Një 19-vjeçare nga zona e Shkozës në Tiranë ka bërë denoncim në polici se i kanë vjedhur fotografi personale nga rrjeti i saj social Facebook.
Këto foto, më pas ia kanë publikuar si video në Youtube. 19-vjeçarja D.H në denoncimin e saj shtoi gjithashtu se personi/personat që i kanë vjedhur fotot, fillimisht e kanë ofenduar në Facebook.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje.















