Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Ethem Fida tregon në një intervistë se Anisa A., vajza që publikoi video skandalin me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, “aktualisht paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë. Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor. Kjo, sa herë është e nevojshme, pra sa herë e kërkojnë të paraqitet në organet kompetente.
Meqë jam i ri në detyrën që më është caktuar, nuk ka arritur të kontaktoj me të për arsye të ndryshme. Por kam komunikuar me eprorin e saj.”
I pyetur nga GSH nëse vendi i punës ku Anisa A. u caktua ishte i lirë apo u hap vetëm për të,, Fida u shpreh se “ende nuk mund të them gjë për këtë. Pasi të bëjmë verifikimet e nevojshme, do t’ju informojmë.”















