18 persona mbetën të helmuar pasi konsumuan ushqim në një restorant të njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas Top-Channel, ata kishin konsumuar një sallatë çezar dhe një picë pikante, që besohet se prej të cilave janë helmuar.
“Kishin marrë nga një sallatë çezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës.
Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve për Top-Channel.
Ndërkohë, pacientët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, kurse policia ka bllokuar aktivietin e restorantit dhe ka nisur hetimet.















