Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se do të vizitojë zonën e Luginës së preshevës, për të takuar shqiptarët që banojnë në këtë trevë.
Rama konfirmoi se asgjë nuk ka ndryshuar nga axhenda, që ai e ka parashikaur më datë 10 nëntor.
Kreu i qeverisë ka shtuar se do të kërkojë llogari në Beograd lidhur me atë që ndodhi në stadiumin “Partizani” në ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Sipas tij, dhuna e huliganëve serbë ishte e dukshme dhe përkundër këtij fakti, padrejtësisht Shqipëria u dënua në tavolinë.
Rama theksoi se drejtësia do të vazhdojë me apelimin e çështjes në shkallë të tjera.















