• Latest
  • Trending
  • All

Shkrirja e ambasadës shqiptare në Greqi, si domosdoshmëri  për një reformë në diplomaci

16/07/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Shkrirja e ambasadës shqiptare në Greqi, si domosdoshmëri  për një reformë në diplomaci

16/07/2020
in Opinion

Petrit Kuçana

Ngjante më shumë si një “fake news”,  ai lajmi i ububu-shëm, se Ministri në detyrë Genc Cakaj, ka shkarkuar të gjithë ambasadën shqiptare në Greqi.  Duhej të kaloje nëpër disa “faqe serioze”  për të konfirmuar të vërtetën që u pasua edhe me kronika televizive, ku më zë dhe figurë shihej policia greke tek arrestonte një qytetar  shqiptar të revoltuar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Kaq i paprecedentë duket ky veprim, saqë të humb çdo shpresë që mund të qëmtosh për ndonjë rast të ngjashëm, që në kushte paqësore, me një të rënë të lapsit, “të shkrihet” një ambasadë, si të ishte një dyqan i një katundi të përhumbur.

Përmasat e këtij skandali duken qartësisht në videot e kronikave televizive, kur qenkërka dashur “ndihma” e policisë greke e cila arreston një qytetar shqiptar që, siç u raportua ne media, nuk ka mundur të durojë teksa ka parë “live” korrupsionin në atë institucion të shtetit shqiptar.  Shumëkujt mund t’i kujtohen kronikat e shumta për skandalet diplomatike, (jo vetëm në Greqi) apo denoncimet në rrjetet sociale,  por duket se shumëçka ka ndodhur, deri tek vendimi fatal i Ministrit në detyrë.

Po a është ky rast krejtësisht unik, sui generis, apo  përbën majën e ajsbergut  të oqeanit të ndotur të diplomacisë shqiptare? 

Paraardhësi i Ministrit Cakaj, Ditmir Bushati, pati premtuar se ambasadat nuk do të jenë më konvikte diplomatike.  Nëse i referohemi ish-ministres së jashtme Arta Dade, gjatë kësaj kohe u thellua skandali me heqjen e kufirit prej 20% të të emëruarve jashtë sistemit.  (Pra partia mund të emëronte kë të dëshironte).

Nëse dikujt nuk i kujtohen skandalet e emërimeve në diplomaci, me siguri u kujtohen lajmet për duzinën e shkarkimeve “të diplomatëve” që bëri Cakaj në ditët e para që mori detyrën e Ministrisë së Jashtme, duke vërtetuar haptazi jo vetëm ekzistencën e konvikteve diplomatike,  por duke vërtetuar mjerisht që diplomacia perceptohet më së shumti si “vend luksoz” pune.  Fatkeqësisht diplomacia akoma shikohet si mundësi shkollimi apo punësimi familjar,  sesa si mision.  Ka një fakt. Deri në sot asnjë diplomat të shkarkuar ose jo, nuk kemi parë që të dalë para gjykatës.  (Një kronikë investigative e medieve në Shqipëri kanë zbuluar goxha të vërteta të frikshme)

A vazhdojnë  janë problematike (më e pakta që mund të thuhet) emërimet në diplomaci?

P.sh vetëm pak kohë më parë një i emëruar (diplomat) “qëndroi” në Londër plot tre ditë… (pasi duket se mund të shkonte gjithkund tjetër por jo në diplomaci). Për efikasitetin e diplomacisë mbase nuk ka shumë fjalë. Ka një heshtje totale të tyre, dhe shumë-shumë rrallë prodhohet ndonjë lajm nga ato lajmet komunitare, e aq më keq me lobimet për thithje investimesh të huaja,  e deri tek detyrat normale… (vazhdon shkollimi apo punësimi i fëmijëve mund të ishte lajmi…)

Ka një shqetësim tmerrësisht të thekshëm, pothuajse nëpër pjesën dërrmuese të ambasadave shqiptare nëpër botë dhe ky është shërbimi konsullor. Është një problem që nuk po gjen zgjidhje,  duke ua nxirë jetën mijëra shqiptarëve nëpër botë.

E kjo zgjidhje duhet të fillojë nga Ministria, jo thjesht në shtimin e stafit (jo të stafeve në ambasada, që as vetë nuk dinë çfarë bëjnë apo çfarë duhet të bëjnë), por të stafeve të konsullatave që janë në mbijetesë edhe për sa i përket pagesës së turpshme që marrin.

Çfarë mund të bëjë një “diplomat” në Londër me £20 në ditë” rrogë?  

Mbase Ambasada Shqiptare në Greqi,  do të jetë paralajmërim edhe për diplomatët që vegjetojnë në kurriz të atyre që i kanë sjellë në atë post, që vazhdojnë të mbahen fort pas kostumit të sekserit, sesa diplomatit, duke ruajtur tërësisht mentalitetin e zyrtarucëve që nuk mund të regjistrojë asgjë në “bëmat” e tyre 4-vjeçare.

Arroganca që importohet nga zyrat e “Tiranës” mbetet e neveritshme dhe aspak e pranueshme për shqiptarët që jetojnë në vendet demokratike, ku funksionari-diplomat, konsiderohet si shërbyes dhe nuk përceptohet si shefi, bosi, sekseri… aq më tepër në diplommaci.

Shkrirja e Ambasadës në Greqi shpresohet të jetë preludi i një reforme, që do të kthejë diplomacinë në binarët normal të një shteti demokratik të krahasueshëm me vendet e rajonit, së paku.

Previous Post

KE: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet e pandryshuar pa u rrezikuar nga ndryshime të tjera

Next Post

Nga Ali Ahmeti tek Ziadin Sela, kush janë 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (Emrat)

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Nga Ali Ahmeti tek Ziadin Sela, kush janë 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (Emrat)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.