• Latest
  • Trending
  • All

Shqiponja me dy koka e 2 Korrikut 1990

02/07/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 17 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqiponja me dy koka e 2 Korrikut 1990

02/07/2014
in Opinion

Ruben Avxhiu

2 Korriku 1990 solli në Shqipërinë komuniste përleshjen e parë masive mes popullit dhe aparatit policor që mbante në këmbë diktaturën.
Ishte version shqiptar i rrëzimit të Murit të Berlinit, gati një vit pas rënies së tij. Ndonëse nata e thellë solli fitoren e policsë, me ndihmën e forcave speciale sampiste dhe të sigurimit, drejtuesit komunistë të vendit panë për herë të parë një shembull se çfarë mund të ndodhte në vendin më të duruar socialist të Europës Lindore.
Ngjarja u pasuan nga “ditët e ambasadave”, kur regjimi kaloi nga dhuna për ndalimin e njerëzve që donin të iknin në Perëndim në lejen për të hequr qafe ata më të vendosurit.
E gjitha kjo solli Shqipërinë në faqet e para të gazetave dhe në emisionet televizive perëndimore.
Ajo që tërhoqi më pak vëmendje ishte se në të njëjtën ditë, në Kosovë u shënua një ngjarje gjithashtu rrënjësore për emancipimin politik dhe artikulimin e aspiratave të shqiptarëve nën Jugosllavi: Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë së Kosovës. E lënë ndoshta rastësisht ose me qëllim afër 4 Korrikut, ajo i shpalli botës vullnetin e Kosovës për shkëputje nga Serbia e Jugosllavia.
Ngjarja që shihet edhe sot si një lloj gur themeli në historinë e lëvizjes modern shqiptare për pavarësi, kaloi pa shumë interes në median ndërkombëtare.
Rastësia që dy ngjarjeve të tilla që ndodhin gati vetëm një herë në gjeneratë rastisën në të njëjtën ditë kanë ndezur hipotezat se ngjarja në Tiranë ishte e “kurdisur” nga jugosllavët për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet e Kosovës.
Vërtet që nga të dyja ndonëse ajo e Kosovës ishte më simbolike, ishte kjo e Tiranës që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Vetë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Perez de Kuelar erdhi në atë kohë në Shqipëri për të zgjidhur krizën humanitare që rrezikohej të krijohej nga bllokimi i njerëzve pa kushte jetese nëpër ambasada (qeveria e Tiranës, pasi lejoi për disa ditë hyrjen riktheu ndalimin, ndërsa mijëra vetë mbetën në oborret e ambasadave perëndimore pa kushte higjene e të pasigurtë për të ardhmen).
Ideja që 2 Korriku i Tiranës ishte organizuar nga Beogradi i shkonte kuptohet më shumë për shtat komunistëve në fuqi, si dhe atyre që sot vazhdojnë hakmarrjen e vogël e të butë kundër atyre që ua prishën qetësinë e “parajsës komuniste”.
Nga ana tjetër hipoteza mbështetet edhe nga antikomunistët që shohin dorën e Beogradit jo te ata që u ngritën në 2 Korrik por te qeveria e Tiranës që sipas tyre vepronte në koordinim me qeverinë jugosllave. Përtej retorikës publike, sipas këtij skenari, klikat e Tiranës dhe Beogradit në fakt bashkëpunonin si të vetmet që ishin në këmbë të pazgjedhura në mënyrë demokratike në Europën që po ndryshonte.
Ideja se në Tiranë u ngritën për të sabotuar zhvillimet e Prishtinës u shkon për shtat edhe atyre në Kosovë që kanë një mëri të vjetër ndaj Tiranës, mëri e cila varion nga një ambicje e shëndetshme për ta emancipuar Prishtinën si një qendër të pavarur kulturore, politike e kombëtare siç e meriton e deri te mëria e absurde provincialiste që nuk i shërben askujt.
Gati çerekshekulli më vonë të dy ngjarjet mund të vihen më lehtë në perspektivë. Ndërkohë që nuk është çudi që jugosllavët të kenë përfituar nga zhvillimet në Tiranë, rastësia në një ditë e të dy zhvillimeve nuk i ka penguar në realitet dy proceset paralele të demokratizimit të Tiranës dhe pavarësimit të Prishtinës. Përkundrazi të dy proceset kanë ndihmuar njëri-tjetrin.
Nga pikëpamja praktike, nuk ka dyshim që në Shqipëri ka pasur agjentë jugosllavë, por aftësia e tyre për të nxitur një përplasje të përmasave të 2 Korrikut ka qenë shumë e kufizuar. Është diçka që mund ta besojë vetëm dikush që ka një përfytyrim të ekzagjeruar të aftësive të kundërshtarit rajonal.
Në të dy zhvillimet e kohës ka disa gjëra që janë të pashmangshme dhe që zvogëlojnë rëndësinë e çfarëdo manipulimi të mundshëm nga Beogradi millosheviçian dhe Tirana komuniste.
Së pari, përmbysja e komunizmit në Shqipëri do të ndodhte si me ashtu edhe pa përballjen e 2 Korrikut. Në fakt, komunistët shqiptarë mund të shohin me çlirim kujtimin e asaj date. Shfryrja e dufit masiv, largimi në Perëndim, zgjimi i shpresës për zgjidhje personale në vend të asaj kolektive, etj mund të kenë shmangur një përplasje që po të ishte shtyrë mund të kishte sjellë një version shqiptar të ngjarjeve në Rumani, ku diktatori në fuqi u pushkatua.
2 Korriku mund të ketë bindur përfundimisht komunistët në fuqi për shpejtësinë e rrokullisjes së ngjarjeve dhe që së bashku me përvojën rumune të kenë bërë që në Dhjetor 1990, të pranoheshin kërkesat e studentëve në vend që të provohej shtypja me dhunë.
Në krahun tjetër të kufirit, duhet pranuar një gjë e rëndësishme: Shpallja e Pavarësisë nuk humbi në sytë e medias perëndimore për shkak të rastësisë me ngjarjen e Tiranës, por sepse Çështja e Kosovës ishte ende e panjohur për opinionin masiv. Vëmendja ishte në zhvillimet në Bashkimin Sovietik dhe në republikat veriore jugosllave.
Diplomacia perëndimore nuk dinte ende çfarë të bënte me Kosovën. Shpresa në Perëndim ishte se Jugosllavia nuk do të shpërbehej dhe se demokratizimi do të vinte për mbarë federatën. Nuk kishte ndonjë përpjekje për të nxitur dëshirën shqiptare për pavarësi.
Do të duheshin vite të tëra pune lobimi në SHBA e Europë, zhvillimet e luftës tragjike në Ballkan, demaskimi i synimeve dhe natyrës reale të regjimit të Millosheviçit si dhe qartësimi për pashmangshmërinë e shkëputjes së Kosovës që do të bindnin më në fund Perëndimin se pavarësia ishte e vetmja zgjidhje praktike dhe morale.
T’ia vësh fajin një demonstrate në Tiranë për heshtjen ndaj Shpalljes së 2 Korrikut është pra, më së paku e nxituar.
Si organizimi i shqiptarëve të Kosovës për një të ardhme tjetër, ashtu edhe demokratizimi i Shqipërisë ishin dy zhvillime që ishin vonuar e nuk mund të prisnin më. Nuk mund të pretendoje t’i kërkoje asnjërës palë në të dy anët e kufirit që të priste tjetrën. Këmbëngulja e disa intelektualëve kosovarë se shqiptarët në Tiranë duhej të mos destabilizonin regjimin komunist për hir të çështjes së Kosovës apo pikëpamjet e disa aktivistëve antikomunistë në Tiranë se kosovarët nuk kishin arsye të nxitoheshin se ishin më mirë ekonomikisht ishin imorale dhe injorante.
Kosova nuk do të mund të siguronte mbështetjen dhe angazhimin perëndimor pa rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Përkundrazi, përpjekja e Kosovës do të kompromentohej dhe përbaltej nga pozicioni izolacionist e antiperëndimor i regjimit komunist në Shqipëri.
Nga ana tjetër një demokratizim real i Shqipërisë në kuadrin e një Kosove pa rrugëdalje mund të kthehej në një riciklim të kotë të situatave të dhunshme. Jo më kot, vetëm pas çlirimit të Kosovës erdhi edhe stabilizimi i demokracisë në Shqipëri.
Të dy ngjarjet janë mbase një lloj dëshmie se ndonëse i ndarë me kufij shtetërorë, zemra e kombit shqiptar rrihte me të njëjtin ritëm dhe prodhonte ngjarje të njëkohshme. Për fat të mirë, sot pas 20 vitesh Kosova është e pavarur dhe Shqipëria po bëhet pjesë e hapësirës së demokracisë liberale në botë. Që këtej është më e lehtë të diskutojmë për atë ngjarje ku kërcyem me të dy këmbët njëkohësisht në kapitullin e ri të historisë, nga dëshira për të mos mbetur më mbrapa. illyria

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Post Views: 92
Tags: edi rama
Previous Post

Foreign Policy: Nëse ISIS e prek Jordaninë, nis Lufta e Tretë Botërore

Next Post

Çunat e Tironës – Ata të Vërtetët.

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Çunat e Tironës – Ata të Vërtetët.

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.