Ruairí O’Connell është emëruar ambasadori i ri Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës. Ai do të zëvendësojë ambasadorin Ian Cliff, i cili do të transferohet në një shërbim tjetër diplomatik.
O’Connell do ta marrë detyrën në fillim të prillit të vitit 2015, njofton qeveria britanike.
O’Connel aktualisht është zv/drejtor në Drejtorinë për bashkëpunim me NATO-n. Më herët ai ka punuar në shumë çështje gjatë karrierës së tij, i fokusuar në çështje të sigurisë evropiane dhe zhvillimit ekonomik. Ai ka shërbyer edhe parë në Kosovë, në periudhën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë.
Me rastin e emërimit të tij ambasador në Kosovë, O’Connell ka thënë:
“Jam i nderuar dhe i gëzuar që do të shërbej si ambasador britanik në Republikën e Kosovës. Gjatë gjithë historisë së deritashme, Britania dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie të fuqishme. Unë do të vazhdoj të punoj në Kosovë sërish me miqtë e mi të vjetër dhe të rinj që vijnë nga të gjitha komunitetet, në mënyrë që të ndërtojmë ura të fuqishme dhe ta mbështesim Kosovën në rrugën drejt integrimeve Evropiane”, ka thënë ai.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















