Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në ceremoninë e nisjes së Shkollës Bazë të Policisë së Shtetit për 500 studentët e parë nga 1000 të rinj e të reja, të përzgjedhur nga faza e parë.
Duke postuar foto nga ceremonia, kreu i qeverisë shkruan sot në profilin e tij në Facebook se me vetëm 300 ditë qeverisjes, Policia e Shtetit, është rikthyer në krye të detyrës duke shënuar hapa të rëndësishëm në luftën kundër krimit.
“Do të bëjmë shumë më tepër në vijim, duke e vazhduar transformimin me rritjen e dy cilësive kryesore, pa të cilat perspektiva e Policisë së Shtetit nuk mund të jetë ajo që duam: Po ulim moshën dhe po rrisim mesataren e të arsimuarve në Policinë e Shtetit.” shkruan Rama.
















