Në sistemin parauniversitar është marrë një vendim përsa i përket reformës së mësimdhënies, në të cilin theksohet se mësuesit që nuk i janë nënshtruar provimeve të shtetit por edhe ata të cilët nuk punojnë në profilin e tyre, rrezikojnë të humbin vendin e punës.
Ata që nuk kanë kryer provimin e shtetit apo japin mësim jashtë profilit do të humbin vendin e punës, ndërkohë rreth 3900 mendohet të jetë numri i arsimtarëve që japin mësim jashtë profilit. Një tjetër kriter për mësuesit do të jetë edhe konkursi me dosje për ta, ku sipas Ministrisë së arsimit, janë 39 mijë mësues të arsimit parauniversitar që do të testohen për kualifikimin e tyre.
















