• Latest
  • Trending
  • All

Unaza e ndarjes së përjetshme

05/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 16 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Unaza e ndarjes së përjetshme

05/03/2019
in Edukimi, Kosova, Opinion

Nga Mal BERISHA

Në sallën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë në promovimin e dokumentarit “Rrëfime për Kosovën” të regjizorit Fatmir Lama.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

 Hyrje

Pesëdhjetë vjet më parë, prindërit e mi më veshën me rrobat e një nxënësi që fillonte shkollën për herë të parë. Atë ditë shtatori do të rreshtohesha me nxenës të brezit tim përpara një fasade shkolle të thjeshtë në Tropojën e Vjetër. Ajo mbante emrin e një heroi të Gjakovës:“Asim Vokshi”.

Është besoj e kuptueshme se çfarë emocioni ka një njeri që ka ëndërruar gjithmonë ta vizitojë këtë qytet, të ketë nderin dhe privilegjin të flasë përpara një audience të nderuar në një institucion kulturor në Gjakovë që mban të njejtin emër me atë të shkollës time:  “Asim Vokshi”.

Në atë kohë kur mësoja në shkollën “Asim Vokshi” kisha një ëndërr, e cila shumë herë frikësohesha se nuk do të realizohej kurrë. Në çdo lëvizje jete në atë zonë kufitare më shoqëronte një dëshirë e jashtëzakonëshme për të parë qoftë edhe një herë një qytet, i cili në imazhin tim ishte më i bukuri në botë. Kisha dëgjuar prej të parëve të mi për traditën, burrërinë, trimëritë, zakonet, qytetarinë, artistët, terzinjtë, zanatçinjtë, kostumet dhe ushqimet e këtij qyteti:

   Ky qytet ishte Gjakova

Ishte Gjakova me të cilën na ndante “Kloni”, “Vija Kufitare”, dhe ai që quhej “Brezi i Butë”.  Gjakova, e cila sot është vetëm 25 minuta larg nga Tropoja ku kam lindur unë.

Nga ajo anë e kufirit, ne shihnim dritat llamburitëse të Gjakovës, Malet e Koshares, Majën e Gjerovicës. Ishim aq afër dhe…aq larg.

Në atë kohë kam patur rastin të shoh djemë e vajza të anës shqiptare të këtej kufirit, në bjeshkën e Ujezës. Ata dëshironin të dinin për njëri-tjetrin dhe kishin gjetur një mënyrë për të komunikuar: Ishin jo më shumë se njëqind metra larg në dy anët e vijës kufitare, nëpër bjeshknajë, por asnjëra palë nuk guxonte të fliste me palën tjetër.

Gjithkush e din se banorët e këtyre anëve shqiptare të ndara padrejtësisht me perde hekuri, kishin thuajse në çdo shtëpi një dramë ndarjeje. Një të tillë e kishte edhe familja ime. Vajza të Malësisë së Gjakovës të martuara në Rrafshin e Dukagjinit dhe  anasjelltas. Një pjesë e tyre ishin martuar heret kur nuk kishte kufi, të tjera në “Kohën e Shqipnisë” e të tjera edhe më vonë. Ato kishin lindur fëmijë dhe rritur familjet aty ku ishin. Por kishte edhe nga ato që e kaluan kufirin pas mbylljes së tij në vitin 1949. Ato u bënë drama e vërtetë e ndarjes së banorëve të këtyre anëve.

Pas kësaj erdhi koha kur shumë djemë e vajza shqiptare të Kosovës kaluan kufirin dhe erdhën në Shqipëri. Ata shpresonin se në pjesën tjetër të Atdheut të tyre do të gjenin parajsën, vendin aq të dashur për prindërit dhe brezat e mëparshëm.  Gjimnazistë me ideale patriotike, njerëz që donin të bashkoheshin me antarë të tjerë të familjeve në Shqipëri, kalonin kufirin ilegalisht. Ardhja e tyre në Shqipëri është një dramë tjetër me dy anë të medaljes: Nga njëra anë malli për atdhe, nga ana tjetër ndjekja, survejimi, persekutimi, etiketimi dhe më në fund zhgënjimi i plotë.

Regjisori Fatmir Lama

Për ta sjellë këtë dramë shqiptare tek shikuesi i asaj salle të nderuar dhe për teleshikuesit e Koha-Visonit të Kosovës duhej një njeri me përvojë të jashtëzakonëshme. Një patriot me syrin e artistit. Një njeri që dramën e shqiptarëve në të dy anët e kufirit e kishte pjesë organike të jetës së vet. Duhej njeriu që kishte lindur afër këtij kufiri, që kishte të afërmit e vet në anën tjetër, në Tropojë,  por që nuk i takonte dot lirisht. Duhej një kineast, producent, montazhjer, me shpirt artisti që ta sillte këtë cikël dokumentarësh “Rrëfime Për Kosovën” tek ne.  Dhe ky është i nderuari, vëllai ynë, zotëri Fatmir Lama.

Kur e filloi këtë aventurë zotëri Fatmiri, më tregoi planin që kishte dhe sesi do ta ndërtonte serialin dokumentar. Më pëlqeu pa masë. I nxitur nga ideja e Fatmirit për këto rrëfime në television, tregova historinë e ndarjes së hallës time me babain tim, e cila është pak a shumë kështu:

Unaza e Ndarjes

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, të parët e mi vendosën që nga Lugu i Zi i Tropojës ku jetonin, të kalonin në Kosovë dhe pikërisht në Rekën e Keqe. Aty morën tokë për gjysëm dhe ndërtuan një jetë shumë më të mirë se ajo që kishin në bokat e thata të Koraqit. Lufta kishte konsekuencat e veta, por gjithsesi dolën pa u dëmtuar. Aty nga vitit 1946 jugosllavët kërkuan një rregjistrim të popullsisë. E vetmja mënyrë që ata të mund të qëndronin në Kosovë ishte në se deklaroheshin si jugosllavë. Këtë ata e panë si një humbje  të identitetit kombëtar dhe në rrethana të tilla vendosën të ktheheshin përsëri në Malësinë e Gjakovës. Morën çfarë mundën me vete, por lanë prapa një premtim: Timën e re të fejuar me djaloshin kosovar Selim Idrizi nga fshati Smolicë, dhjetë minuta larg nga Gjakova.

Aty nga viti 1948 era e ndryshimeve të politikës midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë ndjehej bashkë me rrezikun e mbylljes së kufirit dhe izolimit midis dy vendeve. Në këto kushte, dikush nga të parët tanë, sugjeroi se mbyllja e kufirit do ta linte atë vajzë të re në një gjendje që nuk do t’i gjindej dot zgjidhja. Nëse mbyllej kufiri, ajo ose do të martohej në Shqipëri, por familja binte në telashë me ata në Smolicë, ose vajza mbetej në derë. Kështu vendosën që t’i dërgonin fjalë mikut dhe të vinte ta merrte vajzën. Dy palët ranë dakord dhe e ndanë rrugën përgjysëm në atë që quhet “Pjekje”, në Malësinë e Gjakovës. Ceremonia u zhvillua në një livadh të bukur. U pinë kafet, u luajtën vallë burrash, u lëshuan kuajt, qitën me pushkë, u ndërruan mollët maje Flamurit Shqiptar dhe u ndanë.

Tima, tashmë nuse, hypi në kerr dhe ata u nisën për në Smolicë. Pala përcjellëse mbeti në vend, ndërkohë që shihte karvanin kosovar tek largohej. Në një çast, ndodhi diçka e paparë ndonjëherë. Nusja, iu kërkon ta ndalonin qerren, heq duvakun, zbret me shpejtësi, kthehet drejt njerëzve të saj të familjes përcjellës, i afrohet tim eti, vëllait të saj, i cili ishte një vit më i vogël, heq unazën e martesës nga gishti dhe i thotë:

-“Zgjate gishtin, merre këtë unazë, vure në gisht dhe mbaje gjithë jetën, pasi ne nuk do të shihemi më kurrë”.

Nuk vonoi dhe kufiri u mbyll dhe ata nuk u panë më në këtë jetë edhe pse ishin vetëm pesë kilometra larg nga njëri-tjetri.

Kur e dëgjoi këtë histori, Fatmiri kërceu nga vendi dhe më tha:

-“Të lutem a do ma rrëfesh këtë ngjarje përpara kamerave?”

-“Po” –  i thashë, “vetëm me një kusht”:

-“Më thuaj” m’u kthye ai.

-“Ta filmojmë në vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje”.

Dhe kështu ndodhi. Kjo rrëfenjë televizive ka prapa sfondin e vet madhështor,  Malësinë e Gjakovës dhe “shkrumin e granicës” së atyre kohërave.

Djemtë e vajzat kosovare në Shqipëri  

Më pas i fola Fatmirit për djemtë e Kosovës, që i kisha njohur ndër vite në Shqipëri. Ata vinin nga Kosova të mbushur me dashuri të madhe për Shqipërinë. Ishin të pashëm, të bukur dhe të veshur më mirë se ne. Pas peripecive të para, vendoseshin në konvikte dhe në shumë raste lejoheshin të vazhdonin studimet në fakultete si bujqësia, letërsia dhe historia, me ndonjë përjashtim të rrallë. Nëpër fakultete dalloheshin për fizikun e bukur, gjatësinë trupore, prirjet për t’u marrë me sport, art e letërsi. Mbaronin shkollat dhe emëroheshin thuajse përherë në zona jo-kufitare. Ata ishin aq të dashur, të ditur, të qeshur. Por nuk kalonte shumë kohë dhe rregjimi diktatorial fillonte përndjekjen ndaj tyre. Papritmas dëgjoje që filani u arrestua për agjitacion e propogandë!? Një tjetër për sabotazh në ekonomi apo në industri!? Tjetri për tentativë arratisjeje! Një tjetër për veprimtari armiqësore!? Dhe kështu, një pjesë e njerëzve fillonin dhe i shikonin jo më me simpatinë e fillimit, por me dyshim dhe shpesh edhe me frikë. Gjyqe të montuara organizoheshin njëri pas tjetrit, pa fakte, me dëshmitarë të rremë, me akuza të paimagjinueshme, duke shkaktuar drama të tmerrshme.

Nga ana tjetër, pasonte zhgënjimi i atyre pak vëllezërve dhe motrave shqiptarë që vinin nga Kosova si vizitorë deri në vitin 1981, kur edhe kjo mori fund. Shpesh ata nuk i takonin dot të afërmit e tyre. Por kur i takonin mësonin nën zë se ajo që shitej si “parajsa shqiptare” nuk ishte asgjë  më shumë e as më pak se një ferr i vërtetë.

“Rrëfime për Kosovën” është një cikel filmash dokumentarë që do të sjellë përpara shikuesit një gamë të madhe ngjarjesh, figurash, personazhesh të vërteta nga dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ajo çfarë u pa në episodin e parë  është vetëm fillimi. Ajo që e dallon këtë vepër monumentale dhe historike që Fatmir Lama sjell është vërtetësia e ngjarjeve, sinqeriteti i rrëfimit prej personazheve të vërtetë, dramaciteti dhe emocioni që sjellin rrëfimtarët, pasqyrimi me vërtetësi i një realiteti që kurrë mos u përsëritë më! Por Fatmiri e ndan kënaqësinë e suksesit edhe me Flaka Surroin, e cila e ka mundësuar rregjistrimin dhe transmetimin e serialit dokumentar.

Gjakovë, 23 shkurt 2019.

Post Views: 88
Tags: kosova
Previous Post

Shefi i BE-së në Serbi: Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje

Next Post

Vuçiç do njohë Kosovën? Jo, thjesht, keqintepretim i intervistës

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vuçiç do njohë Kosovën? Jo, thjesht, keqintepretim i intervistës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.