• Latest
  • Trending
  • All

Samiti pa diasporë

13/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 12 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Samiti pa diasporë

13/03/2019
in Opinion

Petrit Kuçana



“Kot shkoni! Nuk ka më ushqim! Kështu na presin këtej nga Nëna Shqipëri, që i vraftë Zoti i vraftë!”

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Lajmëtari ishte rreth të shtatëdhjetave, me një plis në kokë dhe dukej sikur kishte marrë këtë mision që t’u tregonte “samitistëve” që vijnë valë-valë drejt vendit të ngrënies, se ushqimi kishte mbaruar. 

Shumë syresh rrudhnin buzët, në shenjë hidhërimi, dhe shumë të tjerë rrekeshin të gjenin një vend për të ndezur një cigare, pas një ditë goxha të lodhshme.  Dalëngadalë grubulloheshin përpara asaj qëndre tregtare, që dukej sikur shfaqej në mes të askundit dhe pyesnin se ku mund të gjenin një vend për të ngrënë, pasi kishin mbetur  “pa drekën qeveritare”.  Ata ishin pjesëmarrës në Samitin e Dytë të Diasporës, organizuar nga qeveria shqiptare. 

Përçudnueshëm largoheshin ngadalë drejt autobusëve, pasi në darkë ishte ndarja e çmimeve.  Kishte më shumë se huti në sytë e tyre, e përzier me pezm deri në revoltë, nëpër diskutimet e tyre me njëri –tjetrin. Ata nuk kishin patur rast që të flisnin, të thoshin diçka.

Samiti pa diasporë

Qëkur u lajmërua për organizimin e Samitit të Dytë, diaspora u ndie që do të ishte e thirrura, e ftuara,  sallëmbushësja e një aktiviteti qeveritar. Duke qenë se ishte Samiti i Dytë dhe që nga i Pari “asgjëja” qëndronte kokëfortë në çdo kërkim, shumëkush nuk pranoi të ishte pjesë, fasadë dhe nuk ishte kryekëput pjellë e fantazisë, po fakt që rëndon tek ata që kanë marrë përgjegjësinë e të qenurit përfaqësues, ligjvënës; qeveritarëve.  Konstatimin e lehtëdallueshëm, si drita e diellit, e konfirmoi edhe kryeministri që u end në fjalët e përpjekjeve, në tjerrjen e tyre pasionante pa mundur të shkoqisë diçka konkrete, qoftë edhe një gjë të hajrit.

Diaspora u përça

Madje po, arriti me sukses të përçajë diasporën.  Që nga “Vatra” në SHBA e deri tek Rrjeti i Biznesve, u konfirmua linçimi me këtë farë Samiti, pa përfshirë deklarimin e shumë e shumë shqiptarëve nëpër botë, sidomos për pjesëmarrësit e Samitit të Parë. Na fakt, ishin shumë të paktë ata që kishin marrë pjesë në Samitin e Parë. Nga Londra nuk mund të dalloje më shumë se katër a pesë që vinin sërish. U arrit që Diaspora, për her të parë, të ndahet zyrtarisht, në samitistë dhe refuzues, ku duket se debati vazhdon akoma nëpër  rrjetet sociale,  nëse duhet vajtur apo jo dhe thuajse askund nuk mund të gjej ndonjë fjalë të mirë për atë organizim që quhej Samit.

E njëta gjë ndodhi me përfshirjen e shqiptarëve  nga trojet e tjera etnike. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi apo të Luginës mbeteshin terësisht jashtë, pasi me sa kuptohet, “sygjerimet” për ftesat kanë ardhur nga ambasadat, ashtu siç mungojnë terësisht në Këshillin e Diasporës, një organizëm që legjitimon ndarjen e diasporës shqiptare që, në rastin më të mirë, është idiotësi e pafalshme.

Shifrat astronomike

Në sallën e madhe të Pallatit të Brigadave fjalimet kaluan shpejt dhe networking ishte e vetmja gjë pozitive, jo vetëm e asaj mbrëmjeje. Dëgjoje gjithçka, gjithfarëlloj historish, të atyrë që kishin mbushur atë sallë, që nga ata që qaheshin se ftesën e kanë marrë një ditë para, tek ata që thoshin që ishin ftuar katër herë e deri tek ata që ishin ftuar me telefon. Duket se më e çuditshmja ishte një delegat nga SHBA që tregonte sesi i kishin kërkuar numrin e telefonit të një mikut të tij dhe e kishin ftuar për të nesermen të nisej “urgjentisht”, por që e kishte të pamundur për shkak të paparashikueshmërisë. Dikush vjen dhe na kujton se sa kushtonte ajo gotë verë dhe mbase nuk kishte të pranishëm që mund të justifikonte buxhetin e tejfryrë, në çdo aspekt të tij, ashtu siç dukej e papranueshme “gjithçkaja” e ofruar në këtë samit. Sa kushtonte regjia? A ishin të justifikueshme shpenzimet në stilolapsa e kancelarira, apo shpenzimet e sallave?!. Ra diaspora dhe dikush u pasurua, në kurrizin halleshumë të taksapaguesve shqiptarë.  Duhet të kesh pak sedër për t’u marruar… por duket se politika ka imunitetin më të fuqishëm ndaj kësaj.

 Në mengjesin e së nesërmes ishin pjesë e dekorit edhe politikanët, ata të përzgjedhurit, pasi mungonte opozita, mungonin përfaqësuesit e saj. Gjithësesi kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe u shfaqën në samit tamam sipas skenarit, dekor i paparë që ransmetohej posaçërisht në ERTV.

Do të ishte gjëja më e vështirë që aty të gjeje diçka për diasporën, që nga Kryeministri Rama që gjeti rastin t’i lëshojë një zë opozitës se “kur do të flasim” e deri  tek Presidenti i kosovës, Thaçi,  që u lëkund nga korrigjimi i kufinjëve. Thuajse nuk mbaruan asnjëherë, derisa Liza Gashi i shkundi me të vetmin fjalim për Diasporën, ku, me mjaft elegancë, kërkoi që ky të ishte samiti i fundit që organizohet nga qeveria.

Zhurmë, sa shumë zhurmë!

Ishin katër salla, ku do të zhvilloheshin katër panele. Më të shkathtët zunë vendet, të tjerët mbetën në këmbë, duke përfshirë edhe ministrin Majko. Dikush i lëshoi vendin dhe se as buzëqeshja e tij dhe as fjalimi tepër elekuent, nuk i hiqnin bezdinë e zhurmës.  Unë isha në sallën ku do të flitej për të drejtën e votës dhe se kaq, e pakuptueshme ishte gjithçka aty, saqë më shumë dëgjonin zhurmat që vinin nga poshtë apo nga anash, sesa çfarë flitej në panel. Duartrokitjet e herëpasherëshme nga sallat e poshtme, apo zhurmat e mikrofonëve e kthenin çdo gjë katastrofë.

“Han pa porta” ishte e gjithë ajo ngrehinë që sillte pamjet fantastike në 3D dhe tre Ministat e Diasporës, që folën, nuk iu larguan dëshirores, kohës së artë që do të vijë për diasporën…

Nuk dihej nëse dikush mbante shënime për çfarë po flitej aty, por kur “viziton” panelet e tjera, e sheh që e njëjta gjë ndodh, “një gjë” për të mbaruar, sipas shprehjes, “M’ka çu nana me la gojën!”

“Postsamiti” ishte thuajse me sallë të zbrazur  dhe kushedi kishte mbetur vetëm ndonjë që akoma nuk kishte bërë foto me Majkon, por që nuk kishin si ta dinin se për ta nuk do të kishte më ushqim…

Ambasador i Kombit dhe Ambasador i Partisë

Edhe pritja në Pallatin e Kongreseve ishte brenda ngjyrosjes së boshtësisë së gjithçkaje. Banda frymore, me patjetër, do të ishte në funksion të saj, bashkë me gjetjen e prezantuesit apo të atyre që do të luanin.

Në një skenë që kishte kushtuar miliona e miliona, një bandë frymore ishte një nuancë…  Sapo në ekrane u shfaqën “Ambasadorët e Kombit” salla u përfshi nga zhurmat, që duket se i bën përshtypje edhe kryeministrit. Nuk dihet nëse gjetja “Ambasador i Kombit” ishte plotpërmbushëse, me shfaqjen e emrave në ekrane, por duket se ishin treguar tepër të kujdesshëm që të zgjidhnin vetëm 2-3 prej tyre, tamam për t’u dukur se edhe të tjerët janë si ata. Akoma nuk dihet se sa është numri i ambasadorëve por ajo që dihej, shihej dhe komentohej aq shumë, ishte neveria e përzgjedhjes apo përzierjes. Bashkë me personat që vërtet e meritojnë këtë titull, ishin edhe ata që kalojnë caqet e komikes, jo thjesht ambasadorët e partisë, por edhe “përzgjedhjet” e ambasadave.

“Duhet t’i japësh një darkë me qofte ambasadorit që ta marrësh titullin”, ishin batutat në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe bisedat vazhdonin me partinë, me miqësitë etj. etj. që, në fund të ditës, lanë një shije të keqe. Ambasadorët shpërblyen uturakët e tyre, duke shlyer çdo rrezatim që kishin ata që vërtet meritojnë të jenë. E kushedi sa do ta refuzonin nëse bëhej një krahasim, por këtë janë punë samiti, të samitit pa diasporë, të samitit që degradoi çdo rrezatim të thekshëm në 3D. E “ambasadorët” nuk do të mërziten nëse shikojnë që nuk janë të kombit,  por thjesht të partisë, të asaj në pushtet, të asaj kalimtares dhe se nuk ka karton apo emër të shkruar në të, që mund të heqë njollat komike që nuk i kalojnë caqet e një darkë me qofte me ambasadorin… atë përfaqësuesin e Shqipërisë.  Me patjetër që “media e kazanit” të diasporës e kishin prishur këtë shkëlqim, pasi e vërteta dhemb më shumë se se çdo PR i kryeministrit, por kjo s’kishte asnjë pikë rëndësie sesa një mision, pasqyrimi i të vërtetës.

Çfarë u bë? Cfarë u premtua?

Ato pamje dhe foto janë të mjaftueshme për ato ditë. Thua të kenë justifikuar shifran e mbi 500 000 eurove? Të paktën të bënin një sondazh, apo nuk ka rëndësi… e dijnë rezultatin!

Dhe u kry, kaq kishte, iku edhe një samit, bashkë me Lezhën e lavdishme…

Post Views: 99
Previous Post

Deputetja rrëfen peripecitë e shqiptarëve në Kroaci

Next Post

Gazeta amerikan, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Gazeta amerikan, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.