Mal Berisha
Vota anti – Trump e dhënë nga qeveria shqiptare në OKB për mua është në të vërtetë:
• Votë anti – Woodrow Wilson, Presidentit që mbrojti kufijtë e Shqipërisë në Konferencën e Paqës në Paris, 1919;
• Votë anti – Herbert Hoover, Presidentit që sponsorizoi arsimin shqiptar me fondet e veta personale, 1926;
• Votë, anti – Herman Bernstein, Ambasadorit amerikano – hebraik i cili e deshi Shqipërinë me gjithë zemër, 1930-1933;
• Votë anti – George Hoover Bush i cili i vuri vijën e kuqe Milosheviçit në Kosovë, në vitin 1992;
• Votë anti – Bill Klinton, Presidenti që urdhëroi goditjet ajore kundër Serbisë për çlirmin e Kosovës, 1999;
• Votë anti – George W Bush, Presidentit që pranoi Shqiperine ne NATO dhe njohu Pavarësinë e Kosovës, 2008;
• Votë anti – Barak Obama – Presidentit i cili mbështeti Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në rrugën e tyre të përbashkët të demokratizimit të vendeve tona, 2009 – 2017;
• Votë kundër Presidentit Donald Trump i cili ishte për ndërhyrje tokësore në Kosovë;
• Votë kundër vullnetit të gjysëm milioni shqiptaro – amerikanëve që jetojnë në ShBA dhe shtatë milionë shqiptarësh të tjerë që jetojnë nëpër botë;
Unë jam kundër!