• Latest
  • Trending
  • All

Rikthim në Berlin, 1989

13/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Rikthim në Berlin, 1989

13/10/2014
in Opinion

Nga Roger Cohen

Shkova për një shëtitje në Berlin. Gjethet e vjeshtës zverdhin pemët, me shtëpizat e drunjta të zogjve. Rrugët me më shumë hapësira se sa njerëz, që “përgënjeshtrojnë” atë epitet të cekët, kryeqyteti i Europës. Sapo isha ndarë me një mikun tim në Grunevald, i cili më tha se shtëpia e tij ishte ndërtuar në vitin 1930, nga një familje hebrenjsh, e cila ishte arratisur për në Brazil në vitin 1936. Një herë, ai i kishte treguar shtëpinë mbesës së pronarit të parë të saj, dhe më pas kish bërë të njëjtën gjë me pasardhësit e oficerit britanik që kish jetuar në këtë shtëpi pas vitit 1945. Jeta, siç e dinë mirë arkeologët, e rrëfen historinë e saj me shtresa; dhe askund më shumë se sa në këtë qytet. Një zonjë gjermane më tha se kur kishte hequr letrën e murit në apartamentin e saj kishte gjetur gazeta me tituj që festonin ditëlindjen e Gyhrerit në vitin 1937. Një epitet më i mirë do të ishte, Berlini, kryeqyteti i kujtesës.
Atëherë, si duhet kujtuar 25-vjetori i rënies së Murit të Berlinit – fundi i ndarjes së Gjermanisë, dhe Europës, dhe botës? Ka kaluar një gjysmë shekulli. Shekulli i përgjakshëm që kaloi është tërhequr dhe mbuluar nga mjegulla. Rënia e murit nuk ishte fundi i historisë, por agrimi i një historie të ndryshme.Ai nuk na futi në një epokë ku interesi i iluminuar vetiak do të qeveriste marrëdhëniet mes kombeve të bashkuar në demokraci liberale. Format e nacionalizmit nuk vdiqën aspak, përkundrazi, u rigjallëruan. Fanatizmi gjeti tokë pjellore në toka shkretëtirash. Rusia u ringrit duke hungërirë. Megjithatë, sigurisht kjo ishte, sipas fjalëve të Volfgang Schauble, ministër i jashtëm i Gjermanisë, “momenti më fatlum në historinë tonë”, një ritakim pothuajse i paimagjinueshëm i Gjermanisë me vetveten. Për miliona banorë të Europës qendrore dhe lindore, ishte edhe momenti i  çlirimit nga morsa sovjetike.
Gjermania tani gmëzhin si këta tramvaje qytetesh. Bashkimit iu desh një brez i tërë, ai ishte i vështirë, por ndodhi. Në një epokë përshtatjesh politike minutë-pas-minute, ky vend na kujton se është mirë të vendosësh objektiva afatgjatë dhe t’u përmbahesh atyre. Procesin e ndihmoi federalizmi. Po kështu edhe premtimi i Kushtetutës për “Lebensverhaeltnisse” (kushte jetese) të barabarta për të gjithë gjermanët. Këtu të pasurit janë pasuruar më shumë, ashtu si kudo, por me më pak turp. Socialdemokracia nuk është një ide boshe në një komb, eksperienca e të cilit me mëkatin i ka dhënë një leksion të pashlyeshëm për rreziqet e frakturës sociale.
Jashtë Gjermanisë, historia europiane është më pak e lumtur. Pas një çerek shekulli, pyetjet e ngritura nga bashkimi i Gjermanisë dhe një Europë tashmë një e tërë nuk kanë gjetur përgjigje. Greqia është me xhepat bosh, Franca e zhytur në zymtësi, Bashkimi Europian ka ngecur. Gjermania dominon Europën, një rol i cili nuk i pëlqen edhe pse nuk është imune nga emocionet e herëpashershëm. Me këtë dominim, janë rikthyer tundimet e vjetër intelektualë: ideja e të qënurit një fuqi e madhe, e barazlarguar nga Rusia dhe SHBA.
Aderimi i Gjermanisë në Union dhe NATO është ende i padiskutueshëm. Por lufta e vogël e Rusisë në Ukrainë dhe aneksimi prej saj i Krimesë ka zbuluar simpatizues të Putinit në të majtë e në të djathtë, të nxitur edhe prej ndjenjave antiamerikane.
Ashtu sikurse ukrainasit, sipas fjalëve të Joschka Fischerit, një ish ministër i Jashtëm, “vdisnin të ishin pjesë e Europës”, Europa ka rezultuar e padenjë për sakrificën e tyre, për shkak të varësisë energjetike nga Rusia. Ajo që ukrainasit duan sot nuk ndryshon nga ajo që gjermano-lindorët dhe polakët kërkonin në 1989-ën.
Kujtimet venë e vijnë pa ndonjë drejtim të caktuar, si gjethet e vjeshtës që bien përgjatë Hohenzollerndamm. Unë erdha në vitin 1998 në një Berlin ende jo të rilindur si kryeqytet i Gjermanisë, ende i ndarë në mentalitet. Vitin tjetër, në përvjetorin e dhjetë, bisedova me Harald Jaegerin, rojen kufitare që hapi portën duke i dhënë kështu fund ndarjes së Europës, në 9 nëntor 1989. E pyeta se si ishte ndier: “Djersët më rridhnin çurk në qafë dhe këmbët më dridheshin. E dija çfarë kisha bërë. Isha menjëherë i vetëdijshëm. Kaq e pat, mendova, Gjermania Lindore mori fund”.
Nuk do të kish marrë fund pa vendosmërinë e Amerikës dhe aleatëve të saj. Mbështetja e palëkundur e Amerikës për bashkimin e Gjermanisë, dhe madhështia diplomatike e James Bakerit, në atë kohë Sekretar Shteti i SHBA, e shndërruan një të çarë të murit, në një rend të ri i cili çliroi gjysmën e Europës dhe u pranua nga Moska. Një diplomaci e tillë, plot forcë dhe kthjelltësi nevojitet shumë sot, nga Ukraina në Irak. Një brez i ri po mëson se të qëndrosh mbi ujë dhe të shpresosh për më të mirën nuk mjafton. Shpresa nuk është politikë. Bota është e rrezikshme. Aleancat kanë rëndësi, ashtu si angazhimet dhe vijat e kuqe.
Për nder të Bakerit, marrësi këtë vit i çmimit Kissinger në Akademinë Amerikane në Berlin, Hans-Dietrich Genscheri, ministri i Jashtëm i Gjermanisë në 1989, tregoi se ndërkohë që turmat iu vërsulën murit, ai i telefonoi Bakerit, që nga ministria e tij në Bonn. Operatorja telefonike arriti Sekretarin e Shtetit. Përpara se Genscheri të fillonte të fliste, ajo shpërtheu: “Z. Sekretar, Zoti e Bekoftë Amerikën!”
Vetëm berlinezi më i shkujdesur do të mund t’i harronte ndonjëherë këto fjalë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Hitleri ishte i varur nga droga

Next Post

Pa Enver Hoxhen Kombi Shqiptar do ishte zhdukur nga Faqja e Dheut

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pa Enver Hoxhen Kombi Shqiptar do ishte zhdukur nga Faqja e Dheut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.