Milva Ekonomi, Ministrja e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes ka zhvilluar sot një vizitë të paparalajmëruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Ekonomi gjatë kësaj vizite tha se qeveria ka prioritet heqjen e çdo barriere për çeljen e biznesit si dhe ofrimin e lehtësirave në shërbimet pranë QKB-së.
Nuk do të ndalemi në krijimin e kushteve për të bërë biznes denjësisht”, deklaroi ministrja.
Ekonomi u shpreh se gjatë muajve janar-30 maj 2016 u regjistruan 9849 biznese, nga 7940 të tilla që ishin për të njëjtën periudhë vitin e kaluar.















