Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të lëndës së kësaj partie për vlerësimin e shkeljes së Kushtetutës në seancën konstituive të Kuvendit, në të cilën Isa Mustafa është zgjedhur kryeparlamentar.
Ai ka thënë se kanë ofruar argumente të mjaftueshme të cilat do të bindin Kushtetutën se gjatë kësaj seancë janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.
Krasniqi ka bërë me dijë se nëpërmjet kësaj parashtrese kanë kërkuar të pezullohet edhe puna e Kuvendit deri në çastin që Kutetuesja të marrë vendim përkitazi me këtë çështje.
Krasniqi ka drejtuar akzua në drejtim të koalicionit LDK-AAK-Nisma, i cili sipas tij, të enjten ka tentuar ta uzurpojë Kuvendin e Kosovë, shkruan Epoka e Re. (r.m.)
***
Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik, Isa Mustafa, kandidat i koalicionit pasgjedhor LDK-AAK-NISMA, është zgjedhur kryetar i Kuvendit, me votat e deputetëve të koalicionit, të Listës Srpska dhe të disa partive të komuniteteve pakicë.
PDK-ja e konteston zgjedhjen e Mustafës, pasi konsideron se i takon asaj, si fituese e zgjedhjeve, ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe jo koalicioneve të krijuara pas zgjedhjeve. Ajo ka kërkuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin që ka rezultuar me zgjedhjen e Mustafës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















