• Latest
  • Trending
  • All

“Sfilata” e Merkelit nëpër Ballkan

09/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Sfilata” e Merkelit nëpër Ballkan

09/10/2014
in Opinion

ISMAIL SINANI

Kur Abdyl Frashëri 136 vjet më parë, më saktë më 13 qershor të atij viti, kishte shkuar në Kongresin e Berlinit për t’i prezantuar kërkesat e shqiptarëve, kuptohet i autorizuar nga elita e asaj kohe, kancelari gjerman, homologu i Angela Merkelit, i kishte thënë se “nuk ka komb shqiptar”. Madje, të paktën siç na kanë mësuar mësuesit e historisë, këtë e kishte thënë me një gjuhë jo fort të hijshme, duke e fyer rëndë njeriun që gjatë jetës së tij e ngjalli kombin që i përkiste përmes veprave atdhetare, diplomatike dhe, kuptohet, politike.

136 vjet më vonë, në po atë qytet ku shqiptarët dikur nuk i bëri askush hesap, sivjet u dukën si yjet holivudiane që janë gati të marrin çmimin “Oskar”. Pas më shumë se një shekull e një çerek, shqiptarët jo që ishin të barabartë me kombet e tjera të Ballkanit, por ata mund të lavdëroheshin se kanë dy përfaqësues të tyre, pikërisht aty ku 136 vjet më parë ishte vendosur për fatin e tyre nga po këta popuj.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Gjithë kjo që u tha më lart i ngjan sa një rrëfimi romantiko-historik, po aq edhe patriotik… Por, sidoqoftë, nëse do të bëhej një lidhje sentimentale mes këtyre dy ngjarjeve, e para gjithsesi historike, shqiptarët kanë hapësirë për t’u gëzuar.

Megjithatë, çështja në fjalë meriton një analizë më të thuktë, me detaje më precize, për të dhënë përgjigje se pse u organizua Konferenca e Berlinit, e cila i mblodhi tok në një tavolinë liderët e “armiqësuar” të Ballkanit dhe çfarë u tha në të?

Pyetja e parë ndoshta do të mund të përgjigjej shumë më shpejt. Madje, nuk kanë munguar analizat nga më të ndryshmet të tipit se “Gjermania po e dëshmon veten se është motori i Europës”, se “Gjermania po ia tregon vendin Anglisë dhe Francës”, se “Gjermania po ‘ia tregon dhëmbët’ edhe Amerikës”, se “Gjermania është në panik nga invazioni turk në Ballkan”… Gjithsesi se të gjitha këto përgjigje hëpërhë mund të jenë të sakta, sikundër mund të jenë vetëm pretendime konspiracioniste pa ndonjë bazë të shëndoshë… Por, analizat e tilla, sado që të jenë të çastit, japin një pasqyrë të asaj që në të vërtetë ka ndodhur, ani pse ndoshta asnjëri prej nesh nuk ka arritur ta zbërthejë qartë mendjen e Angela Merkelit dhe të diplomacisë së saj, të mbështetur ndoshta edhe me strategji ushtarako-inteligjente. Pra, sikur vetëm njëri pretendim analitik të jetë i saktë ose të gjithë nga pak, që tani jepen sinjale të qarta se Ballkani në dekadën ose në dy dekadat që vijnë, nuk do të jetë në gjendje të qetë (gjeopolitike), sepse të gjitha këto vende të apostrofuara me siguri se nuk do ta shikojnë duarkryq Merkelin dhe suitën e saj nëpër “sfilatën ballkanike”.

Pyetja e dytë, se “çfarë është thënë në këtë takim?”, tani është herët për t’u komentuar. Publiku për momentin është i njohur nga deklaratat zyrtare të Konferencës, të thëna nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, të përmbledhura në 18 pika, me një përmbajtje sociale, ekonomike dhe pak a shumë politike… Por, mesazhi i plotë i këtij takimi kryeministror do të kuptohet më vonë, kur historianët, njëjtë si për Kongresin e Berlinit, do të na i shpalosin të vërtetat. Ndaj “dhëmbi i kohës” duket se është më se i domosdoshëm!

Krahas Konferencës së Berlinit, pjesë e agjendës politike (për muajin shtator) ishte edhe Samiti i NATO-s në Uels të Britanisë së Madhe.. Mirëpo, duke se rëndësia e tij kësaj radhe i ka prekur vetëm shqiptarët që jetojnë në kufijtë e Maqedonisë. Në kushte dhe rrethana tjera, ky samit ndoshta nuk do të përmendej fare, por ja që premtimet e kreut të BDI-së, se koalicionin me kryeministrin Gruevski e ka bërë me një marrëveshje poshtëruese për shqiptarët me kusht që në këtë samit vendi të hyjë në NATO, të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë anë të kufirit i pati bërë “sy e veshë” nëse edhe ata një ditë do ta ndjejnë veten pjesë të integrimeve (atlantike, sepse ato europiane ka kohë që nuk i përmend kush). Samiti u përmbyll, Maqedonia edhe më tej mbetet jashtë NATO-s, ndërsa shqiptarët dhe përfaqësuesi i tyre… ngelën me gishta në gojë! Sa për premtimet elektorale të partisë shqiptare, të enjtet nuk kanë të sosur…

Dhe, krejt në fund, dy-tri fjalë edhe për rreshtimin e Ramës dhe Thaçit në krah të Merkelit dhe Barrosos, sa për t’u kthyer në fillim të editorialit. Para shumë vitesh, sepse tani nuk e di se si qëndron puna nëpër shkollat shqiptare, nxënësit me shtat më të vogël dhe ata që ishin më shëndetligë, çdoherë kur rreshtoheshin për të hyrë në shkollë, mësuesja ose mësuesi i merrte pranë vetes… Nuk dihet nëse e njëjta logjikë ka mbretëruar edhe te Merkeli! Mbase edhe mund të jetë turpëruar nga veprimi i Bismarkut kur e ka fyer Abdyl Frashërin?! Ku ta dish, ndoshta edhe mund të ketë ndonjë tjetër arsye?! Fundja, veç thash(ë)!

Previous Post

Zhapokikë 1948/ Kryengritja e fshatarit të lirë shqiptar

Next Post

“Propaganda pa akcizë – nafta me akcizë”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Propaganda pa akcizë – nafta me akcizë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.