• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria, ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës

05/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 3 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shqipëria, ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës

05/04/2016
in Opinion

Analisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Këshillit Amerikan të Atlantikut, Ariel Cohen, në një artikull mbi Shqipërinë të botuar në revistën prestigjioze amerikane National Interest, me titull “Ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës” shkruan se parashtrimi i Presidentit Obama mbi prioritetet e politikës së jashtme, i elaboruar gjerësisht në artikullin e hollësishëm të Jeffrey Goldberg për revistën Atlantik, përfshin fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm rajonale si Irani dhe Arabia Saudite.

Cohen shkruan se është e kuptueshme që Presidenti i SHBA-ve të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës me shqetësimet që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Lindore, por nëse ai dhe këshilltarët e tij për mbrojtjen synojnë të angazhohen në një strategji afatgjate për parandalimin e konflikteve në politiken e jashtme, ata duhet të shohin jo më larg se Ballkani, për të cilin flitet pak ose aspak, sepse rajoni përbëhet nga vende të vogla me potencial të madh pozitiv, por edhe destabilizues si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nëse administrata e SHBA kërkon të ruajnë një Europë të qëndrueshme dhe të kenë kontroll më të madh mbi krizën aktuale të refugjatëve, duhet që patjetër të ketë një vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit. Për më tepër, për të mbajtur Rusinë larg shtrirjes së ndikimit të saj në Ballkan dhe të kufizuar vetëm në sferën e saj të influencës në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sikurse Presidenti Obama sugjeron, është koha për t’i kushtuar më shumë vëmendje Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti. Vitin e shkuar mbi një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende më të largëta si Afganistani, Bangladeshi, Eritrea, Libia, Sudani i Jugut dhe Jemeni mbërritën në Evropë përmes Ballkanit. Një migracion i përmasave të tilla ka potencial destablizues për vendet e vogla, veçanërisht ato që nuk janë ende anëtare të BE-se. Burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale janë të limituara dhe një krizë e tillë vendos në provë të gjithë kompozicionin shoqëror të këtyre vendeve.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e njeh shumë mirë këtë situatë. Në një interviste ekskluzive për National Interest ai tha:   Kufijtë natyrorë, malorë ende parandalojnë refugjatët të shohin Shqipërinë si një vend tranziti, por nëse situata nuk trajtohet me vëmendjen e duhur rrezikon të jetë vetëm një çështje kohe përpara se organizatat kriminale të trafikantëve të vendosin lidhjet mes tyre për të shfrytëzuar këtë situatë. Kjo do të kishte efekte të mëdha destabilizuese për rajonin e Ballkanit, perspektivën e tij integruese dhe do të përfaqësonte një shqetësim të mëtejshëm për Evropën.

Refugjatët dhe terroristët janë dy çështje që shpesh përzihen me njëra-tjetrën në Ballkan. Terroristët islamik janë të vendosur të infiltrojnë në Evropë përmes flukseve të refugjatëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit. Ekstremistët janë të vendosur dhe organizuar për t’i kaluar kufijtë më shpejt sesa informacioni i nevojshëm për t’i parandaluar ata. Vende të veçanta të Ballkanit ballafaqohen me barriera ligjore dhe burokratike në çështjet e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës. Valë masive dhe të padëshiruara refugjatësh rrezikojnë të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Në shumë vende evropiane, parti dhe përfaqësues politik reagojnë me frikë dhe urrejtje. Ekstremistët e të djathtës nacionaliste po e shfrytëzojnë këtë realitet dhe përmes retorikës së ashpër mund të kufizojnë opsionet politike të vendeve evropiane dhe lidershipit të BE-se për përballimin me efikasitet të krizës.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.

Ai bën thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA. Z. Meta deklaron se inteligjenca në terren është e pamjaftueshme për të kontrolluar në mënyrë të plotë individët që udhëtojnë në Evropë nga zonat në konflikt. Është e vështirë për të verifikuar dhe konfirmuar që azilkërkuesit janë realisht ata që pretendojnë të jenë dhe për të verifikuar që ata nuk kanë lidhje me grupet terroriste. Në përfundim, qëllimi duhet të jetë arritja e zgjidhjeve të qëndrueshme mbi baza rajonale dhe ndërkombëtare.

“Nëse refugjatët arrijnë në kufijtë tanë, deklaron Meta, Shqipëria nuk do të ndërtojmë as gardhe dhe as mure, por do të duhet të kemi kontroll të fortë mbi kufijtë tanë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE dhe partnerët rajonalë për të qenë pjesë e një plani evropian për adresimin e kësaj sfide”.

“Shqipëria është e angazhuar në luftën globale kundër terrorizmit dhe është ndër vendet e para që iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare kundër ISIS-it. Shqipëria ka krijuar Drejtorinë Anti-Terror në Ministrinë e Brendshme, një nga strukturat më moderne në rajon”, shtoi Meta.

Së fundmi, Shqipëria është në mes të një reforme të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me qëllim luftën kundër korrupsionit është përfshirë edhe në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, bazuar mbi modelin e FBI-së amerikane, e cila do të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.

Qartësisht, pavarësisht përmasës së vogël të vendit dhe vendndodhjes së tij strategjike, angazhimi i SHBA-ve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhe sistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik.

Ndërsa mbetet e fokusuar tek lojtarët kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit që kërcënon Evropën, veçanërisht në një rajon të rëndësishëm dhe me histori të trazuar si Ballkani, është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar.

Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-ve. Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël në momente të vështira.

Post Views: 35
Previous Post

FOTO /Para se të vriste babain, postoi në fb foto e reperin Risk Ross

Next Post

Vrasja në Bllok, ja pse djali masakroi të atin me thikë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vrasja në Bllok, ja pse djali masakroi të atin me thikë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.