• Latest
  • Trending
  • All

Sanxhaku i Novi Pazarit

15/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 30 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Sanxhaku i Novi Pazarit

15/07/2020
in Opinion

Pergatiti Daut Dauti

Nga Aubrey Herbert

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E diel, 25 gusht 1912, Novi Pazar

Kur u zgjova në mëngjes, Ahmeti erdhi të më tregoj se kishte ardhur një telegram nga Isa Boletini që thoshte se nëse çfarëdo lëndimi të më ndodhte, ai që do të ishte përgjegjës do të ballafaqohej me hakmarrje të hatashme. Kështu, statusi im u ndryshua tërësisht dhe Jack, së bashku me mua, ishim heronjtë e momentit. Qenin e vogël, Parisin, dhe shokun e tij, një çift shumë ndihmues, ia lashë në kujdes njërit prej shqiptarëve miqsorë. Ahmet Efendiut ia dhashë revolen si dhuratë sepse mendoja që me siguri do të dilja jashtë territorit të trazuar dhe se nuk do të kishte gjasa që të më duhej sërish. Ai e nxorri thikën e stolisut me argjend që ta ma jepte mua por unë refuzova.

Tërë qyteti kishin dalur te pazari që të na takonin dhe të na përcillnin për lamtumirë. M’u kujtua dalja nga përfundimi i trajnimit për pronarëve të vegjël, me një dallim që turma ishte e veshur ndryshe. Ishin të veshur me jelekë ngjyrë shkëlqyese të kuqe dhe të verdhë, shalla kuq e zi dhe me kapuça ngjyrë të errët. Dhe, ne bëmë një ecje piktoreske duke u larguar me përcjellje të rojeve para dhe pas dhe burrave që kalëronin përkrah nesh. Nganjëhere na bartnin e nganjëherë kalëronim. Rifati, një njeri trupmadh, me tre vëllezërit e tij, të mëdhenj sikur ai, erdhi me neve. Ai tha se në luftimet e ndershme, gjatë asaj vere, i kishte vrarë 12 njerëz; se ishte dora e djathtë e mutesarifit, se tre vëllezërit e tij ishin banditë gjatë tërë verës kurse babai i tij njëherë e kishte mbajtur të ngujuar përtokë një regjiment të tërë. M’i vuri duart e tij rreth qafës që të ma tregonte këtë.

Disa kilometra jashtë qytetit, këta qytetarë luftarakë u ndalën, e krijuan një rreth dhe secili mbajti fjalim. Nuk besoj që ndonjëherë kam parë njerëz të këtillë me pamje madhështore fizike. Të gjithë thamë se këtë do ta bëjmë edhe herën tjetër kut të takohemi kurse ata thanë se nëse vijnë kohë të vështira do të kërkonin besë (mbrojtje) te unë në Londër. Të gjithë dukeshin si mbretër me rroba të vjetra.

I thashë njërit prej shqiptarëve se do ta mësoj gjuhën e tij, pasi që na u dashtë të flsnim me përkthyes, i cili fliste shqip. Ai u përgjegj në mënyrë madhështore:”Mësoj vetëm emrat e armëve dhe do të bisedojmë mjaftueshëm”. Pastaj, shumica e tyre u kthyen por përcjellja [e armatosur] qëndroi me ne. Duke vazhduar rrugën, në jug-lindje e pamë një grup të serbëve por ikën të shpartalluar.

Me përcjellësit folëm gjatë tërë rrugës. Ata të gjithë u pajtuan se vrasja e Ivanit ishte fatkeqësi dhe turp. U thashë se gjërat si këto e dëmtojnë fenë islame dhe atë të krishterë. Xhandarët thanë se kjo ka qenë punë e fëmijëve injorantë. Mendoj se këta njerëz janë pasardhës të pacinakëve, të cilët i kishin penguar luftëtarët e kryqëzatave aq shumë.

Ata m’i treguan brengat kryesore të shqiptarëve. Para se gjithash kishte tepër zyrtarë kurse regjimi i ri i bezdiste më shumë se i vjetri; së dyti, nuk u pëlqente shërbimi ushtarak, por padyshim kishte shumë për të thënë në lidhje me shërbimin me të krishterët. Poashtu, kishte kundërshtime ndaj kësaj. Myslimanët agjinonin kurse të krishterët jo. Të krishterët hanë e pijnë gjatë ramazanit. Nuk ishte krishtërimi që ata bëheshin merak dhe këtë ata e kishin dëshmuar me gatishmërinë e tyre që t’iu bindeshin oficerëvë të huaj të krishterë. Ishte dallimi i zakoneve dhe i vendeve.

Duke zbrtur poshtë Sanxhakut, takova disa ushtarë të krishterë që shihej se kalonin shumë mirë me myslimanët. Njërit prej të krishterëve i ofrova bakshish por ai e refuzoi duke thënë:”ne këtë e bëjmë me dëshirë për shtetin të cilit i shërbejmë; ne nuk kemi nevojë për ryshfet.” Tjerët më thanë se kjo ishte për shkak se shqiptarët ishin duke shikuar dhe ai veproi ashtu e jo për shkak se i urrente të huajt e as për shkak të devotshmërisë ndaj detyrës.

Më vjen keq, por përcjellësit e mi nuk do të kishin fituar ndonjë shpërblim për moral. Shumica e tyre kanë qenë në burg – kjo nuk argumenton krimin në pjesën e tyre – kurse tjerët kanë mbetë jashtë burgut vetëm me ndihmën e pushkëve të tyre. Ankesa e xhandarëve është e njejtë si gjithmonë – paga e ulët dhe shumë punë, mungesë e konsideratës, kohë e gjatë larg vendit; por ankesa e vërtetë e shqiptarëve, e para e dhe e fundit, është se nderi dhe liria e tyre nuk konsiderohen mjaftueshëm.

Më ka pëlqyer ky udhëtimi nëpër Sanxhak pa masë. Pjesa e parë ka qenë pa lezet dhe pak monotone që erdhi pas një pamje senzacionale pas Bosnjës. Pjesa e dytë e udhëtimit ishte me terren të ashpër dhe paksa ma kujtoi jugun e Shqipërisë, malet e Pindit edhepse atje ka më shumë jetë.

Sjenica është e lartë dhe e rrafshët. Nga Sjenica vendi bëhet i fshirë, duket pjellor dhe është i kultivuar mjaft shpesh. Rruga për në Novi Pazar është e mirë. Qyteti [Novi Pazari] është sikur çdo qytet tjetër turk, por ndoshta më shumë duket si qytet shqiptar. Këtu momentalisht në pushtet janë turqit. Shkova në zyrën e telegrafit një ditë për të dërguar një telegram në shtëpi, por nuk munda pasi që përkthyesi zyrtar kishte shkuar në Mitrovicë. Megjithatë, aty ishin dy oficerë turq që dërgonin telegram për të kërkuar menjëherë dërgimin e më shumë trupave për në front. Por, vendi, në vete, ishte i qetë sikur Foreign Office, dhe i mungonte i njejti pasion. Disa badihavaxhinjë më përcollën deri aty dhe unë qëndrova për t’i dëgjuar diktimet e telegrameve.

Rifati është një horr i mundimshëm dhe unë nuk do të ndjehem keq kur të vritet. Kurrë nuk kam takuar turk apo shqiptar si ky që mburret për shkak të njerëzve që i ka vrarë. Besoj se i ka 12 gjaqe dhe e urrente ecjen me mua gjatë natës nëpër qytet në Novi Pazar ku ai është jashtë zonës së tij dhe mund të vritet. Sidoqoftë, për momentin i pandëshkuar, por më duhet ta pranoj se ka ecur me mua pasi që ma kishte dhënë fjalën se do ta bënte këtë gjë. Drejtuesi i karrocës, Haxhi Salihu, tha:”Yureki kopuk dir amma namuzli bir adam – zemra e tij është e kalbur por është njeri i ndershëm” dhe shtoi “Të më ruaj Zoti për të mos rënë në dorë të tij”. Ai dhe vëllezërit e tij janë njerëz madhështor për shikim, sikur arabët gjigantë. Ua dhashë disa lira dhe një thikë.

Ahmet efendiu ishte më i miri ndër ta. E arritura e tij më e madhe, për të cilën ai nuk foli, ishte vrasja e një njeriu së bashku me kalin me një plumb që kishte bërë vitin e kaluar.

Post Views: 149
Previous Post

Tek Infektivi një grua e intubuar në luftë për jetën, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

Next Post

Bilanc tragjik/ Viktima e 6 brenda ditës nga Covid, vdes dhe një grua në Vlorë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Bilanc tragjik/ Viktima e 6 brenda ditës nga Covid, vdes dhe një grua në Vlorë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.