e saj vetëm për një arsye: ngaqë kryesuesit e saj nuk do kishin për çka tjetër të flisnin me diplomatët e huaj dhe pse do të duhej të mbyllej Sekretariati për realizimin e kësaj Marrëveshjeje pranë Qeverisë së Maqedonisë, me çka do të mbetej pa punë sekretari i përjetshëm i tij dhe njëkohësisht një nga figurat e “ndritura” të BDI-së!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Dhe sot kur rinia shqiptare e Maqedonisë proteston, shumëkujt thuajse për herë të parë iu kujtua se kishin kaluar 13 vite nga konflikti i 2001, i cili mbiu në arën politike të lëvruar njëmbëdhjetë vitet e mëparshme, edhe atë nga politikanët që ndërtonin Maqedoni ku sllavët do dëfreheshin, e shqiptarët do ta mirëmbanin. Pra konfliktin e 2001 e solli revolta e grumbulluar ndër vite te shqiptarët, tek ata që jepnin shumë e nuk merrnin thuajse asgjë. Dhe sot, në verën e vitit 2014, kur rinia shqiptare e Maqedonisë proteston, shumëkush mundohet ta zbërthejë këtë revoltë, duke mos vërejtur se këto protesta, njësoj si edhe konflikti i 2001, janë fryt i keqqeverisjes, i ndjenjës se je i papërfaqësuar dhe i bindjes se shtetit ia jep të gjitha që duhen dhënë, e ai nuk të ofron thuajse asgjë më shumë se sa getoizimin dhe rrugën e mërgimit. Pra kjo rini që proteston sot, u rrit thuajse me po të njëjtën ndjenjë që kishin rioshët e para konfliktit të 2001: se ata jetojnë në një shtet ku qeveritarët veprojnë sipas parimit se më lirë të del t’i paguash shtrenjtë qindra shqiptarë, se sa tërë një populli t’ia japësh hisen që i takon. Dhe duke u rritur me ndjenjën se asaj të gjitha ia kishin marrë, ajo rini u ngut ta mbronte të vetmen hapësirë që i kishte mbetur e papushtuar nga partitë shqiptare – rrugën!

Pra sot kur rinia proteston, sot kur partitë shqiptare i kompletojnë listat e “armiqve” që i përkrahin dhe nxisin këto protesta , ne prindërit e këtyre protestuesve, përnjëherë e kuptuam se fëmijët tanë ishin rritur njësoj si edhe ne: në fushëbetejën ku përballeshin shqiptarët mbrojtës të shtetit me bashkëkombësit e vet rrënues të shtetit! Andaj edhe na u rikujtuan kohët e socializmit, kur ish- Jugosllavia mbrohej nga “rreziku i brendshëm shqiptar” duke i ndarë shqiptarët në të “ndershëm” e të “pandershëm”, ku në të ndershmit bënin pjesë ata që e ndihmonin regjimin t’i luftojë e t’i burgosë të “pandershmit” – “nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë” që rrënonin federatën dhe “bashkim vëllazërimin”. Pra rikujtuam se si pas rënies së sistemit socialist, deri në vitin 2001, Maqedonia kinse demokratike dhe e pavarur e që kishte trashëguar kodin gjenetik të nënës që e lindi – ish-Jugosllavisë, vazhdoi të mbrohet nga “rreziku i brendshëm i trilluar shqiptar”, duke i ndarë tani ata në “radikalë” e “konstruktivë”, në ata që e ndihmonin pushtetin të mbrohej e t’i burgoste “rrënuesit e shtetit dhe të bashkëjetesës”. Rikujtuam pra se si pas konflikti të 2001, duke e parë se asnjë shtesë apo prapashtesë e emërtimit shqiptar nuk mund ta arsyetonte nevojën për mbrojtje “nga rreziku i brendshëm shqiptar” e t’i burgosje gjithë ata që e dëmtonin “tenderokracinë” mes elitave politike shqiptaro-maqedonase, regjimit të këtushëm i erdhi si e porositur lufta globale kundër terroristëve islamikë dhe, të ndihmuar nga “leninistët” e BDI-së, u kujtuan se shqiptarëve të këtushëm – në pjesë të madhe besimtarë të devotshëm – do t’u shkonte mirë veshja e epitetit “Islamikë radikalë”, e me çka do njolloseshin të gjithë shqiptarët e rrezikshëm dhe me një epitet të tillë do të ishin të papranueshëm edhe për vetë shoqërinë shumëfetare shqiptare. Më çka filloi lufta kundër “islamikëve radikalë” gjatë së cilës nuk u gjet asnjë i tillë mes turqve, boshnjakëve, romëve… që ishin myslimanë po aq sa edhe çdo shqiptar i këtushëm.

Shkurt thënë, në këtë Maqedoni shumëçka ndryshoi, por jo edhe strategjia e mbrojtjes së shtetit nga “rreziku i brendshëm shqiptar”. Dhe atë strategji e përdor edhe regjimi i sotëm i dyshes VMRO-BDI, duke na ndarë në patriotë e tradhtarë, në ndërtues e rrënues të shtetit. Gjë që të bën të ndihesh i mjerë. E si mos ndihesh i mjerë kur e sheh se fatin e popullit tënd, se fatin e kësaj rinie që proteston, e përcaktojnë edhe disa nga ata që janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e shqiptarëve, vetëm që t’i ruajnë privilegjet e veta e të mos e tradhtojnë besën që ia kanë dhënë VMRO-së!? Si të mos ndihesh i mjerë kur e sheh se rolet kryesore në “filmin” antishqiptar me titull “Shqiptarët kundër shqiptarëve”, i luajnë edhe disa “çlirimtarë” tanë që do duhej ta pengonin përçarjen mes shqiptarëve?! Dhe si të mos e thuash hapur se shqiptarët e Maqedonisë do t’i humbin të gjitha betejat, nëse dëshmohet si i vërtetë pretendimi i drejtuesve të BDI-së se përpos tyre dhe bashkëmendimtarëve të vet, të gjithë ne të tjerët jemi një grumbull UDB-ashësh e tradhtarësh të pafytyrë, që ushqehen nga e keqja e popullit të vet?! Dhe vallë është e mundur që e gjithë vetëdija jonë kombëtare aq të jetë rrudhur, sa sot e tëra të ndodhet në xhepin e regjimit të dyshes VMRO-BDI!

Post Views: 123
Tags: agjent sekretAlbanian irredentist political systembetrayaldiscriminationdiskriminedi ramairredentistët shqiptarëKim Mehmetimarrveshja e ohritsecret agentshërbimi sekret serbsistem politikthe Ohrid Agreementthe Serbian secret servicetradheti
Previous Post

UNË PËRFAQËSUES I TË GJITHË “UDBASHËVE”, “MJEKROSHËVE” E “TRADHTARËVE” TË TJERË TË POPULLIT!

Next Post

Visar Ymeri: Mbrëmë u pajtuam me Koalicionin, sot ata u larguan

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Visar Ymeri: Mbrëmë u pajtuam me Koalicionin, sot ata u larguan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.