Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Ky incident ka ndodhur pikërisht në zonen ku disa javë më parë ndodhën protesta të dhunshme dhe tensione, pas vrasjes së një të riu maqedonas, ku i dyshuar është një bashkëmoshatar shqiptar. Dy të rinjtë janë ndaluar nga huliganë maqedonas dhe pasi jane dhunuar kane marre plage te renda. Menjehere eshte bere denoncimi në organet e rendit, ndërsa te dhunuarit jane derguar ne Spitalin e Qytetit të Shkupit. Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur pa masë, ai ishte edhe i gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos bokseve, ai është rrahur së bashku me një shok të tijin. Një grup maqedonasish që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht. bijte gi ovie siptari m (Mbytni këta shqiptarë …), ka deklaruar për portalin Almakos, Fatmir.M, babai i njërit prej viktimave të rrahura.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















