Dr. VALBONA GJONI KARANXHA
Problemi i kanabis-it nuk është e vetmja çështje që dëshmon falimentimin e shtetit në luftën për kontrollin e bimëve apo substancave të narkotike. Ky është fenomeni më i dukshëm tani për tani. Politikat e dobëta dhe strategjitë e ndjekura treguan se sa të papregatitura ishin strukturat përkatëse për të ndaluar një epidemi me përmasa të tilla në vënd. Përphapja e kultivimit të kësaj bime narkotike në mbarë territorin do sjell herët a vonë një katastrofë sociale të parashikuar. Kjo pritet të ndodh nga përdorimi dhe trafikimi, të cilët detyrimisht do të çojnë në rritjen e aktivitetit kriminal kur sistemet përkatëse të prodhimit kenë marrë formë, që, edhe sikur qeveria t’a legalizoj një ditë, do jetë shumë e vështirë për të thyer sistemin, pasi marijuana sjell më shumë fitime kur nuk është e legalizuar.
Kultivimi i paligjshën i canabis-sativa rrezikon të bëhet problem ndërkombëtar pasi aktiviteti kriminal është tejet i degëzuar dhe kompleks për t’u luftuar – ashtu siç u bë në përleshjet me forcat policore në Lazarat. Për më tepër, në raportet e fundit, problemi i kanabis po ndikon edhe në Kosovë dhe shtetet fqinjë. Kanabis si burim financiar, mund të ketë një efekt pozitiv të pëkohshëm në ekonomi, por në plan afagjat do të përkeqsojë gjëndjen dhe shtresat sociale duke krijuar pabarazinë dhe polarizimin e saj në bazë të proçesit të prodhimit dhe kultivimit sipas modelit të Kolumbisë, Perusë dhe Bolivisë ku argatët punojnë për një minimum ndërkohë që substanca kontrollohet nga kapobandat. Këto modele të kultivimit dhe trafikimit të drogës do të gjenerojë mënyra të ndryshme të konflikeve shoqërore midis bandave, dhe atyre që do ta përdorin si mjet jetese. Nuk është për të çuditur që në Shqipëri, për shkak të terrenit malor një ditë të kultivohet dhe bima e kokës (coca- baza e kokainës).
Aktualisht, vendi ndodhet në gjëndje kritike, dhe më urgjent situatën e bën fakti që Qeveria e Rilindjes është ende në mohim të problemit duke e quajtur atë të bazuar në percepsione dhe jo fakte; duke e politizuar si betejë e PD, dhe e gazetarëve rreth e rrotull SHQUP-it. Megjithatë reagimi publik për një fenomen të kësaj magnitude është minimal dhe shqetësues, por edhe kjo ka arsyet e veta. Problemi i kanabisit nuk është më mit, as percepsion sic shprehet z. Edi Rama dhe z. Saimir Tahiri. Është real, është i prekshëm, është i pranishëm, ndikon në vëndet fqinjë, ndikon në shoqërinë shqiptare dhe është rrezik për brezin e ri, jo vetëm në përdorim por edhe në konsiderimin si mjet jetese. Përplasjet e palëve të interesuara kanë treguar se nuk ka asnjë plan dhe strategji konkrete për të bashkëpunuar në luftën kundër tij. Kjo neglizhencë në instancat qeveritare reflektohet edhe në publik i cili e njeh si problem, por nuk kërkon të bëhet pjesë e zgjidhjes së tij.
Paraliza e publikut për këtë çështje vjen nga disa faktorë: E para qeveria e mohon se kultivimi i kanabis-it është problematik, pra mohimi i drejtpërdrejt i fakteve ose përgënjeshtrimi i tyre. E dyta, publiku nuk sensibilizohet për implikimet që kanabisi mund të ketë në shoqërinë shqiptare pjesë e së cilit do jetë brezi i të rinjve dhe fëmijëve të rritur ne mes të parcelave të knabisit; brez i cili do merret me tharjen, peshimin dhe paketimin e tij si dicka më se normale. Të dyja këto skenarë përbëjnë një plan të mirëmënduar të qeverisë së Rilindjes, duke e mohuar problemin, ai nuk ekziston. Kjo metodë hipnotike ka funksionur përdersa publiku dhe shoqëria civile nuk kanë bërë as përçapjen më të vogël për të adresuar atë.
Ndërsa përhapja masive është statistikë e njohur në vend dhe jashtë tij, ku jo vetëm portalet e vendit por edhe shtypi i huaj e ka vënë në dukje. Madje në raportin e fundit të BE, kanabisi ngelet një nga pikat që qeveria e Ramës duhet të veprojë me strategji të caktuar dhe jo aksione të ndërmarra pa luftuar fenomenin në brëndësi. Problemi këtu shtrihet në disa nivele: E para fenomeni që kemi përpara, shtrirja e tij, efektet që ka në shoqëri. Dhe e dyta, strategjitë, kapacietet, burimet finaciare dhe njerëzore për të luftuar fenomenin. Pra shteti në veprim. Mohimi për t’i shpëtuar së vërtetës dhe për t’ju kundërvënë kundërshtarëve politik dhe shtypit çon në dobësimin e luftës kundër tij. Kjo është një plagë tjetër e riprodhuar nga qeveritë e tranzicionit e cila fatkeqsisht do ngelet si problem përderisa vendi të mos këtë zhvillim ekonomik, industri dhe agrikulturë të konsoliduar. Marre nga Bleta Shqiptare
















