Një shpërthim tritoli ka ndodhur mesnatën e kaluar në katin e pestë të një pallati në Tiranë në rrugën “Margarita Tutulani”.
Pallati quhet “Riviera.”
Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ashensori i pallatit është shkatërruar.
Policia tha se ka nisur hetimet për shkaqet dhe autorët. Shpërthimi ndodhi në orën 1:30.















