Një i ri është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi shantazhonin një vajzë me anë të një video intime.
Policia e Tiranëska arrestuar një të ri që shantazhonte me video intime një vajzë. I arrestuari është Erjon Benga 21 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij A.S 25 vjeç.
Sipas policisë dy të rinjtë me anë të një video intime i kërkonin 2000 Euro vajzës me inicialet K.L në mënyrë që mos ta publikonin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë, Gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë për 25-vjeçarin e shpallur në kërkim.















