• Latest
  • Trending
  • All

Shkodra e Shqipërisë dhe Veriu i Kosovës-Paralele historike

11/02/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Shkodra e Shqipërisë dhe Veriu i Kosovës-Paralele historike

11/02/2019
in Kosova, Opinion

Lisen Bashkurti

Kosova pa Veriun, Kosovë e falimentuar
Debati i nisur për ndarjen e Veriut të Kosovës si pjesë e marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi tanimë vetëm sa ka shpërthyer në sipërfaqe. E themi këtë, sepse në të vërtetë, përpjekja për ndarjen e Veriut nga Kosova ka nisur fillimisht de facto, qysh në përfundim të luftës në pranverë të 1999. Tani kjo tentativë e gjatë de facto po synohet të bëhet edhe de jure.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Inicuesit e kësaj tentative vijnë pa pikë dyshimi nga Beogradi dhe Moska. Është kryekëput në interesin e tyre shkeputja e Veriut nga trungu i integritetit territorial të Kosovës. Por, për arsye që dihen promovimi i kësaj ideje cunguese për Kosovën, nuk mund të lancohej publikisht as nga Beogradi dhe as nga Moska për shkak të reaksionit të madh që do shkaktonin tek shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Rajonin si dhe te kundërshtarët e interesave Serbo-Ruse në Ballkan.
Pikërisht për mënjanimin e këtij reaksioni anti Serbo-Rus shqiptar dhe ndërkombëtar u gjetën dhe u nxitën promovues nga brënda hapsirave shqiptare: brënda Kosovës, zëdhënës i idesë për ndarjen e Veriut të Kosovës u bë pikërisht, Presidenti Thaci. Jashtë Kosovës si hijena mbështetës së tij u bënë disa zëra në politikën dhe diplomacinë e Tiranës. Midis Prishtinës dhe Beogradit ka edhe ndonjë zëdhënës mediatik ogurzi.

Ndërsa Thaci doli protagonist publik i vetmuar, i paqartë e kontradiktor dhe i kundërshtuar masivisht nga qytetarët, politika dhe institucionet e Kosovës, sikundër edhe nga fuqi Perëndimore botërore, në Tiranë mbështetësit e Thacit nuk kanë dalë qartazi publikisht, por as nuk e kanë kundërshtuar atë asnjëherë. Kjo qasje hijenash nga Tirana ka ngjallë dyshime të mëdha në Kosovë, në Shqipëri, ndër shqiptarët dhe në mjaft fuqi Perëndimore.

Mësimi i ‘Shën Stefanit’ ose Shqipëria e falimentuar

Mbas Luftës Ruso-Turke 1877-78, në mars të vitit 1878 u firmos Traktati i Shën Stefanit dypalësh, i imponuar njëanshmërisht nga Rusia. Ky traktat synonte dhënien fund të kontrollit të Perandorisë Osmane mbi territoret e Ballkanit. Traktati njohu principatën e pavarur të Bullgarisë, njohjen e pavarësisë së Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë. Bosnie-Herzegovina u shpall autonome. Shqipëria dhe shqiptarët nuk u konsideruan.

Traktati u kundërshtua nga Austro-Hungaria, e cila nuk e dëshironte nxitjen e nacionalizmave sllavo-jugor dhe nga Britania e Madhe, e cila shikonte te shteti i madh Bullgar rrezikun e një sateliti Rus që mund të kërcënonte Stambollin dhe vetë ndikimin Britanik në Mesdheun Lindor. Qëndrimeve Austro-Hungareze dhe Britanike iu bashkua diplomatikisht edhe Gjermania e Bismarkut në Kongresin e Berlinit, 1878, duke bërë kështu modifikimin e termave të Traktatit të Shën Stefanit fund të qershorit 1878.

Shqipëria dhe shqiptarët ndonëse nuk u konsideruan si subjekt i pavarur dhe as autonom nga Traktati i Shën Stefanit, sërish për shkak të pretendimeve skajore mbi territoret shqiptare të fqinjëve Grek, Serb, Malazez e Bullgar si dhe të kundështive të disa Fuqive të Mëdha, kryesisht Austro-Hungaria e më pas edhe Italia dhe Gjermania, diplomacia Ruse parashikoi një hapsirë buffer-zone për shqiptarët në Shqipërinë e Mesme.
Dizajnimi i hartës së Shën Stefanit për shqiptarët u ekspozua diplomatikisht mbas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Londrës në 1913. Ishte një hartë sa një kuti shahu territor. Qëllimi Rus ishte që nëse një shtet i pavarur shqiptar do themelohej për shkaqe gjeopolitike, hapsira e tij territoriale do të duhej të ishte aq e kufizuar saqë të krijonte faktikisht një shtet tejet të dobët ekonomikisht. Një shtet i tillë në ballafaqimin e parë me fqinjët Grek apo Sllav të Jugut do të falimentonte.

Hartën e Shën Stefanit për Shqipërinë e pavarur e kundërshtuan fuqishëm dhe me argument Austro-Hungaria dhe Italia, të mbështetura në prapavijat diplomatike edhe nga Gjermania, relativisht edhe Britania. Franca asokohe luajti rol kryesisht negativ ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët. Në fokus të debatit për territoret e Shqipërisë së pavarur u bë Shkodra. Shkodra dhe rrethinat e saj në fillim të 1913 u pushtuan nga Mali i Zi, i cili shpresonte që, bazuar në Shën Stefan i kishte ardhur koha të aneksonte Shkodrën. Mirëpo, zhvillimet diplomatike në Londër e kundërshtuan aneksimin e Shkodrës dhe vendosën që Shkodra me rrethinat e saj të mbeteshin brënda territorit politik të Shqipërisë së pavarur.

Argumenti më i fortë për përfshirjen e Shkodrës dhe rrethinave të saj brënda kufijve politik të Shtetit Shqiptar ishte viabiliteti i shtetit të ardhshëm Shqiptar. Viabilitet do thotë aftësia e brëndshme e shtetit për të gjeneruar zhvillim ekonomik të qëndrueshem për mbijetësë dhe zhvillim, bazuar në resurset e veta.
Mbështetësit e kauzës së Shkodrës brënda kufijvë politik të Shqipërisë së pavarur argumentuan se pa Shkodrën dhe rrethinat e saj Shqipëria e pavarur do humbiste rreth 25 përqind të PBB, sasi kjo që e bënte të pamundur mbijetesën ekonomike të brëndshme të shtetit të pavarur. Argumenti u pranua ndërkombëtarisht. Shkodra dhe rrethinat e saj mbetën brënda Shtetit Shqiptar. Shqipëria mbijetoi.

Kosova pa Veriun, Kosovë e falimentuar

Qysh në ditët e fundit të luftës së vitit 1999 nisi de facto procesi i margjinalizimit të Veriut të Kosovës, ose më saktë filloi procesi i mosbindjes së Veriut të Kosovës, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe tre komunat Serbe, Leposavic, Zvecan dhe Zubin Potok ndaj pjesës tjetër të Kosovës, asokohe administruar nga UNMIK.
Mbas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, Veriu i Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe tre komunat Serbe vijuan të injorojnë bindjen ndaj institucioneve sovrane e legjitime të Shtetit të Pavarur të Kosovës. Liderët Serbë në Veri të Kosovës forcuan lidhjet direkte me Beogradin. Autoritetet e Kosovës nuk tentuan seriozisht asnjëherë që të shtrinin kontrollin e shtetit mbi gjithë territorin, ndonëse ishte e drejtë legjitime e patjetërsueshme e tyre që ta bënin këtë.

Kohë më pas pati zëra Serb me në krye Oliver Ivanovicin, asokohe lider i Listës Serbe në Kosovë, që apeluan mbi Beogradin për një qëndrim më të moderuar lidhur me Veriun e Kosovës dhe për një integrim gradual të tij në institucionet e Kosovës. Oliver Ivanovic, UNMIK-ku krahas autoriteve të Kosovës folën hapur athere kundër mundësisë së ndarjes së Kosovës.

Por debatet e kohëve të fundit lidhur me mundësinë e ndarjes së Veriut të Kosovës duket se po përpiqen të ringjallin gjithë këtë histori. Oliver Ivanovic u eleminua në prag të shpërthimit publik të këtij debati. Duket se Ivanovic shikohej si pengesë e fortë nga pala serbe kundër ndarjes së Verirut të Kosovës. Shkaqet e shkaktarët ende janë enigmë. UNMIK-u është në tërheqje, si në kompetencat e tij formale ashtu edhe praktikën e përditshme. Autoritetet e Kosovës janë me dy qasje: Presidenti Thaci është promovuesi e madje edhe imponuesi i versionit të ndarjes së Veriut të Kosovës; ndërsa Qeveria Haradinaj, Parlamenti, partitë politike opozitare dhe opinioni publik e mediatik janë haptazi dhe agresivisht kundër Presidentit Thaci.

Presidenti i vetmuar Thaci, duke u ndjerë përherë dhe më i izoluar në idenë e tij e për rrjedhojë edhe më i dështuar po përpiqet të bëjë lojra fjalësh si ‘përcaktim’, ‘delimitim’ ‘demarkim’,’korrigjim’, ‘shkëmbim territoresh’, ‘korrigjim të lehtë’, ‘përfshirje të Luginës së Preshevës në kufijtë e Kosovës’ e të tjera definicione që përkthehen të gjitha me fjalët: NDARJE E VERIUT TË KOSOVËS.

Në këtë debat nga palët përdoren argumente që lidhen me historinë, kulturën, territorin, popullsinë, politikën, me institucionet, ndikimet gjeopolitike, Fuqitë e Mëdha, me pasuritë e Veriut të Kosovës etj. Por më duket se theksi kryesor duhet vënë mbi një pikë esenciale: VIABILITETI I SHTETIT TË KOSOVËS PA VERIUN E SAJ.
Ashtu sikundër Shkodra për Shqipërinë e pavarur ishte ekzistenciale për aftësinë ekonomike për të gjeneruar mbijetesë dhe zhvillim të brëndshëm të saj, po ashtu pikërisht edhe Veriu për Kosovën e pavarur është ekzistencial për aftësinë ekonomike për të gjeneruar mbijetesë dhe zhvillim të brëndshëm të saj.
Për koncidencë Shkodra përbënte potencialisht rreth 25 të PBB të mbarë Shqipërisë, edhe Veriu i Kosovës përbën potencialisht, ndoshta akoma më shumë se 25 përqind të PBB të Kosovës. Por ndryshe nga struktura ekonomike dhe burimore e Shqipërisë, e cila është më e diversifikuar dhe më e shpërndarë, struktura ekonomike dhe burimore e Kosovës është më pak e diversifikuar dhe e lokalizuar kryesisht në Veri.

Në Shqipëri burimet e naftës e gazit, të kromit e bakrit, të qymyreve e ujrave, të detit dhe Alpeve përbëjnë burimet shumë diverse ekonomike dhe janë të shtrira në mbarë territorin e vëndit. Në Kosovë burimet minerare dhe ujrat janë kryesisht në Veri të Kosovës, ndërkohë që pjesa tjetër ka kryesisht qymyre të varfëra dhe bujqësi e blegtori. Pra, pa Veriun Kosova rrezikon seriozisht të shndërrohet në një fermë bujqësore e blegtorale, pra pa aftësi për të gjeneruar mundësi ekonomike mbijetese dhe zhvillimi të brëndshëm.

Një shtet pa viabilitet, pra pa aftësi për të gjeneruar aftësi ekonomike të brëndshme për mbijetesë dhe zhvillim të pavarur, do të thotë një shtet pa perpektivë ekonomike, një hapsirë e varfër e më së shumti një i shtet i falimentuar ekonomikisht. Një shtet i falimentuar ekonomikisht në ballafaqimin me krizën më të parë fqinjësore, Rajonale apo ndërkombëtare do të kapitullonte pa kushte. Ja përse viabiliteti është një ndër kushtet e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit. Ja përse edhe Kosova pa Veriun e saj humbet edhe ekzistencën si shtet i pavarur dhe Sovran. Viabiliteti është gur themeli për ekzistencën dhe funksionimin e Shtetit të Kosovës.

Tags: kosovaMitrovicaShkodra
Previous Post

Faik Konica: Si i erdhi fundi Shqipërisë së Zogut

Next Post

Letër publike historianit Pëllumb Xhufi

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Letër publike historianit Pëllumb Xhufi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.