Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar nga Burreli, i cili ishte kthyer në tmerrin e pacientëve në QSUT.
Dritan kuka akuzohet për të paktën 6 vjedhje në spital. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë për operacionin “Urgjenca”
Pas një pune të mirë hetimore të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur dhe konkretisht:
Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D., në autobusin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.















