Dy vajza janë gjetur të vetëhelmuara në banesë ditën e djeshme.
Rasti i parë ka ndodhur në Laknas të Tiranë, ku një 25-vjeçare me iniciale N.B është gjetur e vetëhelmuar, pasi kishte pirë disa ilaçe.
Rasti i dytë ka ndodhur në Kavajë. Një 17-vjeçare me inicialet H.Gj është vetëhelmuar gjithashtu në banesën e saj dhe është gjetur nga të afërmit.
Të dyja vajzat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve për të marrë ndihmën mjekësore.















