• Latest
  • Trending
  • All

Shqipërisë i duhen shtetarë dhe njerëz më të mirë

27/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Shqipërisë i duhen shtetarë dhe njerëz më të mirë

27/01/2019
in Edukimi, Opinion

Nga Bledar KURTI

Grupet e njerëzve që nuk kanë shpenzime janë më besnike, ato të lëndojnë më pak, dhe të lënduarit, duke qenë se janë të varfër dhe të shpërndarë, nuk mund të të bëjnë keq. Prandaj, dëmi që i duhet bërë një njeriu duhet të jetë i atillë që të mos sjellë hakmarrje. Ndërsa të mirat të jepen pak e nga pak që shija e tyre të zgjasë më shumë. Nëse je i mençur, nuk duhet t’i frikësohesh reputacionit i të qenit i keq. Nuk kemi parë të bëhen gjëra të mëdha, me përjashtim prej atyre që e kanë konsideruar veten të këqij.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Për këtë arsye mos ngurro nga të pasurit një reputacion i të qenit i keq sepse kjo të sjell një qortim pa urrejtje. Nëse nuk ia arrin dot të të duan dhe të të kenë frikë, atëherë është më mirë që të të kenë frikë.

Këto ishin këshillat që Niccolo Machiavelli, diplomati finok fiorentin i dha Lorenzo de’Medici, guvernatorit të Firences, me shpresën se do fitonte favoret e tij, dhe përmes librit Princi, ai vetë do kthehej në politikë, e do shijonte privilegjet e saj.

Ky servilizëm i tij, solli pasoja të tmerrshme për epokat në vazhdim, pasi prodhoi drejtues makiavelistë, pra shtetarë të paskrupullt, të cilët përdorën të gjitha mjetet për të justifikuar qëllimin, zhveshën politikën nga morali, shtypën popujt në emër të idealeve të mëdha, dhe mashtruan qytetarët mbi parimin se është e këshillueshme dhe e pranueshme që në politikë premtimet nuk duhen mbajtur. Fatkeqësisht, këshillat e Machiavelli-t janë vargjet më të dashura në zemrat e politikanëve shqiptarë dhe shërbejnë si Bibla e zaptimit dhe ruajtjes së pushtetit të tyre.

Përmes këtij manuali 500 vjeçar, pushtetarët tanë janë bërë ekspertë të uzurpimit të pushtetit, mashtrimit ndaj shqiptarëve dhe drejtues të pamëshirshëm ndaj popullit që drejtojnë, të cilët të zhveshur nga morali kanë mbledhur rreth vetes njerëz me biografi të errëta kriminale, oligarkë e vjedhës, ushtarë të verbër e servilë, vetëm e vetëm për ta ruajtur sa më gjatë ofiqin që kanë, aq të vyer porsi një thesar.

“Nuk do ju tradhëtojmë kurrë! Ne do shkruajmë historinë! Këtë vit hapim negociatat me BE-në! Nuk do falim e shesim as edhe një pëllëmbë tokë të këtij vendi! Kemi rritjen ekonomike më të lartë në rajon! Shqiptarët sot janë më të lumtur e begatë si asnjëherë më parë! Kemi rritje të numrit të punësimeve! Po kryejmë reforma për t’u patur zili nga e gjithë bota!” shprehen ata, ndër të tjera, pa pushim në media, rrjete sociale, konferenca për shtyp, në mitingje, në fletushka, programe, e fushata elektorale, dhe vetë Machiavelli i duartroket këta dishepuj të tij besnikë, teksa i dëgjon nga përtejvarri, në pritje për t’i komplimentuar personalisht kur edhe ata të shkojnë në vendbanimin e tij të terrtë.

Me këshillat e tij në vesh, shtetarët tanë flasin për varfërinë pa e provuar kurrë atë, janë njerëzit më të pasur të Evropës teksa drejtojnë vendin më të varfër të kontinentit, shprehen për arsimin duke qenë vetë të pashkolluar, promovojnë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës duke qenë të paprekshëm, promovojnë shëndetësinë teksa janë vetë shkaktarë sëmundjesh duke shkaktuar stresin e papunësisë, frikën e humbjes së vendit të punës, duke lejuar importimin e produkteve të rrezikshme medicinale dhe ushqimore, ngrenë zërin për integrimin e shkelmojnë rininë që të largohet, dhe flasim plot bindje për një të ardhme të lavdishme ndërkohë që e vrasin edhe më shumë dita-ditës shpresën e shqiptarëve.

Flasin papushim për sisteme qeverisje, ristrukturime organizative, reforma dhe risi ekzekutive, por e vërteta është se Shqipërisë i duhen njerëz të mirë. Ky do ishte fillimi i mbarë dhe i duhur për të adhmen e vendit. Shtetarë të mirë, të moralshëm, të përgjegjshëm, e plot integritet, të cilët mbajnë pranë vetes ajkën dhe jo bajgën e kombit, e duan dhe jo e shfrytëzojnë Shqipërinë, janë vizionarë dhe jo miopë interesash e përfitimesh, që punojnë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe a i mungojnë vendit njerëz të tillë? Padyshim që jo. Ata janë ndër të gjithë ne, të privuar, të shkelur, brenda dyerve të mbyllura të burgut makiavelist.

Nëse ndonjë prej shtetarëve tanë të sotëm ndien ndonjë pickim ndërgjegje për shkak të varfërisë dhe depresionit ekonomik e social në të cilin gjendet vendi, le ta nisë ndryshimin e ta shpagojë veten me një akt shumë të vogël, le të kopjojë perandorin e shquar romak Marcus Aurelius, i cili, i dashur nga njerëzit e i adhuruar prej tyre porsi perëndi, caktoi një prej skllevërve të tij, që, teksa ai ecte në rrugët e Romës nën brohoritjet dhe përuljen e romakëve, t’i pëshpëriste në vesh perandorit në çdo hap, “Je vetëm njeri. Je vetëm njeri.” Ndaj edhe ju caktoni një prej skllevërve tuaj që ju rrethojnë ngado, t’ju pëshpërisë në vesh sa herë merrni vendime në emër të shqiptarëve, “Je i korruptuar. Je i korruptuar.”

Bëjeni këtë dhe ndoshta, në pritje të ndonjë mrekullie, ju mund të bëheni njerëz më të mirë, e si rrjedhojë shtetarë më të mirë, dhe Shqipëria do mund të ndriçohet sërish nga një rreze e vogël drite.

Në të kundërt largohuni, dhe lëreni diellin të ndriçojë në zemrat e shqiptarëve dhe në hapat e së ardhmes.

Post Views: 82
Tags: drejtimi i shtetitshtetare
Previous Post

Kim Mehmeti: Botën mund ta ndryshojë vetëm libri!

Next Post

I riu nga Podujeva arrin të punësohet në NASA

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

I riu nga Podujeva arrin të punësohet në NASA

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.